Gjatë nëntë muajve të vitit 2014, Raiffeisen Bank International (RBI) ka arritur profit para tatimit prej 502 milionë euro. Kjo paraqet një ulje për 28% ose 194 milionë euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Kjo periudhë raportimi është ndikuar nga tensionet gjeopolitike në Ukrainë dhe masat e reja që janë ndërmarrë në sektorin bankar në Hungari. Profiti pas tatimit është zvogëluar për 44 për qind në 259 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa profiti i konsoliduar ishte 225 milionë euro.
Të hyrat operative kanë shënuar ulje për 3 për qind, ose për 130 milionë euro, në 4,137 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në nëntë muajt e parë të vitit 2014, të hyrat neto nga interesi janë rritur për 4 për qind, ose për 117 milion euro, duke arritur shifrën totale prej 2,894 milionë euro. Shpenzimet e përgjithshme administrative janë ulur për 6 për qind ose 135 milionë euro në 2,295 milionë euro. Koeficienti i shpenzimeve/të hyrave u përmirësua për 1.5 pikë përqindjeje në 55.5 për qind. Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, rezervat neto për mbulimin e kredive me probleme janë rritur në total për 35 për qind, ose 283 milionë euro, në 1,083 milionë euro. Kjo erdhi kryesisht si rezultat i rritjes për 272 milionë euro të rezervave për mbulimin e kredive me probleme në sektorin privat – prej të cilave vetëm në Ukrainë rezervat ishin 227 milionë euro.
“Siç edhe pritej, rezultatet e tremujorit të fundit janë ndikuar fuqishëm nga efektet negative one-off. Kriza në Ukrainën Lindore ka rezultuar në rritjen e madhe të kostove të riskut ndërsa legjislacioni bankar në Hungari ka ndikuar në rritjen e kostove përcjellëse. Rezultatet operative kanë mbetur stabile në krahasim me tremujorin paraprak. Ne jemi mjaft të kënaqur me zhvillimet afariste që kanë ndodhur në shtetet tjera ku ne jemi prezent. Prandaj, ne presim që të kemi sërish rritje të profitit në vitin e ardhshëm financiar dhe synojmë të arrijmë një profit të konsoliduar në mes të numrit tre shifror milionësh”, tha Karl Sevelda, drejtor ekzekutiv i RBI.
RBI pret që kreditë dhe paradhëniet për klientë në fund të vitit 2014 të mbesin në nivelin e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Banka pret që shifra e rezervave neto të jetë rreth 1,800 milion euro në fund të vitit 2014. Megjithatë, rezultatet mund të ndikohen në rast të përkeqësimit të situatës në Ukrainë dhe në Rusi dhe si rezultat i këtyre zhvillimeve të fundit, mund të pritet edhe një rezultat negativ për vitin 2014. Ndërsa në vitin 2015, RBI pret të arrijë profit të konsoliduar diku tek mesi i numrit treshifror milionësh. Banka synon të ketë kthimin në kapital para tatimit përafërsisht 14 për qind ndërsa nderës kthimi i konsoliduar në kapital pritet të jetë përafërsisht 11% në periudhën afatmesme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri