LAJMI I FUNDIT:

RIM lanson BlackBerry Bold 9900

RIM lanson BlackBerry Bold 9900

RIM zyrtarisht ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit të mençur - BlackBerry Bold 9900, i cili i shtohet linjës Bold, ndërsa i njëjti vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 2.8 inç, rezolucion 640 x 480 si dhe tastierë të plotë QWERTY.

Ky model është i pajisur me procesorin e fuqishëm prej 1.2GHz, 768MB RAM, plus 8GB hapësirë të brendshme pa përfshirë edhe portin për mikro SD kartelë e cila mund ta rrisë këtë hapësirë magazinimi.

Për më shumë, BlackBerry Bold 9900 është prej telefonave të paktë në treg i cili posedon opsionin e pagesave në vend, teknologji kjo e cila ndryshe njihet edhe si NFC.


Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që BlackBerry Bold 9900 posedon edhe kamerën me 5MP e cila mundëson incizim të videos në HD me 720p, GPS, akselerometrin, kompasin digjital, sensorin e afërsisë etj. / Telegrafi /