LAJMI I FUNDIT:

Rezultate premtuese të vaksinës eksperimentale për shërimin e kancerit të vezorëve

Rezultate premtuese të vaksinës eksperimentale për shërimin e kancerit të vezorëve

Rezultatet e fazës së parë të hulumtimit klinik i cili është kryer në SHBA në 31 të sëmura me kancerin e vezorëve tregojnë që vaksina eksperimentale për kancer të vezorëve mund të ndihmojë në shërimin e këtij kanceri.

Kështu në 19 nga 31 paciente është vënë re përmirësimi i gjendjes. Të 19-at kanë zhvilluar reaksionin antitumor të imunitetit, ndërsa në 8 prej tyre nuk ka sëmundje të matshme.

Mënyra e re e shërimit përdor vaksinën e personalizuar që sistemi i imunitetit të mësojë se si duhet të luftohet kundër tumorit.

Pasi që sistemi i imunitetit mëson se si të luftojë në mënyrë më efikase kundër tumorit, izolohen qelizat e sistemit të imunitetit të njohura si qeliza dendtritike, shumohen dhe kthehen në trup për ta forcuar, transmeton Koha.net.


Kanceri i vezorëve nuk është i shpeshtë, vlerësohet që zhvillohet në 1.38 për qind të femrave, por zakonisht është vdekjeprurës, pasi që shpesh diagnostikohet në fazën e avancuar të sëmundjes.

/telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori