Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe zvarritjen e këtij procesi tash e sa vite.
Teksa tha se nuk po i shihet fundi normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, shtoi se ka një akomodim nga Bashkimi Evropian dhe sidomos Serbia, e cila sipas tij po përfiton më së shumti nga ky proces.
“Nuk po e shohim fund e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Po shohim një akomodim nga perëndimi, konkretisht nga Bashkimi Evropian si dhe Serbia. Kanë zgjedhur të jetojnë me një dialog të pandalshëm”.
“Nga dialogu Serbia ka përfituar më së shumti dhe sigurisht që i konvenon që ta zvarrit këtë proces. Ndërsa, Kosova ka mbetur peng i një procesi që është dashur vetë ta çojë përpara”, deklaroi Rashiti.
Ai tha se duhet pajtim nacional kombëtar në Kosovë, ku tërë struktura politike duhet t’i thotë perëndimit që duhet t’i jepet fund dialogut.
Sipas tij, ideja e përshpejtimit të dialogut duhet të jetë agjendë vendore, jo ndërkombëtare.
“Kosova duhet ta gjejë rrugën t’i përafrohet institucioneve ndërkombëtare; NATO-s, Këshillit të Evropës e BE-së. Kosovës i duhet dialogu që kufijtë e saj mos të jenë burim i tensioneve. Edhe perëndimi e din që Serbia është fajtore, ajo dihet, por me rëndësi është që Kosova të mos jetë vend ku tensionet krijohen rreth saj”.

Mes tjerash, Rashti theksoi se zhvillimet e fundit tregojnë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të mos pranojë asgjë nga rendi politik, juridik e institucional i Kosovës.
“Refuzon çdo gjë. Kjo është risi sepse ka pasur marrëveshje me Kosovën e po ashtu ka lejuar implementimin e tyre. Sivjet ka refuzuar me çdo kusht duke kërcënuar edhe sigurinë. Perëndimi do të duhej të merrej me këtë”.
“Çështja tjetër është kjo situatë në të cilën jemi e ka çuar BE-në në një rol menaxhim krizash, i cili nuk po arrin dot të krijojë një proces mirëfilli për dialog, por është një proces reagues e intervenues në menaxhim krizash. Kemi një situatë shumë të komplikuar dhe presidenti Vuciq po arrin të fshihet shumë mirë”.
Në këtë intervistë, Rashiti foli edhe për letrën e dërguar nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dy liderët e dy shteteve më të fuqishme evropiane kanë kërkuar lëvizje para dhe përgjegjësi të liderëve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
E lidhur me këtë Rashiti tha se për herë të parë në histori letra të tilla po mbesin afatshkurta dhe ndikimi i tyre po zvogëlohet.
“Letra po vijnë gjithandej shumë shpesh. Por, situata është e atillë që shkurtohet memoria dhe bie pesha e atyre letrave. Në historinë e Ballkanit dhe sidomos konfliktit Kosovë-Serbi, kjo nuk ka ndodhur më parë, deri para 2-3 vitesh. Letrat e tilla po mbesin afatshkurta dhe ndikimi i tyre po zvogëlohet. Kjo duhet të jetë një nga brengat kryesore të shoqërisë në Kosovë dhe asaj në Serbi”.
“Këto letra vijnë gjithmonë pas krizave. Mbetet traditë që krizat, tensionet përsëriten mes Kosovës e Serbisë dhe marrëveshjet arrihen pas tensioneve. E këtu është paqëndrueshmëria më e madhe e procesit të dialogut”.

Ai theksoi se është legjitime të thuhet se duhet ristrukturim dhe riformatim i dialogut, por se në fakt ka pasur vetëm një lloj dialogu me Serbinë dhe një lloj marrëveshjeve.
“Nuk ka mundur të krijohet proces paralel i dialogut. Çështja e dytë është se prej kur ka ardhur në pushtet Albin Kurti, çdo letër që ka pranuar për urime ka pasur dy tema – pandeminë dhe dialogun. Pra, ky është një proces i etabluar tashmë dhe s’mund të devijojë si i tillë. Problemi është si ta bëjmë këtë proces më të frytshëm dhe të ec përpara më shpejt” përfundoi Rashiti.
Gjithashtu, ai foli edhe për skenarët dhe temat e ardhme në dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdoi seanca gjyqësore për mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit në spitalin modular në Tetovë

Osmani – deputetëve francezë: Moszbatimi i marrëveshjeve nga Serbia pengesë për stabilitetin në rajon

“Ne duam të guxojmë më shumë demokraci”, Kurti në Bruksel citon ish-kancelarin gjerman Willy Brandt

Hoxha: Mbështetja jonë për qeverinë e Kurtit, ende në pikëpyetje

Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve: Duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë

Krijimi i Qeverisë, Konjufca tregon dy skenarët e mundshëm

Lirimi i dy serbëve - reagon Haxhiu: Shqetësuese, u hodhën poshtë aksionet policore

"Gjithçka nisi me një zyrë më 1996", ambasada e ShBA-së sjellë historikun e përbashkët me Kosovën

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat