Rigrupimi i LDK-së në AAK
Anëtarët e ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po kalojnë në Aleancën për Ardhmërinë së Kosovës (AAK) çdo ditë, një nga një dhe një pas një. Shumëkush këtë lëvizje po e çuan ose prishje, ose shkapërderdhje ose shkatërrim të LDK-së. Por, kjo nuk është ashtu. Ajo çfarë po ndodhë para syve tanë (me pamësi të turbullt) është se LDK-ja po rigrupohet në AAK. Kështu, LDK-ja as nuk po shpërndahet, as nuk po prishet e as nuk po shkatërrohet. Ajo vetëm sa po merr formë tjetër. Ajo po vendoset në AAK. Por, mbrapa një lideri tjetër të quajtur Ramush Haradinaj.
Mund të thuhet që ky rigrupim po bëhet për shkak të rënies së zgjedhësve të kësaj partie dhe se kjo rënie është reagim qytetar si rezultat i dështimit të kësaj partie që të qeverisë Kosovën për shkak të vdekjes së liderit të tyre partiak por edhe për shkak të keq-qeverisjes, ose për shkak të të dyjave nga pak. Ka të tillë që thonë që përveç arsyeve të lartpërmendura këtu, të jetë edhe koncepti i vjetruar qeverisës ajo që e bëri këtë parti të bjerë në tokë.
Të gjitha këto vërejtje janë të drejta. Pas vitit 1999, LDK as që provoi ta ndërroj konceptin e vet politik dhe qeverisës, kështu, duke e bazuar krejt barrën e vet zgjedhore, politike dhe qeverisëse tek vetëm një njeri, Ibrahim Rugova. Prania ose konstrukti i tij fizik ishte vet institucioni i ligjit ndërsa fjala e tij ishte vet ligji. Të tjerët vetëm se duhej zbatuar atë fjalë, atë vendim, atë ligj.
Të gjitha përpjekjet për të shkuar përtej kësaj, për të institucionalizuar drejtësinë shoqërore dhe vendimmarrjen qytetare ligjore, ishin të kota. Derisa, në anën tjetër, kërkesat e qytetarëve të Kosovës për një jetë më të mirë e më të qëndrueshme shtoheshin vazhdimisht. Derisa erdhi koha që edhe babai i LDK-së ta kuptoj që asgjë nuk mund të kryhet vet, se politika, se qeverisja e një shteti nuk kryhen vet, pra, që nuk varen vetëm nga një njeri.
Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe komunale të fundvitit 2007 ishin porosi publike se LDK-ja duhej të transformohej. Sot, ajo po transformohet. Por, pse dhe si? Nga këndvështrimi i sotëm, është vështirë të shihet një LDK në pushtet. Kjo, deri diku, është edhe e paimagjinueshme. Përveç nëse keq-numërohen dhe keqpërdoren votat e zgjedhësve. Nuk ka shans që një shkollë e tillë politike, e që vazhdon ende të jetoje me presidentin aktual Fatmir Sejdiu, të vazhdoj që edhe në të ardhmen të jetë në pushtet. Sepse gjërat kanë ndryshuar dhe ato ndryshojnë vazhdimisht Pra, përkundër ngecjeve në LDK, shoqëria është zhvilluar, ka evoluuar.
Por, ajo çfarë duket ironike me anëtarësinë e ngushtë të LDK-së është se ata e kanë gjetur ilaçin. Ri-dalja në skenën politike e Ramush Haradinajt u ka dhënë atyre mundësi që të ri-rreshtohen pas tij, në emër të AAK-së. Nuk e di nëse koncepti politik dhe qeverisës i z. Ramush Haradinaj do të jetë ndryshe nga ai që e kishim më herët me AAK-në në pushtet (pa Ramushin) dhe me atë që e kemi sot (me Hashim Thaçin). Sipas meje, koncepti, pra, baza politike e qeverisjes së Kosovës duhet të ndërroj, jo vetëm për shkak se tashmë Kosova është shtet, por edhe për shkak të disa elementeve të tjera por të cilat u mbetet partive politike të Kosovës t’i gjejnë dhe t’i përdorin ato edhe për marrjen e pushtetit edhe për qeverisjen e mirë të vendit.
Sido që të jete, krejt duket që z. Haradinaj të jetë viktimë (kurban) e LDK-së sesa diçka tjetër. Zëvendësi i tij i parë, Blerim Shala, është LDK-ist i lindur. Nuk dua të them që për shkak të tij tashmë kemi edhe me shumë të tjerë si ai që po grumbullohen rreth z. Haradinaj (Blerim Kuçi, Haki Shatri dhe të tjerë). Kush e di, ndoshta edhe vet z. Haradinaj ka nevojë për njerëz të tillë. Sepse nuk do të kishte kuptim ri-kthimi i anëtarëve të mëhershëm të AAK-së në pushtet, në qeverisje. Por, në të njëjtën kohë, nuk do të kishte kuptim as kthimi LDK-së në pushtet duke e shfrytëzuar AAK-në si urë lidhëse.
Në fakt, z. Ramush Haradinaj është në mes të zjarrit. Atij i duhen anëtarë të ri, pra, sa më shumë anëtarë në AAK, pa marr parasysh prej cilës parti vijnë ata. Në të njëjtën kohë, duket që z. Haradinaj ta ketë kuptuar që ri-marrja e pushtet dhe qeverisja me njerëzit e mëhershëm të AAK-së është e pakuptimtë por edhe e pamundur. Në të njëjtën kohë, z. Haradinaj e di që LDK po bie dhe s’ka kush që e ndal, bile as Dragodani. Tek e fundit, LDK-ja po shpëton (duke u rigrupuar në AAK) ndërsa PDK-së po i krijohet rivalitet.
Ajo çfarë pritet nga z. Haradinaj është që të filloj të punoj në një koncept të ri politik dhe qeverisës në Kosovë, duke filluar nga lufta për vendosjen e një sistemi tjetër zgjedhor në Kosovë, pastaj një sistemi tjetër arsimor, sistemi tjetër shëndetësor, sistemi tjetër gjyqësor, etj. Ndoshta ai do të duhej të filloj të luftoj duke e zgjedhur dhe modifikuar pak konceptin e Edi Ramës në “politikë të re, me mendje të re”.
Sipas meje, kjo do të ishte baza e vetme që Ramush Haradinaj dhe Aleanca e tij e re për Ardhmërinë e Kosovës (e ri-grupuar) të ketë kuptim. Aleanca e tij e mëhershme me një koncept tjetër politik (LPK, LKÇK dhe disa të tjera) nuk pati sukses. Se a do të jetë këtë herë AAK e re sukses, kjo mbetet të shihet. Varet nga ai. Por, sa mund ta bëjë ai këtë me “ujqit e vjetër” në politikë, të cilët kanë mendje të pandryshueshme? Do të jetë sfiduese edhe për të edhe për shoqërinë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës