LAJMI I FUNDIT:

Rihanna lufton të ftohtit me stil

Rihanna lufton të ftohtit me stil

Këngëtarja e njohur për stilin e veçantë, vishet në New York-un e akullt me një xhaketë-‘ponço’.

I ftohti polar ka pushtuar New York-un me një masë ajrore që i ka ulur temperaturat deri në -10 gradë Celcius.

Gjithsesi Rihanna duket se ka sakrifikuar të qenit ngrohtë në emër të modës, kur u pa me një xhaketë të shndërruar në një ‘poncho’ gjatë një daljeje. 26-vjeçarja bëri pazar dhe më pas darkoi në një restorant italian, para se t’i rikthehej studios muzikore.

Bukuroshja nga Barbados është duke punuar me 2 albume: albumin e saj të tetë dhe një projekt për një film të animuar. Ajo do t’i japë zë personazhit Tip në filmin "Home".


Filmi, i cili del nëpër kinema në 27 Mars, përfshin 12 këngë origjinale, shkruan Anabel. Në film gjithashtu marrin pjesë edhe Jennifer Lopez, Steve Martin dhe Jim Parsons. /Telegrafi/