Reciprocitet deri në fund
Rruga politike që duhet të ndjekë sot Kosova në raport me Serbinë dhe arsyeja e vetme madhore pse duhet të kritikohet Qeveria e Kosovës për politikën që ndjek ndaj veriut të Kosovës e kanë një emër: reciprocitet deri në fund, që nënkupton edhe futjen e çështjes së Kosovës Lindore në bisedime. Kosova Lindore është çështja korresponduese e veriut të Kosovës (si çështje politike), jo vetëm tani, jo se tani “na erdhi rasti”, por është e tillë edhe historikisht. Parimi historik si i vetëm nuk do të kishte vlerë, por me faktin se edhe sot në Kosovën Lindore janë shumicë shqiptarët, parimi historik e forcon “parimin e reciprocitetit” sot.
Kosova Lindore ndaj veriut të Kosovës – të bëhet gur themeltar i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë
Qeveria e Kosovës e nisi “betejën për veriun” me ndalimin e hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë. Pak më herët filloi të përdoret termi reciprocitet nga qeveritarët edhe për disa çështje tjera “më të vogla”. Mirëpo, gjendja eskaloi shumë shpejt dhe u tregoi të gjithëve se çështja nuk mund të jetë vetëm ekonomike, e aq më pak teknike, por është thellësisht politike. Madje, sipas bindjes sime, u pa se as edhe një element reciprociteti nuk mund të aplikohet pa e prekur thelbin politik të krejt çështjes: marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Çështja e Kosovës Lindore për shqiptarët është problemi më i madh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, shmangia e kësaj teme nga agjenda e bisedimeve është anashkalim i thelbit të problemit.
Krahas reciprocitet si masë ekonomike, temë e pashmangshme vazhdon të jetë edhe veriu i vendit. Në këtë rast, përkundër zotimeve të qeverisë për reciprocitet, nëse nuk ngrihet edhe çështja e Kosovës Lindore, çështja e veriut të vendit mbetet pa elementin korrespondues në anën tjetër. Pasojat e këtij veprimi janë të dukshme qysh sot, e do të jenë edhe më të dukshme nesër.
Problemi i Kosovës Lindore nuk është se u shpik sot për të bërë luftë politike me Serbinë, por ai ekziston historikisht, madje i lidhur drejtpërdrejt me veriun e Kosovës. Fakti që problemi më i madh i bisedimeve të tanishme është gjendja në veri të Kosovës, Kosovën Lindore e bën gur themeltar të politikës së reciprocitetit. Dhe vërtet, kjo çështje është gur themeltar i reciprocitetit, sepse po nuk u fut kjo çështje në bisedimet Kosovë-Serbi, atëherë jo vetëm që nuk mund të flitet për ndonjë zgjidhje tjetër reciproke, por dihet paraprakisht se secila “zgjidhje” e veçantë dhe zgjidhja komplete do të jetë e padrejtë dhe në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve.
Kush e kritikon Qeverinë e Kosovës për hapat në veri dhe a kanë të drejtë?
Hapat e Qeverisë së Kosovës të ndërmarra në veri në fund të korrikut 2011 kryesisht janë përkrahur nga faktorët e skenës politike në vend. Mirëpo kishte subjekte politike dhe individë analistë që edhe i kritikuan. Vërtet, njeriu mund të kritikojë diçka rreth planifikimit, diçka rreth strategjisë, diçka rreth informimit, e diçka edhe rreth keqpërdorimit të aksionit nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo të gjitha këto janë çështje të ditës. Në aspektin afatgjatë, madje edhe historik, është vetëm një çështje për të cilën mund dhe duhet të kritikohet Qeveria e Kosovës në raport me politikën e ndjekur në veri pas datës 25 korrik të këtij viti. Ajo çështje është mosfutja në opsion edhe e Kosovës Lindore. I vetmi subjekt që Qeverinë e Kosovës e kritikon dhe e këshillon nga kjo pikëpamje është Lëvizja për Bashkim (LB).
Rrjedhimisht, të gjithë ata që nuk pajtohen me Qeverinë e Kosovës në lidhje me gjendjen në veri të Kosovës dhe nuk e fusin Kosovën Lindore në politikën që do t’ia preferonin Qeverisë së Kosovës, janë jashtë realitetit politik. Supozojmë për një çast se nuk ekziston Kosova Lindore si problem. Atëherë, politika e ndjekur nga Qeveria e Kosovës në veri prej 25 korrikut ndoshta nuk është e përkryer, por është pothuaj maksimumi që mund të arrihet. Madje, të gjitha opsionet tjera të propozuara nga subjekte të ndryshme, të cilat nuk e inkorporojnë në zgjidhje Kosovën Lindore, do të kishin përfundim më të keq se opsioni që po e ndjek tani Qeveria e Kosovës.
“Pengesat” që i shohin disa politikanë dhe “analistë”
Disa “analistë” dhe “politikanë” i sajojnë disa “pengesa” për futjen e çështjes së Kosovës Lindore në bisedimet Kosovë-Serbi si çështje korresponduese e veriut të Kosovës. Bashkësia e atyre individëve të cilët dyshojnë apo edhe e kundërshtojnë këtë shquhen në mënyrë permanente me pajtimin e tyre koniunktural me “faktorin ndërkombëtar”; nuk shquhen për ndonjë qëndrim të pastër të vetin; nuk shquhen për ndonjë sakrificë në të mirën e atdheut apo të njerëzores.
Pengesat për këtë bashkësi njerëzish janë: Pakoja e Ahtisarit, qëndrimi i Uashingtonit dhe Brukselit (“mosndryshimi i kufijve”), “mungesa” e kapacitetit të shqiptarëve për ta shtruar dhe shtyrë përpara këtë projekt etj. Le të shihen këto tri “pengesa”:
‒ Pakoja e Ahtisarit – Kjo Pako prishet në radhë të parë me futjen e veriut të Kosovës në bisedime me Serbinë. Pra, edhe nëse duan shqiptarët ta ruajnë atë Pako, nuk munden. Në këto rrethana, duhet të futet Kosova Lindore në bisedime për të krijuar një “Pako” të re, më të favorshme për shqiptarët.
‒ Qëndrimi i Uashingtonit dhe Brukselit – Para së gjithash, faktori ndërkombëtar i ka në gojë parimet universale, si zgjidhje me dialog, zgjidhje joviolente, tolerancë, jetë më të mirë të qytetarëve, qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave etj. Sigurisht, kur Washingtoni dhe Brukseli gjenden para problemeve të rrezikshme e përmendin edhe një parim më të veçantë: mosndryshimin e kufijve. Nga të gjitha këto parime të faktorit ndërkombëtar vetëm ky i fundit mund të diskutohet se në çfarë raporti rri me reciprocitetin e plotë të Kosovës ndaj Serbisë; ndryshe, të tjerët nuk lëndohen me insistimin e shqiptarëve për Kosovën Lindore. Insistimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore me reciprocitet ndaj parimit të mosndryshimit të kufijve qëndron kështu: vetëm në rastin ekstrem të reciprocitetit do të ndryshoheshin kufijtë, edhe atë me marrëveshje, që do të thotë se respektohen të gjitha parimet universale njerëzore. Ndërsa, deri te kjo zgjidhje ekstreme në kuadër të reciprocitetit të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë dhjetëra zgjidhje tjera pa ndryshimin e kufijve.
‒ “Mungesa” e kapacitetit të shqiptarëve – E para, kapaciteti i një populli i ka disa dimensione; e dyta, kapaciteti matet në sprova. Nëse shqiptarët nuk provojnë të bëjnë politikë dhe ta zgjidhin drejt problemin me Serbinë, por vazhdojnë të pranojnë zgjidhje nënshtruese, vërtet do të rezultojë se jemi të dobët. Dimensionet e kapacitetit të një populli mund të jenë politike, ushtarake, ekonomike, intelektuale etj. Për çështjen konkrete duhet sprovuar vetëm kapacitetin politik. Në një çështje të caktuar një faktor mund të ketë kapacitet të madh politik, ndërsa në një çështje tjetër jo. Sot faktori shqiptar në çështjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës Lindore me mjete politike e ka kapacitetin shumë të madh, madje të mjaftueshëm. Është kështu, sepse shumë rrethana (të jashtme dhe të brendshme) e favorizojnë zgjidhjen e drejtë. Pra, vetëm duhet më shumë guxim dhe grumbullim i kapaciteteve intelektuale që i kanë sot shqiptarët. Në anën tjetër, është moment historik për ta zgjidhur drejt këtë problem, madje ndoshta momenti i fundit.
(Autori është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-4-780x439.png)
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin