"Po punojmë për rilindjen e kulturës turke në Kosovë, Shqipri dhe Maqedoni", tha së voni kryeministri turk Davutoglu, duke harruar t’ju sqarojë shqiptarëve se çfarë është duke bërë lidhur me rilindjen e kulturës shqiptare në Turqi, ku jetojnë si pasojë e shpërnguljeve disa miliona pasardhës tashmë të asimiluar të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, të cilët kishin përfunduar atje në bazë të marrëveshjeve serbo-turke. Ndërkohë, ata pak turq që jetojnë në Kosovë e në Maqedoni, gëzojnë liri të plotë në manifestimin e identitetit të tyre nacional e kulturor, deri në shkollimin e plotë në gjuhën e tyre.
Por, kryeministri nuk e ka fjalën për këtë kulturë. Ai flet për kulturën që e sollën këndej me majën e shpatës në kohën e ish-Perandorisë dhe njëkohësisht flet për përpjekjet që kjo të shpallet si një ushtri çlirimtare me sulltanët të cilët krejt ato fushata lufte në Ballkan i kishin filluar për të na çliruar nga Serbia mesjetare.
"Kosova është Turqi", pat klithur para pak vitesh edhe ish-kryeministri Erdogan, mu në qendër të Prizerenit, të po atij Prizereni ku Lidhja Shqiptare antiosmane e kishte selinë e vet. Dy kryeministrat turq, ups shqiptarë – Rama dhe Thaçi – patën duartrokitur si pa të keq. Nejse, kryeministri Rama e pranon me raste se është shqiptar, por evropian ama, ndërkohë që ish-kryeministri i Kosovës ka dilemat e veta. Kosovar apo shqiptar është ajo dilema e shpifur për t’ua bërë qejfin ish-kolonizatorëve, për të ndërruar identitet vetëm për të na pranuar sërish në "gjirin e ngrohtë perandorak", se dikush mendon se të kesh identitet është luks.
Kështu, pas pakënaqësive të opinionit kosovarë se përse nuk reaguan as kryeministri i Shqipërisë e as ai i Kosovës – madje ata po duartrokisnin kësaj deklarate – Turqia pat kërkuar falje… tek Serbia. Sepse, Serbia kishte reaguar zyrtarisht. Kjo garë serbo-turke se e kujt është Kosova, e cila mbështetet në tezën se njëra palë na paska çliruar nga tjetra, mohohet nga qarqet zyrtare turke edhe nga ato serbe.
Ndërkohë, kryeministri shqiptar duke ndjekur një politikë evropiane, asnjëherë nuk e tha se Kosova është Shqipëri. E, zyrtarët çlirimtarë të Kosovës u kujdesën madje të bëjnë gjithçka, sidomos në rrafshin simbolik që në Kosovë të mos duket asnjë element shqiptar në jetën publike, për të mos hidhëruar Serbinë dhe Turqinë. Kjo shkoi aq larg sa nën presionin serb apo turk të mohohej dhe të rishikohej çdo pjesë e identitetit shqiptar e sidomos historia dhe kultura.
Ashtu sikurse Shqipëria e cila dikur nga pafuqia e varfëria kishte rënë nën ndikimin ekonomik dhe politik grek, ashtu tash Kosovën e izoluar nga Perëndimi në njëlloj getoje, e kanë kapur në kthetra bizneset turke dhe ato joformale serbe. E, tash po përflitet haptazi edhe plani turk për rikolonizimin e viseve shqiptare si pjesë e një plani më të gjerë për rikthim në Ballkan. Për telashet që i shkakton qasja mesjetare serbe as të mos flasim, sepse kjo po e mban peng jo vetëm funksionimin normal të institucioneve në Kosovë, por edhe vet marrëdhëniet shqiptaro serbe si kurrizi i një Ballkani euratlantik.
Deklaratat e z. Davutoglu shpeshherë kanë shkaktuar shqetësim te opinioni publik i vendeve ballkanike, sidomos me idenë e ripërtëritjes së ambicies për të u rikthyer në ato vende të cilat i kishte sunduar Perandoria Osmane. Neo-osmanizmi lidhet shpesh me idetë e tij, duke e konsideruar atë ideologun kryesor të kësaj fryme e cila pretendon me u përhap në formë të re përmes ekonomisë dhe kulturës atje ku dikur ishte përhapur me shpatë. Arma e fuqishme turke gjithnjë qëndron prapa këtyre deklaratave.
Por, publikimi i tyre kaq hapur, pa i mbuluar me kurrfarë argumentesh përpos pohimeve të disa përkrahësve lokalë për "rolin çlirimtar të ndonjë sulltani”, tregon se kjo nuk është vetëm një politikë kërcënuese për ish-vendet e pushtuara nga ish-Perandoria, por ka një rol të rëndësishëm edhe në vet argumentimin e brendshëm në Turqi, ku politika autoritare dhe jo-laike e presidentit Erdogan po humb terren përball forcave demokratike.
Turqia demokratike gjithsesi ka filluar t’i thotë jo një ekspansioni turk, në emër të fesë dhe në emër të korporatave të pangopura turke të cilat duke shfrytëzuar pushtetin e korruptuar i blenë me gjysmë çmimi kompanitë më fitimprurëse të Kosovës dhe bëjnë presion të fuqishëm që të blejnë edhe të tjerat çka kanë mbetur pa u gllabëruar. Atakimi i institucioneve laike është evident përmes të financimeve në arsimin privat dhe organizata kulturore, së fundmi edhe politike ku fëmijët indoktrinohen kryesisht me koncepcione politike e fetare që mund të përmblidhen në një neo-osmanizëm të mbuluar,
Se krimet serbe, sidomos në Bosnje – po edhe në Kosovë – po (keq)përdoren për të harruar krimet e dikurshme të Perandorisë, kjo tashmë është bëre krejtësisht e dukshme. Rilindjes evropiane të shqiptarëve i del në rrugë rilindja neo-osmaniste e cila përpos se do të mbyll për një kohë të gjatë dyert e Evropës për Turqinë, do të bllokojë edhe "aleatët" e kësaj rilindjeje neo-perandorake, e cila përkundër fuqisë së padiskutueshme ekonomike dhe ushtarake sërish po detektohet si rrezik për qytetërimin evropian dhe si e tillë do të ndalet në dyert e Evropës, derisa Turqia vet të europianizohet dhe të demokratizohet.
Logjika e çlirimtarëve të cilët në vend të lirisë të ofrojnë rikolonizim dhe mohim të identitetit qytetërues të popujve është perandorake dhe gjithsesi antidemokratike dhe në këtë kontekst përpjekjet neo-smaniste drejtpërdrejtë e sabotojnë rrugën evropiane të shqiptarëve duke ofruar një konjukturë krejtësisht të pa perspektivë dhe turbulente, dhe duke na rreshtuar sërish në anën humbëse të historisë duke na futur në konflikte të cilat nuk janë tonat.
Rilindja shqiptare, e cila synon pajtimin me fqinjët dhe integrimet euro-atlantike, padyshim se në rrugën e vet të suksesit dhe të faktorizimit të pashmangshëm në rajon, duhet të ballafaqohet me një formulë të vjetër se "armiku i armikut tim është miku im".
Serbia dhe Turqia kanë shumë armiq dhe pak miq, por miqtë tanë mund të jenë vetëm Serbia dhe Turqia demokratike, dhe jo ato me ambicie pushtuese apo kolonizuese, pavarësisht se me çfarë petku i veshin. Serbia dhe Turqia, me ide neo-perandorake, qoftë ruse apo osmaniste, për rilindjen shqiptare janë njësoj në hartën gjeopolitike të Ballkanit, janë pengesë në rrugën tonë evropiane. Vetëm Serbia dhe Turqia demokratike janë miqtë dhe aleatët tanë në rrugën e rindërtimit të kësaj pjese të Evropës, e cila vazhdimisht synohej të kontrollohej nga kushdo që synonte ekspansion drejt kontinentit tonë.
Rilindja e kulturës turke në Ballkan gjithsesi do të varet nga qasja e Turqisë zyrtare ndaj popujve të Ballkanit. Sot nuk mund të pushtosh pa u pushtuar dhe Davutoglu do të bënte mirë që rilindjen e kulturës turke ndër shqiptarët ta fillojë me shkollimin në gjuhën shqipe në Turqi, duke hapur një universitet, shkolla të mesme dhe shumë biblioteka e qendra kulturore shqiptare në Turqi, pa frikë nga pushtimi shqiptar. Vetëm kështu mund të bind shqiptarët për një raport civilizues me interes reciprok.
Se shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se formula "armiku i armikut tim shtë miku im", nuk është modeli që duhet ndjekur. Janë me rëndësi edhe motivet dhe qëllimet!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi