Në një intervistë ekskluzive Niall Norgan, partner menaxhues për rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azi në Twitter ka thënë se nëpërmjet Httpool, kompanitë kosovare dhe shqiptare dhe agjencionet e tyre do të marrin çmimin, shërbimin dhe përkrahjen e njëjtë sikur të komunikonin drejtpërdrejtë me Twitter.
Telegrafi: Twitter ka hyrë në partneritet me Httpool që të sjellë Twitter Ads/reklamat në Kosovë dhe Shqipëri si dhe shtetet e tjera në rajon. Cili është roli i Httpool?
Norgan: Twitter ka caktuar Httpool si partner direkt të shitjes në Kosovë dhe Shqipëri. Nëpërmjet Httpool, kompanitë kosovare dhe shqiptare dhe agjencionet e tyre do të marrin çmimin, shërbimin dhe përkrahjen e njëjtë sikur të komunikonin drejtpërdrejtë me Twitter. Ne jemi vërtetë të ngazëllyer për mundësinë që kanë kompanitë në këtë treg që të qasen në fuqinë e Twitter, që të ndërtojnë komunitetin e tyre, të rrisin besnikërinë dhe të tregojnë tregimin e tyre.
Telegrafi: Sa është madhësia/shpërndarja e Twitter në Kosovë dhe Shqipëri?
Norgan: Ne nuk I ndajmë statistikat e përdoruesve sipas shteteve, mirëpo këto tregje janë shumë të zhvilluara. Ne kemi më shumë se 288 milion përdorues në botë dhe Tweets/cicërimat shihen në çdo vend, që nga TV emisionet, në gazeta, në webfaqe për në platformën tonë. Pasiqë ne e shohim Twitter që të përdoret si shoqërues të përditshëm për ngjarjet në botë, ne jemi afër të lidhur me interes të njerëzve. Si rezultat ne duhet të përshtatim përmbajtjen e kompanive me interest e njerëzve që ju duket interesante. Fokusi ynë është që të krijojmë një përmbajtje të shkëlqyer për përdoruesit tonë dhe të ofrojmë kthim në investime për reklamuesit. Shkalla e lartë e angazhimit dhe reklamuesit e lumtur e dëshmojnë se kjo po funksionon mirë.
Telegrafi: Çka janë Twitter Ads?
Norgan: Ne kemi tri formate të reklamave – që të gjitha janë organike në platform:
■ Tweets/Cicërimat e promovuara e rrisin arritshmërinë tek përdoruesit e interesuar në përmbajtjen tuaj. Ato janë së pari Tweet/Cicërima dhe mëpastaj reklama, që do të thotë se një reklamë e suksesshme e ka karakteristikën e njejtë me një Tweet/Cicërimë të suksesshme.
■ Trendet e Promovuara i ndihmojnë kompanitë që të fillojnë bisedat, ose që të zotërrojnë dhe rrisin një bisedë existuese.
■ Llogaritë e promovuara, i lejojnë kompanitë që të rrisin ndjekësit duke arritur tek përdoruesit që janë të interesuar në gjetjen dhe përcjelljen e organizatave dhe njerëzve me interes të përbashkët.
Telegrafi: Cili lloj i reklamuesve përdor Twitter?
Norgan: Ne kemi parë kërkesë nga lloje të ndryshme të kompanive në këto tregje të cilët janë aktivë në Twitter në mënyrë organike dhe dëshirojnë të përdorin reklamat e Twitter. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që të kemi një ekip lokal të shitjes që në terren të ndihmojë kompanitë të ndërtojnë strategji dhe që t’i ndihmojnë ata t’i ekzekutojnë kampanjat.
Telegrafi: Si sugjeroni reklamuesit që të fillojnë të reklamojnë në Twitter? Si mund të përfitojnë reklamuesit nga reklamat Twitter?
Norgan: Twitter reklamat prodhojnë rezultate shumë të mira për biznese dhe ne mendojmë se kjo është për tri arsye:
1. Twitter Reklamat shpërblejnë përmbajtjen e mirë dhe nuk ndërhyjnë në përdorim. Reklama sërvohet në hapësirën e njëjtë si përmbajtja e zakonshme, që do të thotë se
Reklamat e suksesshme kanë karakteristikat e njëjta me Cicërima dhe Përdorues aktual.
2. Mobile është në ADN-në tonë – është mënyra se si ne kemi filluar si kompani dhe për ketë reklamuesit nuk duhet ti ri-bëjnë reklamat e tyre për mobile, sepse Cicërimat kanë përdorim konsistent në platforma të ndryshme, qoftë mobile, web ose aplikacion.
3. Marketingu në Twitter nuk ka të bëjë më tregje të zgjedhura, është për momente të zgjedhura. Përdoruesit e Twitter dërgojnë më shumë se 500 milion cicërima në ditë për çdo gjë, që nga ngjarjet e mëdha në botë, deri te momentet e përditshme në botën e tyre. Çdo Tweet është një moment për biznese të jetë relevant dhe të shtojë vlera në bisedë.
● Që nga dita e parë, bizneset kanë përdorë Twitter që të nderveprojnë më konsumatorët e tyre dhe që të arrijnë audienca më të gjëra. Tanimë janë me mijëra biznese në Twitter. Twitter dërgon vlera të jashtëzakonshme për ata si metodë e lirë që të dëgjojnë dhe të komunikojnë me konsumatorët.
● Bizneset që përfitojnë më së shumti nga reklamat Twitter janë përdorues të mirë organik të platformës. Ata e kuptojnë se si Twitter ju ndihmon që të komunikojnë më konsumatorët e tanishëm dhe që të arrijnë konsumator të rrinjë. Ata zhvillojnë përmbajtje që njerëzve u duken interesante dhe si rezultat i kësaj ata shohin nivele të larta të angazhimit. Puna jonë është që të ndajmë këto storie të suksesit dhe që të punojnë së afërmi me kompani të zhvillojnë përmbajtje kreative dhe që ti ndihmojë ata që të dërgojnë përmbajtjen e tyre tek përdoruesit e Twitter të cilët kanë më shumë mundësi që t’u duket interesante.
● Cicërimat duhet të informojnë, zbavisin dhe ndihmojnë
Telegrafi: Çfarë e dallon Twitter prej rrjeteve tjera sociale? Si mundet Twitter që të plotësojë strategjitë e marketingut të kompanive?
Norgan: Ne e mendojmë Twitter si urë marketingu dhe jo si një ishull. Bizneset dhe organizatat përdorin Twitter që të zmadhojnë kampanjat e tyre offline, si dhe kampanjat e tjera online. Me më shumë se 500 milion cicërima në ditë dhe 288 përdorues aktiv, njerëzit i drejtohen Twitter që t’i afrojë ata me gjërat për të cilat ju intereson, qoftë lajmet që ndikojnë në jetën e tyre ose për bizneset afër tyre. Në Twitter, njerëzit flasin për atë që ju intereson, për çfarë po ndodhë rreth tyre tani, duke përfshirë edhe biznesin tuaj. Kjo ju jap një kontekst të fuqishëm që të lidhni mesazhin tuaj me atë se çfarë është e rëndësishme për konsumatorët tuaj në atë kohë. Duke angazhuar me cicërimat aktuale mund të ndikojë në biseda në atë mënyrë që të ju ndihmoje juve të rritni biznesin tuaj.
Telegrafi: A punon Twitter në të gjitha sistemet operative?
Norgan: Twitter është i qasshëm në të gjitha platformat e mëdha mobile si dhe nëpërmjet twitter.com.
Telegrafi: Sa kushton që të reklamohet në Twitter? Si është mënyra e blerjes?
Norgan: Reklamuesit paguajnë vetëm në rastin kur përdoruesi përdor ndonjërin nga produktet e promovuara. Angazhimi nënkupton përcjelljen e llogarisë së përdoruesit, ricicërimën ose përgjigjen në Cicërimen e Promovuar ose klikimin në linkun ose përmbajtjen mediale në Cicërimën e Promovuar.
● Çmimi i një reklame varet nga dy elemente: sa është e pritshmë që një përdorues të angazhohet me përmbajtjen tuaj (ne nuk duam që përdoruesit të shohin reklama jo relevante), dhe se si një biznes zgjedhë që të përzgjedhë kampanja specifike. Pasi që çminoja jonë është në bazë të aukcionit, çmimi varet nga ndarja e interesave të përzgjedhura dhe fjalive kyçe që një reklamues përzgjedhë.
● Kompanitë që janë të interesuara të reklamojnë duhet të kontaktojnë me Httpool për më shumë informata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj