LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i rezervave për të mos u zënë gafil

Një retrospektivë sipërfaqësore

Pak ose aspak të mësuar me fatkeqësitë natyrore, ne deri më sot jemi përpjekur t’u dalim ne krye fatkeqësive njerëzore, në kuptimin e fatkeqësisë si produkt i sjelljeve tona. Përmend këtu vitin e mbrapshtë 97-tën me bilanc tragjik për shqiptarët apo Gërdecin me dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur. Ne jemi mësuar që nga ekrani i televizorit apo faqet e gazetave të dëgjojmë lajme aksidentesh, vrasjesh kriminale, që të gjitha këto në vetvete përbëjnë fatkeqësi. Kurse fatkeqësitë natyrore të tipit tërmete, stuhi apo përmbytje kanë qenë tepër sporadike dhe jo të dimensionit shkatërrues, përjashtoj këtu përmbytjen e Shkodrës, se edhe ajo hyn te kategoria e fatkeqësisë njerëzore për arsye të keqmenaxhimit të ujrave. Lutem që pas kësaj të mos kemi fatkeqësi natyrore, sepse na kanë mjaftuar madje na ka ardhur në majë të hundës me fatkeqësitë ‘made by us’.

Qeveri gafil


Mjafton disa ditë dëborë dhe acar për të nxjerrë në pah brishtësinë e qeverisë, dhe për të parë se deri ku shkon aftësia menaxhuese e saj në rast emergjence. Dëbora e madhe në zonën veriore dhe verilindore të Shqipërisë që për rrjedhojë solli edhe bllokimin e njerëzve në këto zona, e vendos para përgjegjësive të mëdha këtë qeveri dhe cilëndo qeveri tjetër që gjendet gafil, e pamundur dhe e dorëzuar para vështirësisë. E s’bën gjë tjetër veçse shkon duke e kërkuar ngushëllimin apo justifikimin te numri i personave të bllokuar në vendet të tjera të Evropës. Nuk mundet që një qeveri të jetë e pashpresë se nuk fluturuakan dy helikopterë, nëse në zonat e bllokuara ka njerëz që presin ndihmë, duhet bërë çmos që t’u çohet ndihmë, qoftë ajo mjekësore, ushqimore apo çfarëdolloj tjetër.

Rikthimi i rezervave

Dikur çdo qytet apo komunë në çdo cep të territorit kishte rezerva ushqimore për raste emergjencash, ndoshta edhe për raste lufte sipas mentalitetit të atëhershëm. Sot mundësia e ndonjë sulmi, agresioni ndaj vendit tonë nuk mund të imagjinohet pasi jemi pjesë e NATO-s. Megjithatë prezenca e rezervave ushqimore si dikur, do ishte ide e mirë, ku çdo komunë të ketë një sasi për frymë me ushqimet kryesore. Kuptohet nën kujdesin e njësive vendore mund të arrihet ruajtja e ushqimeve për rastet që përbëjnë emergjencë. Kjo bie në kundërshtim me individualitetin si bërthama kryesore e shoqërisë, sot nuk mund te flitet për kolektivitet apo grumbullim, por kur bëhet fjalë për kapërcim krizash duhet të mendohen edhe alternativa të tilla. Ndërkohë një gjë e tillë i përket shtetit që është përgjegjësi kryesor për përkujdesjen ndaj popullit të vet. Ishte Moisiu që mblodhi tepricat ushqimore i ruajti dhe me to arriti t’i bënte ballë krizës së urisë që preku popullin e tij për plot shtatë vjet me radhë.

Edhe një herë për të konkluduar dua të theksoj se një qeveri nuk duhet të zihet mat në këtë mënyrë, të presë duarlidhur, ndërkohë që populli ka nevojë për ndihmë. Qoftë edhe nëpërmjet rezervave të formatit të dikurshëm, duhet të gjenden zgjidhje paraprake për të mos i lënë njerëzit e zonave malore në mëshirë të dimrit.

Në trend

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Kalo në kategori