Grumbullimi i kuponëve fiskalë dhe rimbursimi i vlerës së tatueshme nga Administrata Tatimore e Kosovës, të të gjithë kuponëve në muajin pasues, pas çdotremujori, po konsiderohet projekt i leverdishëm për autoritetet kompetente. Mirëpo, ndryshe vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nga ky projekt po zvogëlohet ekonomia joformale, konkurrenca po rritet – po përfitojnë qytetarët, bizneset e rregullta dhe buxheti i shtetit.
Kjo, pasi qytetarët, sipas tij, janë të nxitur të blejnë produkte vetëm nga kompanitë, të cilat lëshojnë kuponë fiskal.
“Për tremujorin korrik-gusht-shtator, janë dorëzuar mbi 36 mijë pliko me kuponë fiskalë, krahasuar me mbi 14 mijë pliko për tremujorin prill—maj-qershor, kur filloi së zbatuari ky projekt”, ka shkruar Hoti.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, vlerësojnë se projekti për një periudhë të shkurtër, nuk mund të japë efekte të mëdha në zvogëlimin e ekonomisë joligjore, por vlerësohet si projekt vetëdijësues për konsumatorët.
Menderes Ibra, ekspert i ekonomisë, rimbursimin e vlerës së tatueshme të kuponëve fiskal e vlerëson veprim të duhur, i cili, sipas tij, duhet të arrijë tri efekte kryesore.
“Rritja e nivelit të procesit të fiskalizimit të bizneseve, zvogëlimi i nivelit të ekonomisë joformale dhe krijimi i kushteve të barabarta në treg, sepse përmes këtij aksioni, qytetari duke dorëzuar kuponët fiskal, ai merr si shpërblim një pjesë të tatimit të paguar me rastin e blerjes. Këto mënyra janë përdorur edhe në vendet tjera dhe kanë pasur efekte dhe suksese të caktuara”, thotë Ibra.
Edhe Mustafë Hasani, ekspert i çështjeve ekonomike, pohon se vetëdijesimi i konsumatorëve për marrjen e kuponit fiskal, në të ardhmen obligon në një mënyrë bizneset që të pajisen me arka fiskale.
“Por, unë konsideroj se elementi kryesor është rritja e efiçiencës së Administratës Tatimore të Kosovës, në kontekstin e zgjerimit të funksionimit edhe të ndjekjes së rriskut ku mundësitë ekzistojnë për zvogëlim të evazionit fiskal përmes administratës”, konsideron Hasani.
Ndryshe, Menderes Ibra, nuk e vlerëson shumë të arsyeshëm kufizimin maksimal prej 20 eurosh për rimbursim të kuponëve fiskalë.
“Rimbursimi te konsumatori do të duhej të bëhej çdo muaj dhe jo çdo tre muaj, edhe pse pavarësisht kohës që i merr kjo gjë Administratës Tatimore të Kosovës, efektet do të ishin më pozitive. Dhe masa e tjetër, në rastet kur qytetari kërkon kuponin fiskal dhe biznesi nuk ia jep, këto raste do të duhej të hulumtoheshin nga Administrata Tatimore e Kosovës”, thekson Ibra.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, për blerjet prej 250 deri në 500 euro, do të kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që kanë paguar.
Për blerjet prej 501 deri në 800 euro, kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro do të kthehen nga 20 euro. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania