Atë që bëri Skënderbeu me shpatë, bëri me pend edhe i madhi De Radë! Pastaj vjen De Biasi… me top! Këtë të parën e tha dikush tjetër, ndërsa këtë të dytën e thash vet! Jo vetëm për rimë, por edhe për… le krejt! Arsyetimi e humb lezetin e këtij llafi!
Jo se jam me futbollin! Nuk e shikoj këtë sport luftarak dhe nuk më rastis të shkruaj për të përderisa ai nuk shndërrohet në politikë! E, politikës nuk i rezistojmë dot! E si të i rezistosh? Kush e përfaqëson kombin më mirë se futbolli politik?
Për shembull, në Maqedoni mundesh me e sha presidentin me nënë e babë, kryeministrin apo këdo tjetër, dhe do të qeshin me ty. Por, kur humb Vardari, pavarësisht se prej kujt… dihet rregulli: rrihen shqiptarët! Sepse, në këtë vend, shqiptarët janë fajtorë kujdestarë. Kush të qëllon në rrugë… e përse të qëllojë në rrugë pikërisht kur humb Vardari, do të thuash ti? Po pra! Kur humb Vardari duhet të mbylleni në shtëpi! Çdo çudi veç tri ditë miku im! Me një aneks të veçantë, duhet të specifikohet kjo çështje në dokumentin e Marrëveshjes së Ohrit!
Edhe këndej jemi në konfuzion! E si të mos jemi? Pastaj, cili ushtar i UÇK-së, përfshirë edhe Zahir Pajazitin, apo Adem Jasharin, kishte apo ka publicitetin e Lorik Canës, për shembull? Cili ishte më patriot? Asnjëri! Sepse, asnjëri nuk e kishte në krah tatunë me shqiponjë! Asnjëri nuk adhurohej për të gjallë aq shumë nga mediat dhe… vajzat! Asnjëri nuk e rrahu “armikun” mu ne Beograd! Po de, të atij Lorikut i cili në mes të Beogradit po i mëshonte turinjve një futbollisti serb, i cili dorën në zemër e kishte sulmuar përpara! Vëp, e vëp, e vëp! E zhdëpi! Pastaj edhe ky i yni mori grushte, por… kush i numëronte!
Për Vatan! Aq e kishte kjo punë! U desh të fillonte dhe për këtë, po thuhet se mjaftoi një… “ballist”! Të gjithë, pa përjashtim, nëpër media u pajtuan se “ballisti” e meritonte t’i plotësohej ëndrra e tij, të kishte një vinç personal dhe të shlyej kredinë e shtëpisë. Madje një miliarder shqiptar premtoi që këtë ëndërr t’ia bënte realitet.
Kështu, ndodhi çfarë ndodhi, serbët të pamësuar të frenojnë veten, madje as para publikut, “rrëshqitën në lëvoren e bananes”! Aq më tepër që kësaj radhe rrëshqiti… vet publiku! Për shtetin jemi mësuar! Tjerat dihen! Pas një lufte epike në tavolinat ndërkombëtare, edhe kombëtarja më në fund i mori të gjitha pikët! Tjerat janë pjesë e historisë më të re kombëtare! Me ballistë e me partizanë! Veç të përfshirë nga teknologjia e lartë! Edhe kodi i mikpritjes, burrnisë… në version elektronik!
A do të fluturojë ndonjë “dron” mbi “Qemal Stafë”? A do të valëvitet flamuri i Serbisë së Madhe në çfarëdo forme. A do të punojë imagjinata apo arroganca e njohur serbe? Kryeministri Rama tha se nëse do të ndodhte kështu, ne do të qeshnim! Pra, çfarë mendoni? Në Tiranë apo në Elbasan do të shihet mikpritja shqiptare, ku sipas informatës së fundit do të luhet ndeshja e kthimit, nëse krejt kjo nuk është për të hutuar tifozerinë? Nëse ndodh të caktohet Shkodra, atëherë kjo do të mund të përfshinte në “luftë” edhe Malin e Zi! Por, pa frikë, ne do të shqyhemi së qeshuri, kryeministër! A nuk është për t’u qeshur me pretendime territoriale, sot, kur të gjithë klithin për hapje të kufijve?
E pse jo, i mundur është vetëm ai “armik” i cili ka mbetur prapa me ëndrrat! Pra, qeshu tifozeri, qeshu! Tifozët e kuqetë zi, edhe ata me “trobojka” do jenë në shkallët e stadiumit! Polici , civil dhe në uniformë do të ketë më shumë se tifozë. Do të shiten “kokoshkat” dhe patatinat! Edhe një lum i përkohshëm do të shtohet në hartën e Shqipërisë etnike: Lumi i Birrës! E do “brune” apo “bjonde” ? Do të jenë edhe plisat aty, të cilët, edhe humbjen e merituar sportive të Kukësit, në terren të vet, e shndërruan në humbje “epike” (pra, një humbje në tavolinë) e cila do të këndohet në sharkia! Diqysh, duket si humbje “me ftyrë”! Si burrat! I rrahëm paq, polakët! Mos më pyetni kush është i miri dhe i keqi në këtë storie! Jo çdo storie ka skemë të njëjtë! Në storien time, ne jemi të mirët, kuptohet!
Por, ta lëmë anash politikën dhe të flasim për sport: A do të vijë edhe vëllai i kryeministrit serb Vuçiq me e pa ndeshjen sikurse vëllai i kryeministrit shqiptar i cili mori pjesë në ndeshjen “histerike” në Beograd? Apo do të vijë vet kryeministri serb? Pastaj, a ka vëlla Vuçiqi? Edhe nëse nuk ka, përse nuk ka? E komplikuar kjo çështja kombëtare!
Por, “google”, miku më i madh i shqiptarve, pas NATO-s dhe CIA-s thotë se Vuçiqi paska vëlla! Edhe atë, një civil që ecë me truproje nëpër Beograd dhe të cilin së voni xhandarmeria serbe e kishte zhdëpur në dru, pikërisht në ditën e paradës së homoseksualëve në Beograd! Si thotë “google” ynë, kjo paradë nuk ishte pritur nga serbët hiq më mirë se sa kombëtarja jonë! Jo se ka ndonjë ngjashmëri në mes këtyre dy ngjarjeve, përpos fobisë si fenomen kolektiv serb. Fobisë ndaj të tjerëve, ndaj të ndryshmeve!
Tash, Vuçiqi jozyrtar, nuk kishte qenë pjesë e paradës LGBT, por si duket e “hëngri” në tollovi dhe atë vetëm për shkak të vëllait “të madh”, pra për motive politike!
Nuk më pëlqen fare futbolli, po i thosha një miku virtual, dhe si çdo shqiptar debutues fillova me e kontestua “madhështinë” e këtij sporti luftarak (ndër)kombëtar në të cilin deri vonë, me rilindjen tonë italiane , flamurin 100 metrash e shpalosnim kryesisht sikur në ceremoni mortore, në shenjë pikëllimi për humbjet që do të pasonim. Atë që bëri De Rada me pendë, bëre ti me top o i madhi, De Biasi! Skënderbeu, De Rada, pastaj De Biasi !
Edhe Ballisti! Edhe Cana! Edhe tifozeria shqiptare, qoftë me plisa, apo me xhamadana vija vija, duhet të mësohen të qeshin, edhe lojtarët të luajnë! Nëse humbim, të gjithë në protesta te sheshi! Edhe të kërkojmë të ndërrohet Qeveria! Është bërë lëmsh sporti! Më falni se desha të them, politika!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet