RBI-ja publikon fitim prej 378 milionë euro
Në tre tremujorët e parë të vitit 2015, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar fitim para tatimit prej 624 milionë euro, që paraqet një rritje nga viti në vit prej 24 për qind ose 122 milionë euro. Përderisa rezultati operativ mbeti 15 për qind më i ulët se niveli i vitit paraprak për shkak të të ardhurave neto nga interesi më të ulëta; provizionimi më i ulët neto për 28 për qind i humbjeve nga zhvlerësimi dhe efektet më të ulëta të një-hershme se në vitin paraprak (p.sh. shpenzimet për Aktin e Shlyerjes në Hungari) rezultuan në përmirësim në fitimin para tatimit.
Fitimi pas tatimit u rrit 67 për qind nga viti në vit në 432 milionë euro. Fitimi i konsoliduar në periudhën raportuese ishte 378 milionë euro, që përputhet me një rënie prej 68 për qind, ose 152 milionë euro.
Numri mesatar i aksioneve të mbetura në periudhën raportuese ishte 292.4 milionë (viti paraprak: 282.7 milion). Kjo rezultoi në fitimet për aksion prej 1.29 euro.
“Zhvillimi i biznesit në nëntë muajt e parë ishte më i mirë se sa pritej, pavarësisht efekteve të konsiderueshme negative të një-hershme në tremujorin e tretë. Kostot e ristrukturimit për këtë vit do të jetë më të ulëta se sa ishte parashikuar fillimisht. Prandaj, ne rishikuam perspektivën tonë dhe presim fitim të ulët të konsoliduar për vitin e plotë 2015. Unë jam veçanërisht i kënaqur me rezultatet e mira të publikuara në Evropën Qendrore, dhe banka e rrjetit tonë në Rusi ka arritur një rezultat të qëndrueshëm edhe një herë duke pasur parasysh mjedisin e vështirë ekonomik. Në Ukrainë, kemi shënuar stabilizim gjatë muajve të fundit. Pavarësisht këtyre zhvillimeve përgjithësisht inkurajuese, ne vazhdojmë të punojmë intensivisht në implementimin e programit tonë strategjik”, tha Drejtori Ekzekutiv i RBI-së Karl Sevelda.
Të hyrat operative ranë 12 për qind nga viti në vit, ose 477 milionë euro, në 3,660 milionë euro. Kjo së pari i atribuohet zhvlerësimeve të madha të valutës (kryesisht në rublën ruse dhe hryvnian ukrainase).
Në nëntë muajt e parë të vitit 2015, të ardhurat neto nga interesi ranë 14 për qind nga viti në vit, ose 399 milion euro, në 2,495 milionë euro. Të ardhurat neto nga interesi, kryesisht për shkak të efekteve që lidhen me valutat, ranë 133 milionë euro në Rusi dhe 81 milionë euro në Ukrainë. Mospagesat e kredive në Azi reduktuan të ardhurat neto nga interesi për 49 milionë euro. Gjithashtu, të ardhurat neto nga interesi ranë 49 milionë euro në Poloni për shkak të vazhdimit të normave të ulëta të interesit në treg. Në zyrën qendrore të Grupit, të ardhurat neto nga interesi ranë 45 milionë euro, kryesisht si pasojë e të ardhurave më të ulëta të interesit nga derivativët.
Në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, shpenzimet e përgjithshme administrative ranë 194 milion euro në 2,101 milionë euro. Raporti kosto/të ardhura megjithatë u rrit 1.9 pikë përqindje në 57.4 për qind, posaçërisht për shkak të të ardhurave neto nga interesi të reduktuara.
Në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, provizioni neto për humbjet nga zhvlerësimi ra 28 për qind në total, ose 300 milionë euro, në 783 milionë euro. Kjo ndodhi për shkak të reduktimit 243 milionë euro në provizionin e humbjeve nga kreditë individuale në 811 milionë euro.
Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (i ngarkuar plotësisht) prej 10.8 për qind
Duke përjashtuar provizionet kalimtare siç përkufizohet në Rregulloren e Kërkesave të Kapitalit, raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (të ngarkuar plotësisht) arrinte në 10.8 për qind (duke përfshirë rezultatet e gjysmë vitit). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe