Raporti i FMN-së, “mollë sherri” mes SHBA-ve dhe BE-së: Amerika këmbënguli të publikohej këtë javë

Vendet e Eurozonës janë përpjekur më kot të ndalin FMN-në të publikonte analizën e zymtë të barrës së borxheve të Greqisë, të cilën Qeveria e majtë greke e ka konsideruar si një faktor justifikues të thirrjeve të tyre ndaj votuesve për të refuzuar masat shtrënguese të shpëtimit.
Dokumenti, i publikuar në Washington gjatë së enjtes, bënte të ditur se financat publike të Greqisë nuk do të jenë të qëndrueshme, pa një lehtësim të konsiderueshëm të borxhit, me shumë mundësi duke përfshirë anulimin prej partnerëve evropianë të huave të garantuara prej taksapaguesve. Ai informonte gjithashtu edhe mbi faktin se Greqisë do t’i duheshin të paktën 50 miliardë euro ndihmë shtesë përgjatë tri viteve të ardhshme, në mënyrë që të pretendojë normalizimin e financave.
Publikimi i draftit të “Analizave mbi Qendrueshmërinë e Borxhit” shkaktoi haptazi një mosmarrëveshje mes Brukselit dhe huadhënësit ndërkombëtarë me seli në Washington, teksa mbi të flitej nën zë dhe pas dyerve të mbyllura prej muajsh të tërë.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, citoi raportin në fjalë në një apel televiziv ndaj votuesve këtë të premte, që t’u thonë ‘Jo’ kushteve të propozuara në masat shtrënguese, që gjithsesi skaduan në fund të qershorit për shkak se nuk u arrit një marrëveshje, ndërsa Athina falimentoi kundrejt FMN-së gjatë kësaj jave.
Ende nuk është e qartë nëse ky dokument misterioz do të influencojë në sondazhet në këtë fund drame, pas së cilës pritet të përcaktohet e ardhmja e Greqisë në Eurozonë, ndërsa bankat qëndrojnë ende të mbyllura, tërheqjen ‘cash’ nga bankomatet (ATM) janë racionalizuar, kurse tregtia është goditur ndjeshëm.
Në një takim me bordin e FMN-së, të mërkurën, europarlamentarët diskutuan mbi kohën se kur duhej publikuar një raport i tillë, ndërsa FMN-ja e publikoi në një kohë të shkurtër dhe pa njoftuar partnerët europianë, vetëm tre ditë përpara referendumit deciziv të së dielës. Edhe pse në atë takim nuk u bë asnjë votim, europianët dukeshin qartë që ishin shumë të paktë përpara Shteteve të Bashkuara, që përbëjnë edhe zërin më të rëndësishëm në FMN, e që ishin në favor të publikimit.
Evropianët kanë pasur shqetësime se, raporti do të zhvendoste vëmendjen nga pikëpamja që ata ndajnë me FMN-në, se qeveria e Tsiprasit në pesë muajt e qeverisjes që kur erdhën në pushtet, thjesht mbyti një ekonomi të brishtë, e cila ishte në hapat e parë drejt rikuperimit.
“Nuk ishte një vendim i lehtë”, tha një burim i FMN-së me njohuri mbi zhvillimet për “Reuters”. “Ne nuk jetojmë brenda një kulle të fildishtë këtu. Por, Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se, jo gjithçka mund të vendoset bazuar në urdhëresat e tyre”.
Bordi i FMN-së ka marrë në konsideratë të gjitha argumentet, përfshi edhe rrezikun se dokumenti mund të politizohej, por pikëpamja mbizotëruese ishte se të gjitha provat dhe shifrat duheshin paraqitur në mënyrë transparente përpara referendumit.
“Faktet janë kokëforte. Nuk mund t’i fshehim ato, sepse shumë mirë mund t’i shfrytëzojmë”, tha burimi i FMN-së në kushte anonimati. Zëdhënësja e FMN-së, Angela Gaviria, nuk komentoi mbi këtë zhvillim. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania