LAJMI I FUNDIT:

Ranieri: Titulli varet nga Interi

Ranieri: Titulli varet nga Interi

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri ka thënë se skuadra e tij do të bëjë çmos për të vazhduar me formën aktuale, me shpresë se Interi do të lëshojë pikë edhe pse, sipas tij, kjo gjë vështirë se mund të ndodhë.

“Ne do të luajmë pa u penduar se mund të mos fitojmë. Në fund gjithçka varet nga Interi. Ne po luajmë mirë dhe fitoret na japin besim. Ne duhet të vazhdojmë të mendojmë për secilën ndeshje veç e veç, duke i fituar”, ka thënë Ranieri.

Roma gjendet në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Interi që është lider, gjashtë javë para përfundimit të Kampionatit italian. /Telegrafi/