Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave historik për të gjithë qytetarët e Kosovës
Për historinë e një vendi (shteti) regjistrimet e popullsisë paraqesin momente të rëndësishme (të shënuara), me ç’rast evidencohet gjendja e saktë e vlerave të tij më të mëdha (kapitale) – e popullatës së tij. Duke i krahasuar gjendjet në çdo njërën prej atyre momenteve nxirret pasqyra e zhvillimit të popullsisë ndër vite, dekada e shekuj. Konstatohen rritjet e numrit të përgjithshëm, mësohet për ndryshimet e përbërjes së saj dhe kërkohen shkaqet që ato ndryshime i sollën. Popullsia është element dhe modifikator i hapësirës dhe kohës. Njohja e mirë e saj është me rëndësi të dorës së parë, pasi ajo është pasqyrë e së kaluarës, akter i së tashmes dhe bartës i së ardhmes.
Analiza shkencore objektive e shumë të dhënave statistikore ndihmon të njihen dhe vlerësohen transformimet në një hapësirë ku një popullsi jeton e punon, prodhon e shpenzon. Sot, shënimet statistikore janë me interes mbarëkombëtar e mbarështetëror dhe sa më i zhvilluar, më i përparuar, e më demokratik që të jetë një vend aq më të zhvilluar duhet ta ketë këtë veprimtari!
Deri para disa dite të gjithë ishin skeptik për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, edhe pse të gjitha përgatitjet teknike janë kryer konform standardeve evropiane të rekomanduara nga EUROSTAT-i. Kishte disa dilema për shtyrje të regjistrimit, kishte edhe disa vërejtje të vogla. Mirëpo, të hënën të gjitha këto dilema i bëri të qarta Drejtori i EUROSTAT-it dhe kryesues i Operacionit ndërkombëtarë për monitorim (International Monitoring Operation / IMO), z. Pieter Everaers. Vizita e tij ishte shumë e rëndësishme për Kosovën pasi që ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës, Komisionin Qendror të Regjistrimit, Entin e Statistikave të Kosovës për angazhimin në procesin e regjistrimit të popullsisë. Ai ka shprehur kënaqësinë e tij që tashmë po vjen në Kosovë vetëm disa ditë para fillimit të regjistrimit, pas një pune të gjatë të përbashkët të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Z. Everares edhe njëherë ka treguar se Kosova është e gatshme të filloj Regjistrimin e Popullsisë më 1 Prill, 2011.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008 të gjitha Institucionet e Kosovës kanë pasur synimin kryesorë që ta shpallin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të jetë e njohur ndërkombëtarisht nga të gjitha shtetet. Gjithashtu, me të drejta të barabarta me të gjitha shtetet tjera të pavarura. Ndërsa, pas vitit 2008 është punuar në masë të madhe nga Qeveria e Kosovës që ta ketë numrin e saktë të popullsisë që jetojnë në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Kjo tani konsiderohet një ngjarje madhore për të mirën e Kosovës pasi që numri i saktë i popullsisë nuk dihet që nga viti 1981 kur edhe ka ndodhur regjistrimi i fundit në Kosovë.
Për realizimin e regjistrimit të popullsisë është punuar që nga viti 2003. Mirëpo, nuk ka ekzistuar përkrahja ndërkombëtare që ky regjistrim të realizohet edhe më herët për shkak të rrethanave politike në të cilat është gjendur Kosova në atë kohë. Drita e gjelbër për Kosovën nga EUROSTAT-i është ndezur në vitin 2009 që regjistrimi i popullsisë të realizohet në vitin 2011.
Regjistrimi i popullsisë është operacioni më i madh statistikor që është realizuar ndonjëherë nga Kosova dhe konsiderohet më kompleks 3 herë më tepër se sa organizimi i zgjedhjeve nacionale. Ky operacion jetik do të ketë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e qeverisjes në nivelin nacional dhe lokal. Po ashtu është fundamental në perspektivën më të gjerë rajonale dhe ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme që regjistrimi i popullsisë të kryhet me sukses duke i respektuar të gjitha rekomandimet dhe standardet ndërkombëtare.
Rruga deri te lejimi i mbajtjes së regjistrimit të popullsisë nuk ka qenë fare e lehtë, pasi që Ministria e Administratës Publike me përkrahje të plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka pasur shumë takime dhe debate me përfaqësuesit ndërkombëtar të EUROSTAT-t që edhe Kosova të hyn në listën e 70 shteteve që do ta realizojnë regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.
Për të realizuar një regjistrim të suksesshëm shtetëror sikur edhe vendet tjera, Kosova duhet ti zbatoj rekomandimet e fundme të Eurostatit lidhur me parimet dhe metodologjinë, si dhe parimet fondamentale të kombeve të bashkuara në fushën e statistikave. Në këtë drejtim është dashur të përmbushen edhe shumë kritere, kërkesa, vërejtje, korrigjime, rekomandime e riparime jo vetëm metodologjike.
Sipas dokumenteve të Eurostat-it, vendet e BE-së si dhe të tjerat që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të përgatitur bashkimin me strukturat e BE-së duhet të respektojnë kornizën e rregullatorit të përshkruar në dy dokumente:
– "Konferenca e Rekomandimeve të Statisticientëve Evropianë për Regjistrimet e Përgjithshme të Popullsisë 2010” përgatitur në 2006 nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë;
– “Rregullorja e Komisionit Evropian 763/2008 e Parlamentit Evropian dhe ajo e këshillit të datës 9 korrik 2008 mbi Regjistrimet e Popullsisë dhe Ekonomive Shtëpiake (tekst me relevancë të EEA-së)”
Vlen të përmenden takimet e vazhdueshme që janë realizuar ndërmjet EUROSTAT-it dhe KQR-së për caktimin e datës së regjistrimit të popullsisë. Të gjitha këto aktivitete dhe angazhime të KQR kanë rezultuar me një sukses, i cili ka qenë marrja e licencës për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë apo caktimi i datës për regjistrim. Vet marrja e kësaj licence konfirmon legalitetin e pavarësisë së Kosovës, pasi që dihet që regjistrimin e popullsisë e realizojnë vetëm shtetet.
Kush është popullsi rezidente?
Në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, definicioni popullsi rezidente nënkupton: “individët që kanë jetuar për një periudhë kohore të vazhdueshme në vendbanimin e tyre të zakonshëm më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj para ditës së regjistrimit, ose kanë arritur në atë vendbanim gjatë dymbëdhjetë (12) muajve para ditës së regjistrimit me qëllim që të qëndrojnë aty më gjatë se një (1) vit. Personat të cilët përkohësisht mungojnë për një periudhë të shkurtër prej vendit të tyre rezident nga vendi i zakonshëm i banimit, për një periudhë më pak se dymbëdhjetë (12) muaj, për arsye të ndryshme, si: punësimi, studimi, udhëtimit, shërimit apo shkollimit, duhet të përfshihen në regjistrim, respektivisht në popullsinë rezidente”. Kjo nënkupton që personat që jetojnë, veprojnë dhe punojnë jashtë Kosovës nuk do ta humbin shtetësinë, e as të drejtën për të votuar. Të dhënat e siguruara nga regjistrimi janë të nevojshme për institucionet shtetërore të Kosovës, për organizatat ekonomike, institucionet akademike, për shoqërinë civile, si dhe për të interesuar të tjerë, me qëllim të planifikimit dhe zbatimit të politikave të përgjithshme zhvillimore, për hulumtime shkencore dhe analiza të tjera të nevojshme për fusha të ndryshme të shoqërisë.
Të gjithë Kosovarët që për momentin gjinden më tepër se 12 muaj jashtë Kosovës do të thotë që ata regjistrohen në po atë vend ku janë duke punuar dhe duke vepruar. Ky definicion është standard ndërkombëtar me qëllim të mos dyfishimit të numrit të popullsisë botërore. Përderisa një Kosovar me familje punon, jeton dhe shkollohet jashtë Kosovës, marrim shembull, ne nuk mund të planifikojmë për atë familje shkollë apo ndonjë vend pune për te. Sepse për atë familje mendon shteti në të cilin është rezident për momentin. Por, numri i të gjithë kosovarëve që për momentin janë më tepër se 12 muaj jashtë Kosovës do të jetë evident me “Listën Suplementare”. Kjo është lista ku regjistrohen popullsia e Kosovës, që nuk konsiderohen si popullsi rezidente e Kosovës, por që janë qytetarë të Kosovës dhe për të cilët vet personi ose familjari jep të dhënat për ta me rastin e regjistrimit. Gjithashtu, edhe nëse nuk është prezent në Kosovë Ekonomia familjare dhe banesa do të regjistrohen.
Me regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave askush nuk do të humb e as nuk do të fitojë pronën apo banesën. Ka shumë probleme me pronësinë në Kosovë, mirëpo me këtë regjistrim do të regjistrohen vetëm ato të cilat i ka në pronësi të veten kryefamiljari dhe nuk ka problem nëse i ka në emër të vetin apo jo. Edhe nëse e regjistron nuk do të thotë që ai e ka bartur në emër të tij atë pronë. Duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës se ruajtja e fshehtësisë së të dhënave individuale të regjistrimit (konfidencialiteti) është i garantuar me ligj. Asnjë e dhënë nuk do të agregohet si individuale, mirëpo të gjitha të dhënat do të agregohen në mënyrë kolektive.
Andaj ky regjistrim ka rëndësi për të gjithë duke përfshirë edhe Organizatat jo qeveritare. OJQ-të mund t’i përdorin rezultatet e regjistrimit për të planifikuar dhe zhvilluar programet e shërbimeve sociale: qendrat e kujdesit të fëmijëve, qendrat e kujdesit për të moshuarit, programet e sensibilizimit për të rinjtë etj.
Rëndësi të madhe regjistrimi i popullsisë ka edhe për bizneset, përfshirë edhe investitorët e huaj. Bizneset i përdorin të dhënat për të shpërndarë sa më mirë kapitalet qoftë financiare po ashtu edhe ato njerëzore, për të shpërndarë pikat e shitjes. Gjithashtu, për të gjetur pozicionin më të mirë për një bankë, një teatër një kinema, zyrat e punësimit etj.
Prandaj konsiderojmë që viti 2011 do të jetë vit i mbarë për Kosovën, vit i cili do ti sjellë Kosovës numrin e saktë të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
(Autori është Magjistër i Administratës Publike, dhe koordinator i Sekretariatit për Regjistrimin e Popullsisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-45-780x439.jpg)
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-21-780x439.jpg)
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
![Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738862146398-780x439.jpg)
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
![Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rashford-4-780x439.jpg)
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin