3 tetori i vitit 1990 shënon një ngjarje më madhore historike, jo vetëm për kombin gjerman, por edhe për Kontinentin Evropian e mbarë njerëzimin për mesazhet e lirisë e të vlerave të saj që kjo ngjarje përçoi tek popujt e shtypur. Edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët atëbotë po përjetonin peshën e rëndë të shtypjes dhe përndjekjes së Serbisë, po e përjetonin me shpresë dhe pritje të madhe ribashkimin gjerman dhe kthesën historike në Evropën Lindore.
Pikërisht ditën e sotme, 23 vite më parë, më 3 tetor 1990, edhe zyrtarisht ndodhi ribashkimi i kombit gjerman, i ndarë në dy shtete në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të Luftës së Ftohtë. Fundi i kësaj ndarje të kombit gjerman erdhi 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989, i cili për tri dekada qe bërë simboli i bipolaritetit Lindje-Perëndim. Kjo ngjarje influencoi në Evropën Lindore dhe Juglindore, duke çuar në shpërbërjen e diktaturave socialiste.
3 tetori i vitit 1990 shënon një ngjarje më madhore historike, jo vetëm për kombin gjerman, por edhe për Kontinentin Evropian e mbarë njerëzimin për mesazhet e lirisë e të vlerave të saj që kjo ngjarje përçoi tek popujt e shtypur. Edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët atëbotë po përjetonin peshën e rëndë të shtypjes dhe përndjekjes së Serbisë, po e përjetonin me shpresë dhe pritje të madhe ribashkimin gjerman dhe kthesën historike në Evropën Lindore.
Pa dyshim, pas një ndarjeje të gjatë të kombit gjerman, ishte politika vizionare e kancelarit socialdemokrat Willy Brandt e viteve ‘70-ta të shekullit të kaluar, i njohur si Ostpolitik, ajo që shtendosi raportet ndërgjermane dhe ato me Evropën Lindore, si dhe i hapi rrugën procesit të bashkimit gjerman. Si rrjedhojë, në vitin 1989 përmes një revolucioni paqësor, qytetarët e RDGJ-së (Republikës Demokratike Gjermane) përmbysën regjimin socialist të Erich Honekerit, duke u dhënë fund “vëllazërisë” së hekurt me Bashkimin Sovjetik. Me këtë u hap shtegu i ribashkimit të kombit gjerman të ndarë në dy shtete. “Bashkimi gjerman dhe bashkimi evropian ishin për mua dy faqe të së njëjtës medalje” ka shkruar kancelari Helmut Kohl, i cili konsiderohet politikani më meritor i ribashkimit të dy Gjermanive.
Megjithëse disa vende evropiane me hezitime e shihni bashkimin e dy shteteve gjermane, procesi integrues brendagjerman i dha shtytje edhe proceseve integruese evropiane. Kancelari Helmut Kohl ia doli të largonte dyshimet. Ai e fitoi më në fund miratimin e shefit të Kremlinit, Mihail Gorbaçov, për bashkimin gjerman dhe për tërheqjen e trupave sovjetike nga RDGJ. Dhe pikërisht me iniciativën e tij dhe të presidentit francez Miteran u fut monedha e përbashkët evropiane euro dhe ndodhi unifikimi i politikës së jashtme dhe i sigurisë të BE-së. Ribashkimi i dy Gjermanive krijoi një pikënisje krejt të re, ndërsa nënshkrimi traktatit të Mastrichtit në vitin 1992 kërkonte që të përballohej me përshpejtim procesi i integrimit evropian. Pas ribashkimit ndërgjegjja kombëtare e gjermanëve erdh e u forcua, por megjithatë nuk u dobësua entuziazmi gjerman për Evropën.
“Ne gjermanët jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë, dhe duam t’i shërbejmë paqes në një Evropë të bashkuar”, pati deklaruar ish-presidenti Richard von Weizsäcker. Me këtë fjali politikanët gjerman dëshironin të davaritnin skepticizmin dhe frikën e disa kryeqyteteve evropiane nga ribashkimit i kombit gjerman.
Bashkimi i papritur i dy Gjermanive e rriti peshën e këtij shteti në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe në NATO. Vetëm pak vite pas ribashkimit shteti gjerman dërgoi trupa paqeruajtëse për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe më pas u dërguan trupa edhe në Afganistan, si pjesë e një aksioni ushtarak të NATO-s kundër forcave talibane, si dhe në rajone tjera të botës. Gjermania ka dëshmuar se është e gatshme për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi. Ajo këmbëngul për influencë politike që i takon, duke qenë kontribuuesja e tretë më e madhe në Kombet e Bashkuara, ajo kërkon të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit te Sigurimit. Natyrisht, një prani gjermane në KS do t’i jepte më shume trajtë dhe më shumë besueshmëri këtij institucioni ndërkombëtar.
Mendoj se roli i Gjermanisë ka qenë shumë i rëndësishëm për tërë rajonin e Evropës Juglindore në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik. Ndikimi politik gjerman në proceset që kanë ndodhur gjatë kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë ka qenë i fuqishëm dhe tejet pozitiv dhe kyç. Në këtë kontekst, një dimension të veçantë merr edhe prania e diasporës shqiptare në shtetin gjerman, e cila do bëhet faktor determinues për mbijetesën e Kosovës në periudhën e represionit të regjimit të Milosheviqit dhe në procesin e shtetndërtimit.
Një ndikim të tillë të Gjermanisë e kemi parë edhe në procesin e adresimit të statusit final të Kosovës, duke mbajtur një pozicion shumë aktiv dhe thelbësor në kuadër të Grupit të Kontaktit për Kosovën.
Natyrisht, shqiptarët e Kosovës çmojnë kontributin e shtetit gjerman. Nën shembullin e kombit gjerman, shqiptarët i rezistuan shtypjes së regjimit të Milosheviqit, regjimit më represiv që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dhe pikërisht një dekadë më vonë ishte vendosmëria e lidershipit të shtetit gjerman dhe të shteteve të tjera perëndimore për të intervenuar ushtarakisht kundër Jugosllavisë së mbetur të Milosheviqit. Pavarësisht dilemave juridike, ky ishte një hap i drejtë i shtetit gjerman, i cili nuk mund të qëndronte indiferent përballë tragjedisë që po e kërcënonte popullin shqiptar të Kosovës.
“Vendimi duhet marrë, me gjithë përballjen me shumë dilema: dilema ligjore, dilema politike, dilema sa i përket kërcënimit në rritje për viktimat e pafajshme dhe lejimit që ky proces të vazhdojë më tutje. Ne duhet tani, në këtë fazë transitore, të jemi të aftë për të vepruar si Republikë Federative e Gjermanisë”, pati deklaruar gjatë një fjalimi të tij para Bundestagut ministri i atëhershëm Jashtëm gjerman, Joschka Fischer.
Ky vendim i shtetit gjerman ishte një shkëputje me rregullin e vazhdimësisë, që deri atëherë kishte qenë në fuqi për politikën e jashtme gjermane dhe rrezikut të përhapjes së luftës në rajon, para së gjithash në drejtim të Ballkanit Jugor. Për politikën e jashtme dhe të sigurisë, pjesëmarrja e Bundeswehrit në operacionin e NATO-s kundër infrastrukturës më represive të regjimit të Milosheviqit ishte një kthesë historike dhe vendimtare që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Për këtë arsye, ky vendim ishte rëndësishëm për shtetin gjerman dhe vendimtar për unitetin e BE-së dhe të NATO-s. Për herë të parë Republika Federale po i dërgonte ushtarët e saj në një luftë jashtë territorit të saj. Natyrisht, ky angazhim gjerman ishte rrjedhim i rritjes së peshës së kombit të ribashkuar gjerman. Për më tepër, roli gjerman në luftën e Kosovës ishte një hapë vendimtar dhe manifestim më i qartë në procesin e zhvillimit të rolit gjerman në skenën ndërkombëtare. Gjermania për herë të parë po angazhohej në mënyrë të barabartë me aleatët ndërkombëtar në menaxhimin diplomatik dhe ushtarak të luftës së Kosovës. Lufta e Kosovës formoi pikën fokale, në të cilën u kompaktësuan aspektet strukturore, materiale dhe psikologjike në procesin e zhvillimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë që nga viti i ribashkimit të shtetit gjerman.
Edhe në periudhën e pasluftës në Kosovë, angazhimi gjerman ishte vendimtar, që nga gjenerali i parë gjerman i KFOR-it, Klaus Reinhard, e deri në ditët e sotme, kur kancelaria gjermane Angela Merkel ka demonstruar vendosmëri për përmbylljen me sukses të stories së Kosovës dhe për normalizimin e raporteve fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, 14 vjet pas përfundimit të luftës. Me këtë angazhim, Berlini i ka dhënë ton dhe profil tërë të angazhimit të politikës së jashtme evropiane në Evropën Juglindore. Kjo flet se diplomacia gjermane po i prin BE-së në çështjen e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Katalogu i kërkesave të shtatorit 2012 të Berlinit zyrtar (të bëra publike nga zyrtari lartë i partisë së kancelares Merkel, Andreas Schockenhof) patën impakt vendimtar për konsolidimin e pozicionit evropian përballë Serbisë.
Natyrisht, ky angazhimi i shtetit gjerman duhet parë në linjën e qëndrimit konstant dhe parimor të politikës së kancelares gjermane, Angela Merkel, që kulmoi në gusht të 2011, kur Frau Merkel në kryeqytetin serb i pati dhënë mesazhin e qartë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, se nuk ka ndarje të Kosovës dhe as përligjje të strukturave paralele dhe se çfarëdo destabilizimi i Kosovës do të jetë fatal për perspektiven e Serbisë në BE.
“Në bisedat tona me Serbinë ua kemi bërë të qartë se çka dëshirojmë ne. Ne besojmë se mes Kosovës dhe Serbisë mund të gjenden mundësi për tregti të lirë, për bashkëpunim kufitar dhe jemi të interesuar që në Kosovë mos të ketë struktura paralele serbe”, kishte ripërsëritur në Prishtinë kancelarja Merkel.
Pa dyshim, me këtë qasje Merkel e “firmosi” integritetin e Kosovës (H.M). Gjermania ka dëshmuar se mbetet e përkushtuar për integrimin e veriu të Kosovës dhe për ecjen e vendit tonë në rrugën e integrimit evropian. Kjo konsistencë gjermane dëshmonte se diplomacia e Berlinit ka një vizion të qartë për rajonin e Evropës Juglindore dhe se me këtë ajo po rikthehej në lidershipin e BE-së.
Në të njëjtën kohë, politika e jashtme e Prishtinës e ka piketuar Berlinin si një adresë të rëndësishme politike dhe një partner që ka ndihmuar integrimin e Kosovës në institucionet dhe në gjithë sistemin ndërkombëtar. Në këtë kontekst, ky orientim strategjik definohet edhe në kontekstin e integrimeve evropiane, duke nisur me përkrahjen thelbësore gjatë procesit negociues të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe KE-së. Gjermania do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e ecjes së Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.
Në këtë linjë, për Kosovën fitorja e madhe e shtatorit e kancelares gjermane, Angela Merkel, është pozitive, pasi Gjermania si asnjë vend tjetër evropian merret me konsistencë me Kosovën dhe gjithë rajonin. Veç kësaj, me fitoren e Merkelit do të kemi një vazhdimësi të politikës parimore të Berlinit në raport me shtetin e Kosovës dhe për konsolidimin e pozicionit të saj në kuadër të sistemit ndërkombëtar. Sigurisht, fitorja e saj është e rëndësishme edhe për ardhmen e vetë Bashkimit Evropian, pasi ajo ishte protagonistja kryesore për menaxhimin e krizës së madhe financiare evropiane. Prandaj, fitorja e saj e sërishme është një lajm i mirë për evropianët, rajonin dhe Kosovën në një periudhë shumë vendimtare, sepse vendimet kyçe në BE për rajonin e Ballkanit dhe Kosovën determinohen nga qëndrimi i Gjermanisë, e cila dy dekada pas ribashkimit është bërë lidere kryesorë në historinë e re të Evropës dhe promotore e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Gjermanët janë popull që mbajnë fjalën. Kishin premtuar mbështetjen ekonomike të Kosovës në periudhën e pasluftës, dhe e bënë. Shteti gjerman është donatori me i madh në Kosovë pas SHBA-së. Që nga viti 1999, Gjermania gjerman ka ndihmuar Kosovën me rreth 420 milionë euro. Ky relacion në mes dy vendeve tona është çimentuar edhe përmes nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim dhe zhvillim për vitin 2014 mes Qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë, që u nënshkrua ditë më parë në Prishtine dhe i cili rezulton me një përkrahje financiare për Kosovën në shumën prej 29.5 milion euro. Këto fonde të shtetit gjerman për Kosovën synojnë mbështetjen e programeve me qëllim përafrimin e Kosovës me BE-në.
Nga ana tjetër, në këtë kuadër edhe kosovarët dhe institucionet e vendit kanë detyrime për t’i dhënë përmbajtje dhe vizion afatgjatë këtij bashkëpunimi bilateral me një shtet lider në Evropë dhe me peshë në sistemin ndërkombëtar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shnettta-780x439.jpg)
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-8-780x439.png)
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?