Reagime të ashpra ndaj Francës në PE, sot votohet rezoluta për bisedimet me Shkupin dhe Tiranën
Deputetët evropianë në debatin e jashtëzakonshëm në sesionin plenar për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ashpër e dënuan veton franceze në samitin e BE-së më 18 tetor të vitit 2019 dhe kërkuan që gabimi të korrigjohet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm. Diskutimet në të cilat fjalën e morën 40 anëtarë të Parlamentit Evropian sot duhet të shndërrohen në rezolutë të përbashkët, për të cilin do të votohet rreth mesditës, njofton AIM.
Maqedonia e Veriut edhe njëherë mori mbështetje nga grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian për fillimin e negociatave me BE-në. Shumë eurodeputetë ashpër e kritikuan veton e Francës në samitin e BE-së javën e kaluar dhe kërkuan ndryshim urgjent të vendimit.
Ministrja finlandeze e Punëve të Jashtme, Tuti Tupurainene në cilësi të kryesueses me BE-në, tha se është thellë e dëshpëruar që javën e kaluar nuk u arrit harmonizim në Këshillin Evropian.
Si edhe shumë pjesëmarrës të tjerë në debat, në shumë raste është theksuar Marrëveshja e Prespës si arritje historike dhe u shpreh mirënjohja e qeverisë në Shkup për arritjet.
Komisari për zgjerim në largim, Johanes Han e përsëriti kritikën se liderët e BE-së nuk kanë arritur ta realizojnë premtimin e dhënë.
Paralajmëroi se Komisioni Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “në të gjitha mënyrat” dhe shfaqi shpresë se samiti në Zagreb do të ketë rezultat pozitiv.
Kati Piri nga radhët e Socialdemokracisë foli për rëndësinë e madhe të Marrëveshjes së Prespës, duke e theksuar si shembull për guximin e madh politik.
Eurodeputeti i Të gjelbërve, Rajnhard Butikofer vlerësoi se vendimi është shkurt pamës dhe i ofroi zgjidhje për dalje të presidentit francez.
Eurodeputetja greke, Marija Spiraki nga Demokracia e Re qeveritare shfaqi mbështetje për perspektivën evropiane të dy vendeve, duke e potencuar Marrëveshjen e Prespës si shembull pozitiv.
Megjithatë, presidenti francez Emanuel Makron ka pasur edhe aleatë në Parlamentin Evropian të cilët e kanë mbështetur vendimin e tij, por ajo mbështetje erdhi vetëm nga disa deputetë francezë, Zhordan Barela, Dominik Bild dhe Stefan Sezhurne nga partia e tij Republika në lëvizje, anëtarë të grupit Rimëkëmbja e Evropës.
Makron gjithashtu ishte i mbështetur nga djathtistja radikale dhe partitë populiste si AFD-ja gjermane dhe Liga veriore italiane, kundër të cilave dëshiron të luftojë në Francë.
Deputeti i AFD-së gjermane, Lars Patrik Berg gjithashtu e mbështeti vendimin e Macronit, duke paralajmëruar se, sipas sondazheve, pjesa më e madhe e qytetarëve të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duan t’i braktisin vendet e tyre. Ai është i mendimit se në vend të perspektivës evropiane të dy vendeve duhet t’u jepet “njëfarë ndihme pragmatike dhe mbështetje në afat të gjatë”.
Eurodeputetja Dominik Bild vlerësoi se në Shqipëri “jetojnë shumë ekstremistë myslimanë” dhe theksoi se në Maqedoninë e Veriut “nuk ka pasur as dalje të mjaftueshme të referendumit për Marrëveshjen e Prespës”.
Për rezolutën, me të cilën shprehet keqardhje e thellë për shkak të bllokadës së fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në samitin e BE-së dhe nga Komisioni i ri Evropian kërkohet menjëherë të përfshihet me temën për zgjerimin, deputetët në Parlamentin Evropian do të votojnë sot në mesditë. Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk është obliguese. Eurodeputetët edhe në përbërjet paraprake e mbështetën pozitën e Komisionit Evropian dhe çdoherë kërkuan hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë