Raporti Marty
Para zgjedhjeve Serbia e dëshironte si bashkëbisedues Hashim Thaçin. Para votimeve Tadiç deklaroi se nëse me votime demokratike ndryshon skena politike në Kosovë, pra ndryshohet Thaçi, nuk do të bëj bisedime me Kosovën. Tani që skena nuk u ndryshua dhe dëshira e Serbisë që ta ketë Thaçin bashkëbisedues u realizua, Serbia me “raportin Marty”, filloi shantazhin mbi Thaçin, bashkëbiseduesin e zgjedhur me Serbinë. Ky shantazh u forcua duke u bërë qëndrim i KE.
Nëse Thaçi bën lëshimet që kërkon Serbia, do të dalë i pafajshëm, hetimet nuk do të gjejnë “fakte”, dosja do të mbyllet (për t’u rihapur kur t’i interesoj politikës). Nëse Thaçi rezisiton, “faktet” do të gjenden.
Thaçi ka një rrugë për të provuar pafajsinë: të përvetësoj qëndrimin e VV lidhur me negociatat me Serbinë: nuk ka negociata pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Hic Rhodus, hic salta. Sa kohë Serbia nuk njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës, nuk mund të bëhet asnjë marrëveshje me mosekzistuesin. Paranimi i negociatave para njohjes së pavarësisë është pranimi i statusit të Kosovës si krahinë autonome e Serbisë, si e definon edhe kushtetuta serbe, dhe negocitata janë dëgjim i shqetësimeve të krahinës nga udhëheqja qendrore serbe në Beograd, ndërsa Thaçi përaqësuesi krahinor që shkon të shpreh hallet e krahinës në kryeqytet.
Nëse Thaçi nuk pranon negociata para pranimit të pavarësisë nga Serbia dhe del i pafajshëm lidhur me raportin Marty, atëherë vërtetë është i pafajshëm. Nëse del i pafajshëm mbasi të pranoj negociatat e padrejta me Serbinë atëherë mbetet se raporti Marty është i vërtetë, se Thaçi u dorëzua para shantazhit nga që e di se faktet e bëjnë fjator dhe nuk mund t’i shpëtoj dënimit e ta humbë pushtetin krahinor që mban tani. Pra raporti është i vërtetë, por mbyllet nga politika dhe realizimi me Thaçin i interesave të Serbisë. Kjo e lë Thaçin fajtor.
Mbrojtja e deritashme e Thaçit me shprehjet se po sulmohet populli shqiptar dhe UÇK nuk kanë asnjë vlerë. Thaçi nuk është populli shqiptar dhe Thaçi nuk është UÇK. Prirja e çdo individi për t’u barazuar me popullin dhe UÇK është e gabuar teorikisht dhe e dëmshme praktikisht. Thaçi, si kryeminisër dhe politikan, e ka dëmtuar si popullin ashtu edhe UÇK-në. Në mos të tërin, së paku pjesërisht. Çka do të thotë se e shumta mund të identifikohet me popullin dhe UÇK-në vetëm pjesërisht. Pjesë të tëra të popullit dhe të UÇK-së u vjen turp të identifikohen me Hashim Thaçin. Po ashtu, është normale që një popull që ndëshkon edhe herojtë e vet vetëm sepse do drejtësinë, edhe në luftë, nuk njolloset, por dëshmon pjekuri, seriozitet e dinjitet. SHBA i ndëshkon edhe herojtë e vet nëse gjatë luftës kanë kryer veprime të kundramoralshme e të kundraligjshme, qoftë edhe më urdhër. Kjo nuk e ulë dinjitetin e popullit amerikan dhe as të ushtrisë amerikane. Kjo e rritë këtë dinjitet dhe besim të popujve e të vendeve të tjera tek SHBA. As vet Raporti Marty nuk e barazon veprimtarinë e “Grupit të Drenicës” dhe të Hashim Thaçit me popullin e Kosovës dhe gjithë UÇK-në.
Nuk ka asnjë arsye që populli shqiptar dhe UÇK të barazohen me Thaçin dhe veprimet e mundshme të dënueshme të Thaçit t’ia mveshin vetes si barrë dhe faj. Madje kjo duhet të vlejë për çdo person dhe organizatë të pjesshme.
Suksesi i diplomacisë serbe për ta pasur Thaçin bashkëbisedues të shantazhuar të Kosovës përforcuar me presion ndërkombëtar, duhet t’i shtyj shqiptarët të kenë përkrahjen ndërkombëtare për negocioata të barabarta me Serbinë dhe jo të marrin mbi vete faje që nuk i takojnë e t’i shpëtojnë politikanët e zhantazhuar të Kosovës që Serbia i do si bashkëbisedues.
Fajsia dhe pafajsia e Thaçit nuk provohet në rrugë gjyqësore, qoftë edhe gjykatë ndërkombëtare. Fajsia dhe pafajsia e tij varet nga qëndrimi lidhur me negociatatat e Kosovës me Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët