Rezoluta…
Kuvendi republikan i Kosovës, nesër në seancën plenare pritet të nxjerr një Rezolutë për Luginën e Preshevës.
Kjo është hera e parë në historinë e këtij Parlamenti, që çështja shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, mendohet të ngrihet në shkallë legjislativi shtetëror.
Miratimi i Rezolutës së Parlamentit të Kosovës për Luginën e Preshevës, do të jetë nja nga ngjarjet më të rëndësishme politike, fill pas Marrëveshjes së Brukselit.
Rezoluta në rrafshin global nuk do të mund të krahasohej me Marrëveshjen historike të Brukselit, por në planin kombëtar do të jetë një mesazh i mirë i unifikimit të faktorit shqiptar brenda dhe jashtë Kosovës.
Kur themi kështu kemi parasysh se deputetët e Kosovës, pavarësisht ndarjeve politike dhe krahinore, kur është në pyetje Lugina e Preshevës, ata bëhen tok, në mendime dhe qëndrime.
Miratimi njëzëri i Rezolutës nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, është një shembull i mirë për gjithë shqiptarët kudo qofshin ata dhe një porosi për ndërkombëtarët dhe fqinjët se po u prek Lugina, shqiptarët reagojnë si komb.
Po, Rezoluta nuk i bën bashkë vetëm deputetët e Kosovës, por edhe spektrin politik të Luginës.
E premtja sipas gojëdhënave, nuk është gjithmonë e zezë. Kjo e premte me Rezolutë të Kosovës për Luginën e Preshevës, do të jetë një e premte e bekuar, një e premte e bardhë, një e premte e dëlirë si shpirti i pastër i shqiptarit kur i del krah shqiptarit.
Rezoluta është një leksion i mirë për Beogradin, i cili duhet të sillet më ndryshe me shqiptarët në jug të vendit, ngase atyre ka kush u del zot.
Këto ndjesi të Rezolutës shtatë-pikëshe, do t’i qesin në harresë zënkat e shpeshta të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, pozitë-opozitë, të cilat shpesh përfundonin me fyerje, sharje, kërcënime e konflikte verbale.
Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për Luginën është njëherazi edhe një “infuzion” i mirë shpirtëror për shqiptarët jashtë kufirit me shtetin amë, për më shumë veprime e sakrifica për të mirën e vendit të tyre.
Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për Luginën është e qëlluar dhe askush nuk e konteston se kush është kumbara e kësaj iniciative, nga kush vjen dhe nga vjen. Me rëndësi është se ia vlen Rezoluta, në momentet kyçe, nëpër të cilat po kalon Kosova dhe krahu i saj lindor.
Iniciativa e deputetit Haziri ka zgjuar reagimin pozitiv të klasës politike shqiptare brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe ka hallakatur ndjenjat e serbëve të Beogradit dhe ka thelluar heshtjen e ndërkombëtarëve.
Sa do t’i shërbej Rezoluta proceseve dialoguese Prishtinë-Beograd dhe sa do t’i ndihmoj Marrëveshjes historike të Brukselit, mbetet të shihet në vazhdim.
Vet faktit se Rezoluta, vjen pak ditë pas Lutjes së Mëngjesit, e cila mblodhi në Prishtinë zyrtarë të 70 vendeve të botës, pa përjashtuar as Beogradin, flet qartë se toleranca, mirëkuptimi, urtësia, mençuria, nuk janë arma e të ligut, qyqarit dhe zullumqarit.
Veç domethënies së pakontestuar të Rezolutës, është edhe simbolike numri shtatë i pikave të saj.
Sipas legjendës, numri shtatë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët është i shenjtë. Pse?
Sepse janë shtatë ditët e javës, ylberi i ka shtatë ngjyra, gjithashtu i kemi shtatë mrekullitë e botës, Gojëdhëna thotë se qielli i ka shtatë kate, pastaj shembulli i përrallës së plakut me shtatë thupra etj.
Prandaj, deputetë të dashur të Kuvendit të Kosovës, votoni shtatë pikat e Rezolutës së Kosovës për Luginën, sepse me këtë do të votoni për ardhmërinë politike të vëllezërve tuaj matanë kufirit me Serbi, të cilët fati i hidhur politik e historik i la të ndarë nga trungu amë, pa fajin dhe dashjen e tyre.
Faleminderit Kosovë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-7-780x439.jpg)
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall
![Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-112-780x439.jpg)
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re