Regjistrimi i korruptuar i Popullsisë
Pas tridhjetë vjetësh ndodhi edhe Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë, në vitin 2011. Pas tërë asaj zhurme, edhe politike edhe mediale, Regjistrimi erdhi, mbaroi dhe shkoi duke na koritur. Në fakt, si çdo gjë tjetër kosovare në këtë vend. Punët nisin dhe mbarojnë duke u koritur, duke u bërë horë, bile edhe duke bërë të na vije turp nga të qenit shqiptar.
I gjithë procesi i Regjistrimit u ndjek me mungesë transparence dhe keqmenaxhim. Qeveria, nga paratë e taksapaguesve, ndau rreth 4 milionë euro për procesin, ndërsa që rreth 8 milionë euro u siguruan nga donatorët. Ky fond u menaxhua përmes një dokumenti klasik, për hatër të mediave, që quhej Fondi i Mirëbesimit, i udhëhequr nga UNOPS. Për prokurorët dhe gjyqtarët vlen të përmendet rrethana që kjo organizatë ndalte 1% te shumës që në fillim të çfarëdo detyre që ndërlidhej me Regjistrimin, ndërsa që për çdo detyrë që zbatohej i ndalte plus 7% të shumës. Kjo situatë, në gjuhen popullore, quhet haraç, por me letra. Ndërsa që tashmë është shndërruar në rutinë që kompania e udhëhequr nga njëfarë aktori (me gjasë, i lidhur ngushtë me PDK-në) me emrin Blerim Gjoci që edhe në këtë proces të “fitojë” tenderin për fushatën e, siç quhej nga amatorët, sensibilizimit.
Tutje.
Zyra e Regjistrimit të Popullsisë (ZRP), e cila ka probleme elementare ligjore me themelimin dhe ekzistimin e vet sepse funksionin si institucion paralel brenda një institucioni qeverisës, pra brenda Entit të Statistikave të Kosovës (ESK), gjatë gjithë këtij procesi disavjeçar në vazhdimësi në punën e vet u ndjek me mungesë profesionalizmi dhe menaxhimi sepse prapa saj, ashiqare, shtrihej mbështetja politike, klanore dhe familjare. Më konkretisht, regjistruesit, kontrollorët dhe mbikëqyrësit që u angazhuan gjatë procesit të Regjistrimit në terren u zgjodhën në baza familjare, klanore dhe partiake. Vlen të përmendet që trajnimi i tyre u krye duke u shkelur ligji për Regjistrim pasi që u trajnuan vetëm 2 – 3 javë para daljes në terren derisa, sipas ligjit, kjo do të duhej të ndodhte së paku 6 muaj para fillimit të Regjistrimit në terren. Edhe trajnimet ishin cilësisht të papërgatitura.
Këto janë vetëm disa nga dukuritë përgjatë procesit të organizimit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe të Banesave në Kosovë në vitin 2011 që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e të dhënave të mbledhura në terren si dhe pastaj futja e tyre në bazën e të dhënave.
Në këtë kuadër, është me rëndësi të theksohet që formulari i Regjistrimit, përkatësisht pyetësorët, u vënë në dispozicion publik nja 3 – 4 ditë para fillimit të Regjistrimit në terren. Ky është ilustrimi më i mirë i mundshëm, edhe për analfabetët shkencorë, ku shtrihet mungesa e transparencës në menaxhimin ose udhëheqjen e këtij procesi. Sepse si është e mundshme që formularët e Regjistrimit të mos jenë në duart e publikut, në duart e shoqërisë civile, në duart e mediave dhe sidomos në duart e profesionistëve të kësaj fushe dhe të interesuarve të tjerë, kur ky proces përfshinte të gjithë qytetarët e Kosovës, kur ky proces do të ndikonte në ardhmërinë e zhvillimit shoqëror të vendit?
Në këtë rrjedhë, është lehtë e kuptueshme pse pastaj do të dështojë edhe fushata e “sensibilizimit” sepse informatat e dhëna nga qytetarët shpesh nuk mund të ishin të sakta për shkak të frikës që ato, sidomos për pasurinë e tyre, do të ndikojnë në rritjen e tatimeve. Kjo, veç tjerash, i bie që të dhënat e ofruara nga qytetarët, me gjasë, nuk do të jenë edhe aq konfidenciale, me këtë, duke u kryer edhe një tjetër shkelje ligjore kur kihet parasysh që, sipas ligjit, të dhënat e ofruara duhet të jenë konfidenciale, të besueshme.
Dhe krejt kjo situatë e dhënë në vija të trasha sa për ilustrim, sjellë çudinë se si dhe pse nuk u përdorën të dhënat e hiq më pak se tri Regjistrimeve provuese të mbajtura në periudhën 2005-2009, me ç’rast do të bëhej skanimi dhe analizimi i metodologjisë dhe i vet nxjerrjes së të dhënave në mënyrë që të evitohen gabimet në kohën e Regjistrimit të përgjithshëm në prill të vitit 2011. U organizuan tri Regjistrime provuese dhe të gjithë treguesit rezultonin që mënyra e organizimit dhe veçanërisht metodologjia e mbledhjes dhe e futjes së të dhënave në bazë, ishin për diskutim sidomos në saktësinë, cilësinë dhe pastaj në vlefshmërinë e tyre sepse, thjeshtë, nuk përputheshin me realitetin në terren. Në vend që organizatorë e Regjistrimit, siç thuhet, të mësonin mësimet nga gabimet, ata shkuan dhe gabimet e njëjta i bartën edhe në Regjistrimin e plotë të Popullsisë.
Tutje.
Duke qenë që Regjistrimi i Popullsisë ishte njëri nga projektet më të rëndësishme të shtetit atëherë rëndësia dhe serioziteti i institucioneve të vendit duhej të përçoheshin me mbikëqyrje të rreptë organizative. Qeveria e Thaçit ndau rreth 4 milionë euro kurse pjesa tjetër erdhi si donacion i cili përveç se ndihmë u trajtuan edhe si imponim në çështjet themelore. Në rastin e Kosovës, metodologjia, pyetësorët dhe çdo aktivitetet e dokument i rëndësishëm u hartua dhe u udhëhoq nga ndërkombëtarët (EUROSTAT, UNOPS) përderisa organizatorët vendorë numëronin përfitimet financiare. Në këtë kuadër, Eurostati nuk ka pse të miratojë rezultatin e Regjistrimit të Popullsisë sepse ky organ ishte pjesë e organizmit të Regjistrimit.
Në këtë rrjedhë të ngjarjeve, i tërë procesi i organizimit të Regjistrimit, në secilën fazë të vet, kaloi i heshtur (jo transparent) sepse kjo nuk do të mund të arrihej pa u siguruar heshtja dhe miratimi i disa udhëheqësve vendor politik, pse jo, duke filluar prej Kryeministrit e deri tek Zyra për Regjistrimin e Popullsisë që, falë tyre, sot, në shekullin e njëzetenjëtë (shek. XXI), Serbia po e arrin në mënyrë paqësore përpjekjen e vet për të ndryshuar hartën demografike të Kosovës, ëndërr të cilën me dekada u mundua ta ndryshoj përmes dhunës policore, ushtarake si dhe përmes shtypjes sistematike qeverisëse.
Nga ky proces po synohet të rritet numri i serbëve si banues rezidentë në Kosovë. Në Regjistrimin e vitit 1991, të kryer nga regjimi serb, nga rreth 2 milionë banues, rreth 200 mijë ishin serbë. Me këtë, po synohet që Kosovës, edhe demografikisht t’i futet dimensioni multietnik shtetëformues dhe t’i bëhet vend edhe më komod pakos së Ahtisarit edhe nëpërmjet statistikave. Dhe e tërë kjo edhe me përkrahjen e organizatorëve të Regjistrimit të cilët ishin dhe mbetën jo-transparent në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe në harxhimin e rreth 12 milionë eurove për këtë projekt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër