LAJMI I FUNDIT:

Raporti “mizor” i Trumpit, dorëzuar Merkelit për NATO-n

Raporti “mizor” i Trumpit, dorëzuar Merkelit për NATO-n

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dorëzuar Kancelares gjermane, Angela Merkel, një raport të parave të supozuara “të munguara” e që i detyrohen NATO-s, kur u takuan fundjavën e kaluar në Uashington.

Gjesti, sipas asaj që shkruan “The Sunday Times” duke cituar një ministër gjerman në kushte anonimati, ishte “mizor”.

“Ajo që fshihet pas kërkesave të tilla është pikërisht intimidimi i palës tjetër, por kancelarja e mori me qetësi dhe nuk do t’i përgjigjet këtyre provokimeve”, është cituar të ketë thënë më tej ministri gjerman.


Sipas medias britanike, raporti i dorëzuar Merkelit kishte të bënte me kërkesat për më shumë se 300 miliardë dollarë, të cilat janë përllogaritur duke shtuar edhe diferencat e të hollave që Gjermania ka dështuar t’i përmbushë mes pagesave të përvitshme në NATO që prej vitit 2002, shto këtu edhe përqindjet e interesit.

Vendet anëtare të NATO-s janë angazhuar të shpenzojnë 2 për qind të produktit kombëtar (PBB/GDP) të secilit në fushën e mbrojtjes. Gjermania në fakt ka rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake, por kontributi i saj konsiderohet ende nën kufirin e 2 përqindëshit edhe për këtë vit.

Javën e kaluar, Berlini reagoi pas pretendimit të Trumpit se Gjermania i detyrohet “shuma të konsiderueshme” aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut.

“Nuk ekziston asnjë llogari ku të mund të regjistrohen borxhet ndaj NATO-s”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, në një deklaratë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën sesi janë përllogaritur shpenzimet ushtarake dhe duke argumentuar se angazhimi financiar i një vendi ndaj aleancës nuk është një matje e thjeshtë.

“Shpenzimet e mbrojtjes shkojnë edhe në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, në misionet tona europiane dhe në kontributin tonë për të luftuar terrorizmin në përgjithësi dhe Shtetin Islamik në veçanti”, është shprehur Von der Leyen. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori