Reformimi drejt të ardhmes
Partitë politike në shoqërinë bashkëkohore, shpesh gjenden përballë rrethanave të cilat dinë të jenë të ndikuara nga dimensione më të gjera politike duke bërë kësisoj që të përballen me sfidën e ndryshimeve. Këtu duhet rishikuar shkaqet të cilat sjellin një parti apo lëvizje të caktuar politike në një pozitë ndryshe në vlerësimin që i bën dioptria e vetë qytetarit. Në këtë drejtim gjithnjë duke u mbetur besnike vlerave dhe koncepteve burimore kërkohet një përkushtim dhe pjekuri politike e cila përveç ndikimit të saj pozitiv të drejtpërdrejtë brenda partisë gradualisht do të reflektoj vlerat edhe tek vetë shteti në përgjithësi. Në këtë mënyrë përmbushet një mision thelbësor i partisë që botëkuptimet e veta mbi jetën dhe liritë ti shijoj çdo qytetar.
Në variantin kosovar të kësaj qasjeje asnjëherë nuk duhet harruar Gandi i Kosovës. Ideatori i pavarësisë Presidenti Ibrahim Rugova arriti që botëkuptimet liridashëse dhe properëndimore ti bëj pjesë të një programi gjithëkombëtar duke identifikuar para opinionit ndërkombëtar aspiratat e drejta të popullit të Kosovës. Ideja e tij i qëndroi dekadave kur ato ishin më të vështirat, kurse vetë subjekti politik me të drejtë u radhit në mesin e partive anti-komuniste që ndryshuan Evropën.
Në rrugëtimin e çdo partie politike gjithmonë ka pasur dhe do të ketë edhe ngritje por edhe rënie, qoftë partia të dal fituese apo humbëse në zgjedhje, gjithmonë këto periudha duhet shfrytëzuar për të analizuar shkaqet dhe identifikuar pikat e nevojshme për tu rishikuar. Në partinë e cila identifikoi kërkesën kosovare për pavarësi, ndonëse tani pjesë e koalicionit, është vërejtur një zbehje e pragmatizmit të votuesve militantë të saj. Është e nevojshme që të mendohet për rekomandime apo projekte mbi të ardhmen e partisë dhe si të tilla disa nga to mund të veçohen riorganizimi dhe organizimi i brendshëm. Një mobilizim konkret dhe i planifikuar mirë do të rikthen popullaritetin tek votuesit.
Shikuar nga këndvështrimi historik, shohim se të gjitha fuqitë e mëdha gjithmonë kanë pësuar humbje nga vetë brendësia e tyre, të paktën këtë na e dëshmon historia. Në këtë kontekst është e nevojshme një riorganizim i ri në mënyrë që partia të ketë një pamje të freskuar nga ajo që janë mësuar publiku të shohin, gjithnjë duke u bërë një organizim racional dhe profesional.
Për anëtarët e partisë padyshim se është i nevojshëm edhe një mobilizim në kuptimin që edhe nga vetë anëtarët e partisë të formësohen objektiva, ide por edhe një vizion i cili nesër do të nxjerr në sipërfaqe edhe më tej kreativitetin që karakterizon subjektin politik. Në baza racionale duke konsideruar gjithmonë aftësitë profesionale të menaxhimit duhet mëtuar një efikasitet më të madh, transparencë që i mundëson secilit anëtarë të jep kontributin e tij. Riaktualizimi dhe forcimi i mëtejmë i kujdesit për shoqërinë do të spikatë më tej një nga vlerat dhe përkushtimet bazike.
Është domosdoshmëri e nevojshme që drejt këtyre objektivave të shfrytëzohen edhe një sërë procesesh dhe mundësish që sot ofrohen. Debatet dhe shpalosja e vlerave para qytetarit të jenë më të shpeshta, praktike dhe pragmatike.
Lidhja Demokratike e Kosovës si një organizim politik i qytetarëve të orientuar kah qendra e djathtë dhe konceptet tani më të dëshmuara në botën perëndimore ka rastin që në procesin e saj të reformimit dhe fuqizimit ti dëshmoj qytetarit se ajo është në gjendje të kaloj më tutje një sërë procesesh të vështira, si dhe të vazhdojë të angazhohet drejt mirëqenies ku liria, demokracia dhe pavarësia shtetërore do të jenë gjithmonë elemente përcjellëse që garantojnë një jetë më të mirë për çdo qytetar të Kosovës.
(Autori ka master në Sociologji)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarr-komoglavve-780x439.jpg)
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju