Brenda një kohë të shkurtër në Ferizaj, shtatë biznese të qytetit, pa përfshirë dy televizionet e këtij qytetit, janë bërë rishtazi klientë të Vala-s.
Dy televizionet private, TV Tema, e cila shihet në 10 komuna dhe TV Liria me qendër në Ferizaj, nga sot do të përdorin shërbimet e operatorit publik të Vala-s.
Kontrata mes pronarëve të dy televizioneve dhe menaxherit regjional të Vala-s në Ferizaj, Arian Imeri, u nënshkrua gjatë ditës së sotme në Ferizaj.
Vetëm gjatë kësaj kohe, Vala nënshkroi kontrata me shtatë biznese të Ferizajt.
“Nën shembullin e drejtorit menaxhues që ka vendosur një ritëm të jashtëzakonshëm në krye të Telekomit të Kosovës, ne kemi shpallur një mobilizim me qëllim jo vetëm të rikthimit të qytetarëve dhe bizneseve që u larguan para disa vitesh, por përfshirjen edhe të gjeneratave të reja për shkak se kemi ofertat më të mira dhe më të lira”, ka thënë Arian Imeri, menaxher Regjional i Vala-s në qytetin e Ferizajt.
Nga ana e tij, pronari i TV Tema, Visar Hoti, ka theksuar se vendosen t’i bashkëngjiten institucioneve dhe kompanive që po iu bashkohen Vala-s, për arsye të shërbimeve dhe çmimeve më të mira që ofron Vala.
“Ne në RTV Tema, si televizion dhe radio regjionale që mbulon 10 komunat, pas krahasimeve të shërbimeve dhe çmimeve, kemi konstatuar se Vala bindshëm është më mirë se të gjithë operatorët tjerë. E gjithë kjo erdhi pasi pamë një angazhim të veçantë, disamujor të vetë Drejtorit Menaxhues, Agron Mustafa. Me qasjen e vet pragmatike dhe kreative, përveç që po e kthen besimin në Vala, ai është një shembull i mirë në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, që dëshmon se shqiptarët dinë të menaxhojnë paranë dhe kapitalin e tyre. Kosova mund të fitojë besimin e investitorëve të huaj vetëm nëse paraprakisht i trajtojmë mirë investimet tona, qofshin private apo publike”, pohoi pronari i TV Tema, Visar Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Edhe pronari i TV Liria, Refik Sadriu, ka thënë se kontrata që nënshkruan me Vala-n ofron një diferencë të madhe në krahasim me atë që kanë pasur deri tani dhe që mundet të gjendet në treg.
“Ky është vetëm hapi i parë drejt një angazhimi dhe bashkëpunimi të madh që do të kemi me Telekomin e Kosovës, Vala”.
Drejtori menaxhues i Vala, Agron Mustafa, tha se cilësinë e të parit të kompanisë, do të vazhdojë me decentralizimin, në kuptimin e rritjes së efikasitetit dhe shpejtësisë për marrjen dhe zbatimin e vendimeve nga ana e menaxherëve nëpër regjione.
“Jam ithtar i asaj që jo për çdo gjë të pyetet qendra në Prishtinë. Kërkohet efikasitet, shpejtësi në botën ku po jetojmë dhe punojmë. Duhet t’i përshtatim edhe veprimet tona karshi konkurrencës dhe modeleve të suksesshme të biznesit. E Inkurajoj menaxherin regjional të Ferizajit dhe të secilit qytet që të rrisin dinamikën. Rezultatet e tyre do t’i inkurajojmë dhe publikojmë”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A