LAJMI I FUNDIT:

Rehatia dhe jo pamja

Rehatia dhe jo pamja

Sipas një studimi që u paraqit gjatë punimeve të Konferencës Botërore për Tendencat e Reja të Mjekësisë në Berlin, të brendshmet e tipit “string” ose “tanga” me fërkimin e vazhdueshëm ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të vagjinës e qafës së mitrës, por edhe në shfaqjen e shpeshtë të mykut.

Nëse doni të bëni fëmijë, ndërroni të brendshmet tuaja. Dhe kjo sepse, sipas një studimi që u paraqit gjatë punimeve të Konferencës Botërore për Tendencat e Reja të Mjekësisë në Berlin, të brendshmet e tipit “string” ose “tanga” me fërkimin e vazhdueshëm ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të vagjinës e qafës së mitrës, por edhe në shfaqjen e shpeshtë të mykut.

Nëse këto sëmundje nuk kurohen, mund të shkaktojnë probleme edhe në shëndetin riprodhues. Myky më i zakonshëm, që çrregullon gjendjen normale quhet Candida dhe është përgjegjës edhe për shfaqjen e sëmundjeve në vagjinë, sidomos pas terapive me antibiotikë.

Preferoni, pra, të brendshme të rehatshme e prej pambuku dhe informoni gjinekologun tuaj sapo të ndieni ndonjë shqetësim, kruajtje ose djegie. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori