LAJMI I FUNDIT:

Rilindja si fenomen shqiptar i nevojshëm dhe pluralizmi i mendimeve

Kombi shqiptar në tërësi në atdheun e tij të fragmentuar, mes amullive dhe mjegullave të rrethanave politike, ka ditur dhe ia ka dal të rilind e të rishfaqet edhe në kohërat më të vështira kur për shumë kë drita e shpresës ka qenë shumë e largët për të rrugëtuar deri te ajo. Rrethanat ndryshojnë por nevoja permanente e kohëpaskohshme për fenomenin rilindje paraqitet pa u thelluar shumë këtu në shkaqet të cilat burojnë kryesisht tek ne si shoqëri.

Tek ne, si tek asnjë komb tjetër, nocioni i rilindjes ka pozitën e posaçme në memorien kolektive dhe shpreh me shumë saktësi atë forcë që buron nga ky komb, atë vullnet të pakrahasueshëm shqiptar që shpesh ka ditur të prish plane dhe vizatime hartash. E tillë ishte edhe Rilindja kombëtare që solli tek vetëdijesimi kombëtar shqiptar atëherë kur na konsideronin vetëm si një emër gjeografik brenda një perandorie, e tillë ishte edhe Rilindja demokratike në Kosovë që sfidoi armikun e dyfishtë ideologjinë pan-sllaviste dhe komunizmin apo ajo që rrëzoi enverizmin në të 90-tat e hershme, pa harruar këtu edhe përpjekjet mes këtyre periudhave.

Rilindja si fenomen i ecejakeve historike paraqitet edhe si një motor lëvizës kundrejt stagnimit të kohëpaskohshëm dhe shtypjes. Në të gjitha rastet e kësaj përvoje shqiptare, rezistenca civile, shpirtërore, intelektuale, lëvizjet studentore apo rezistenca e çfarëdo forme të ketë qenë, përfshirë edhe mekanizmat e armatosur, është pjesë integrale e rilindjes si një procesi të përgjithshëm të evoluimit qytetar dhe emancipimit politik. Mënyra e artikulimit të kërkesave ka gjetur modalitetet e saj, padyshim kanalizimi i përpjekjeve ka dalluar dhe kjo jo rrallë ka ditur të jetë objekt i paragjykimeve. Një gjë është e pamohueshme, në të gjitha rilindjet tona, synimi ishte i njëjte, liria për kombin shqiptar, pavarësia e tij dhe demokratizimi i shtetit dhe shoqërisë në mënyrë që më tutje të mundësohen lirshëm proceset tjera.


Por të pyetemi. A ishte qëllim i përpjekjeve shqiptare edhe mundësimi i proceseve që sot i mundësojnë individëve të përvetësojnë këto përpjekje apo edhe të atyre individëve që pretendojnë të kenë filluar historinë nga e para ? Sigurisht që jo dhe kjo na bën të rishikohet shumëçka. Ky komb nuk dha kaq shumë dëshmorë dhe nuk përjetoi kaq shumë vuajtje që sot vuajtjet dhe pakënaqësitë të vazhdojnë. Aq më tepër këto sakrifica nuk janë bërë që sot ti mundësohet dikujt ta diferencoj vetën si elitë e cila bën jetën paralele por krejtësisht të ndryshme me qytetarët. Kësaj elite nuk iu ndalet rryma në shtëpi, nuk iu ndalet furnizimi me ujë dhe ju mjafton që qëllimet e tyre personale ti realizojnë me një telefonatë të shkurtër. Por aspak nuk është kaq me elemente idilike jeta e qytetarit të rëndomtë.

Atëherë kur përfundon çdo probabilitet për suksesin e përrallave që na serviren si dhe kur të veniten edhe shpresat e optimistëve më të mëdhenj për përmbushjen e premtimeve që politikanët tranzitor me aq shumë zemërgjerësi i japin gjatë fushatave zgjedhore apo synimeve të tyre karrieriste njëdrejtimëshe ku ata si pasojë e egocentrizmit të tyre e konsiderojnë vetën të pazëvendësueshëm, pjekën kushtet që ngadalë por vendosmërisht të paraqitet një spontanitet kolektiv i cili fillon të jap sinjalet e shpresës. Mund të quhet llojllojshëm madje edhe të deformohet nga emrat e etiketuar, pakënaqësi, rebelim i pamatur i një rinie, projeksion armik e deri te mundësitë e pafundme që lejon terminologjia politike dhe përtej saj. Gjithsesi mbetet një fenomen pozitiv i nxitur nga koha dhe i cili patjetër sjell ndryshime deri tek ato rrënjësore.

Sot në rrethanat në çfarë jemi, me një pluralizëm pavarësisht çfarë është, një rilindje si fenomen shqiptar mund të arrihet edhe me ndryshime thelbësore në partitë politike si mjet i artikulimit të kërkesave të qytetarëve dhe përfaqësimit të tyre, bëhet fjalë për ato subjekte politike vërtetë të vlerave demokratike në të cilat duke i lejuar energjive të reja të japin kontributin e tyre pamundësohet rreziku nga shkurtëpamësia e vizionit.

Gjithsesi në këtë valle vështirë do të jetë të hyjnë ato subjekte ku ngulfaten iniciativat e reja, të tillët karshi ngritjes së vetëdijes qytetare, e kanë trenin e fundit që ju mundëson rilindjen e tyre dhe rrjedhimisht me këtë rilindjen e shoqërisë e që shpesh ndoshta edhe në mënyrë jo adekuate e hasim me termin reformë. Shoqëria jonë ka nevojë për një rilindje të vlerave dhe energjive që realisht do të mundësojnë përjetësimin e trinomit liri-pavarësi-demokraci, kjo arrihet atëherë kur egocentrizmi tërhiqet dhe i lëshon vendin vizioneve të freskuara dhe atdhedashurisë.

Në trend

Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Magazina
Kalo në kategori