Roli ideal dhe real i shtetit
Një gjë është e ditur botërisht dhe që nuk ka asnjë hamendje, dilemë apo edhe frikë është se Kosova ka deklaruar vullnetin e saj për të jetuar e lirë dhe e pavarur edhe përkundër paqartësive që ekzistojnë në procesin e konsolidimit dhe marrjes së fuqisë së plotë të Kosovës si shtet nga ana e tërë organizmave ndërkombëtar. Këtë ajo e ka bërë realitet pas shumë sakrificash dhe përpjekjesh të pareshtura në histori.
Kosova tani është shtet i mbikëqyrur që ecën në procesin e saj të konsolidimit dhe të futjes së kësaj pjese në trupin e organizmave ndërkombëtare siç janë; OKB dhe BE etj. Siç mësohet në studimet politike shteti mbetet një ndër njësit themelore të politikës në arenën ndërkombëtare dhe në mbarë botën, prandaj jo rastësisht shteti është konsideruar një ndër konceptet më qendrore në studimet e politologjisë si dhe një objekt i debatit të vazhdueshëm në traditën shkencore,politike dhe atë sociologjike.
Në kuadër të kësaj meritë të veçantë në lëmin e politologjisë ka shkrimtari politikë Nikola Makiaveli i cili i pari e koncepton shtetin duke iu referuar një “qeverie sovrane dhe territorialisht të definuar” këtë ai e elaboron në mënyrë të detajuar në veprën e tij „Princi“ e vitit 1532.
Duke mos shkuar me tutje në lidhje me procesin ardhjes deri të koncepti i shtetit modern, ne do fokusohemi në çështjen e pas pavarësisë së Kosovës dhe sfidat e saj të përfaqësimit në forumet ndërkombëtare. Bashkësinë ndërkombëtare aktualisht e përbëjnë më tepër se 200 shtete ku shumica dërmuese e tyre janë të përfaqësuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë.
Të gjitha këto shtet kanë rolin e tyre në proceset ndërkombëtare dhe ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha sferat dhe proceset që ndodhin në rrugën e këtyre organizmave ndërkombëtarë. Po ashtu ata shfrytëzojnë në mënyrë të arsyeshme potencialin e tyre për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shtet tjera dhe ato shtet të sapo lindura, të gjitha këto bëhen në kuadër të interesave dypalëshe apo edhe shumëpalëshe pastaj të interesave kombëtare e ndërkombëtare dhe ato të sferave të ekonomisë, kulturës sociale etj etj.
Ndërkaq, Kosova tani gjendet në një proces të vështirë në lidhje me çështjen e hyrjes në po këto procese dhe organizma si dhe në përfaqësime të konferencave ndërkombëtare apo forumeve të ndryshme që kanë si qëllim shoshitjen e mjaftë problemeve dhe që prodhojnë një debat të qartë të afiniteteve të shteteve në rrugën e tyre të bashkëpunimit ,integrimit dhe të zhvillimeve tjera pozitive. Edhe pse Kosova është njohur nga disa vende të fuqishme dhe me ndikim ajo ende e ka rrugën e gjatë deri te hyrja e saj në këtë oborr të madh të kombeve si dhe në proceset ndërkombëtare.
Gjithashtu edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret ligjore për shtetësi në bazë të konventës së Montevideos e vitit 1933 dhe të drejtës ndërkombëtare siç janë të këto: a) popullsi të përhershme b) territor të definuar c) qeveri dhe d) aftësi për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera – ajo ende ballafaqohet në rrugën e përfaqësimit dhe të procesit të njohjes si dhe të anëtarësimit në organizmat ndërkombëtar.
Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera përbën çelësin e njohjes së sovranitetit të saj dhe vendosjes së këtij vendi në mesin e kombeve demokratike si dhe e bënë të mundur që ajo të hyjë në angazhimet, forumet dhe konferencat ndërkombëtare. Ndërkaq, sipas teorisë alternative dhe konstituive të shtetit, një shtet ekziston vetëm për aq kohë sa ajo është njohur nga shtetet e tjera, prandaj në këtë drejtim Kosova duhet të punoj shumë në procesin e njohjes ashtu që ta përmbush të drejtën e saj për të u radhitur në mesin e kombeve te lira dhe demokratike si dhe të forcimit të ekzistencës së themeleve të shtetit të sapokrijuar.
Megjithëkëtë sfida e Kosovës në përfaqësime të forumeve ndërkombëtare ka edhe si pasoj mospunën e mirë të qeverisjes në Kosovë, e cila ende nuk ka arritur të bind bashkësinë ndërkombëtare se Kosova po ndërtohet dhe po ecën si një shtet juridik, modern dhe me synim të qartë integrimin në strukturat euroatlantike, pastaj mos uniteti i bashkësisë ndërkombëtare karshi statusit të ri të Kosovës, politika dhe diplomacia e strucit e shtetit serb e cila ka ndikuar negativisht në shumë procese që Kosova të mos identifikohet si shtet, gjë që kjo duke disi ad absurdum, si dhe të dilemave dhe të mos marrjes së pëlqimit të statusit të Kosovës edhe nga ana e KS të OKB e cila konsiderohet si një ndër pengesat kryesore që Kosova ka në rrafshin e njohjeve dhe të përfaqësimit në forumet ndërkombëtare.
Dhe krejt në fund, përpjekjet e disa nga vendeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe shtetit serb që Kosova të përfaqësohet në Konferencën e Sarajevës si e padefinuar apo si një vend pa emër dhe pa subjekt shtetëror ndërkombëtar, është një poshtërim dhe fyerje e rëndë si për Kosovën por edhe për proceset e rajonit në rrugën e fqinjësisë së mirë si dhe të proceseve të integrimeve euroatlantike. Qëllimi i këtyre përpjekjeve vjen si rezultat i ndikimit të politikës dhe diplomacisë serbe në disa nga vendet e bashkësisë ndërkombëtare,prishja e unitetit apo më mirë e ekuilibrit të disa nga vendeve të bashkësisë ndërkombëtare,si dhe politika dhe diplomacia pasive e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës e cila nuk lëviz këmbën drejtë çështjes së njohjes dhe të ndikimit në organizmat ndërkombëtar në lidhje me proceset që lëvizin në skenën e politikës dhe diplomacisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Kosova nuk duhet të pranojë asnjë poshtërim apo fyerje duke marrë pjesë si një vend i padefinuar apo pa asnjë subjekt shtetëror ndërkombëtar në asnjë forum ndërkombëtar, sepse në këtë mënyrë do t’i hapej rrugë proceseve dhe kërkesave që politika dhe diplomacia serbe ka hedhur në tavolinën e bashkësisë ndërkombëtare për bisedime të reja rreth çështjes së Kosovës.
Nga kjo pikëpamje, Kosova duhet që të bllokoj çdo iniciativë të politikës dhe diplomacisë serbe të strucit si dhe të aktivizohet në mënyrë të fuqishme në diplomacinë e njohjes së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës, të ndërtimit të një shteti juridik, demokratik dhe modern, pastaj të punojë në mishërimin e saj drejtë hyrjes apo shfaqjes në fytyrën e sistemit ndërkombëtar dhe anëtarësimit në organizmat ndërkombëtar gjë që do ta shuante një herë e përgjithmonë ëndrrën serbe për rikthim në tryezë të statusit të Kosovës për shqyrtime historike.
(Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles