Rama-Basha, dilemat e 8 majit
Ka një arsye thelbësore për të mos e votuar Edi Ramën më 8 maj. Në rastin më të mirë ai do të qëndrojë në krye të bashkisë dy vjet. Në rastin më të keq, vetëm një.
Në Partinë Socialiste u pëlqen të mendojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare pas një viti, në rast se 8 maji do të shënojë një plebishit rozë. Por edhe nëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas kalendarit, në vitin 2013, socialistët mendojnë për fitoren. Kjo fitore do ta largonte kryetarin Rama nga bashkia, për ta bërë Kryeministër. Në këto kushte, pse duhet votuar në krye të Tiranës dikush që afishon hapur synimin për të qenë “i përkohshëm”?
Në krahun tjetër ekzistojnë po aq arsye për të mos ia besuar drejtimin e Tiranës as Lulzim Bashës. Ai ishte ministër i Brendshëm më 21 janar 2011, gjatë një demonstrate vërtet të dhunshme, po ku vrasja e katër qytetarëve e bëri përgjegjësinë e rojtarëve të institucioneve disafish më të rëndë sesa fajin e mësymësve të tyre. Minimalisht, ministri i Brendshëm, edhe pse ligjërisht jo urdhërues direkt i policisë apo i gardës, është moralisht përgjegjës.
Mirëpo, më 8 maj sjellja e elektoratit nuk do të jetë kaq racionale; mbi të ndikojnë edhe disa variabla të tjerë!
Programet elektorale
Lulzim Basha, përveç sloganit jo shumë origjinal: “Unë jam ndryshe”, e ka një program elektoral. Programi bazohet në filozofinë e qeverisjes së Partisë Demokratike këto 7 vitet e fundit, që beson te ulja e barrës fiskale si mënyrë për të nxitur investimet e biznesit. Duke nxitur investimet e biznesit në Tiranë dhe duke e ndërthurur këtë me kreditimin nga bankat, por sidomos me financimet e qeverisë (çka dëshmon se bllokimi aktual i buxhetit në këshillin bashkiak është një akt i pastër politik i PD-LSI), kandidati demokrat synon të luftojë papunësinë. Teorikisht kjo është e saktë, por praktika në nivel kombëtar ka treguar se me gjithë uljen e barrës fiskale për biznesin, papunësia në vend vazhdon të mbetet tejet e lartë. Qeveria ka mundur të ruajë stabël vetëm të ardhurat e saj.
Për analogji mund të mendohet se edhe bashkia do të mund të ruajë nivelin e saj të të ardhurave, pavarësisht uljes së taksave, por pa pasur garanci se do të ketë sukses në luftimin e papunësisë në kryeqytet.
Sidoqoftë, është e paqartë sa do ta ulë barrën fiskale Lulzim Basha. Ai ka deklaruar se do të heqë 60 taksa dhe tarifa vendore, por shprehimisht ka përmendur vetëm taksën e tabelës dhe të gjelbërimit për biznesin, ku këtij të fundit do t’i reduktojë 3 herë edhe taksën e pastrimit. Po ashtu, ka deklaruar reduktimin në vetëm 100 lekë të tarifave të tjera të domosdoshme.
Pas një injorimi total në fillim, Edi Rama vendosi t’i lërë mënjanë batutat "me përshesh" për kandidatin Basha, dhe programit të tij i kundërvuri programit e vet. E bëri, megjithatë, veshin shurdh ndaj kundërshtarëve, të cilët i kërkojnë që përpara se të bëjë premtime të reja, të listojë fillimisht një bilanc të 11 viteve në krye të Tiranës. Në mungesë të bilancit, kryebashkiaku ka përgënjeshtruar idenë e "taksave të larta", duke thënë se barra fiskale e bashkisë për familjarët është vetëm 550 lekë/muaj. Që i bie, sipas shifrave që servir ai vetë, 63 herë më pak sesa taksat që qytetarët i paguajnë qeverisë. Kjo barrë fiskale është vetëm 8.3 lekë/muaj për pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike dhe 0 për një kategori personash të tjerë. Sa i takon biznesit të vogël, zoti Rama thotë se ai i paguan bashkisë 5170 lekë/muaj, ose 9.7 herë më pak sesa qeverisë qendrore. Në vlerë absolute bashkia gjeneron prej taksave 1.6 miliardë lekë në vit, kurse qeveria, nga të njëjtat kategori, 40 miliardë lekë, ose 25 herë më shumë. "Më thoni, – pyet zoti Rama, – ka bërë vallë qeveria 25 herë më shumë punë për Tiranën? Jo", – përgjigjet po vetë.
Kryebashkiaku Rama shpjegon gjithashtu se në 100 lekë të ardhura, bashkia shpenzon 46 lekë për investime; 45 lekë për shërbimet për qytetarët dhe vetëm 6 lekë për administratën, duke hedhur poshtë edhe akuzat për shpërdorim. E megjithatë, rivali i tij e akuzon për mungesë transparence.
Në çdo rast është e qartë se me buxhetin aktual të bashkisë, 7.6 miliardë lekë në vit, ose rreth 5.2 milionë euro, Bashkia e Tiranës e ka të pamundur të realizojë ndërtimin e tramvajit, kostoja e të cilit sot në Evropë shkon nga 10-15 milionë euro vetëm për një kilometër linear, pa llogaritur atë që quhet "rikualifikim urban" (rregullime të rëndësishme të rrugëve ku kalon, fasadave të godinave etj). Tramvaji i Tiranës, një pikë e përbashkët e programeve elektorale të të dy kandidatëve, duket se do të ketë fatin e fluturës së krimbit të mëndafshit: jetëgjatësia e premtimit nuk do t’i mbijetojë dot këtyre zgjedhjeve!
Në një afat të shkurtër kohor ngjajnë pak të realizueshëm edhe projektet e tjera strategjike, të përbashkëta për të dy kandidatët: kampusi universitar, parku i madh në veri të qytetit përgjatë lumit të Tiranës, parkimet mbi dhe nëntokësorë etj.
Një program me afate konkrete zbatimi e kishte në zgjedhjet e fundit lokale edhe kandidati Sokol Olldashi. Zoti Olldashi e publikoi programin e tij në formën e një libri të madh, që e hapte faqe më faqe në çdo takim, sipas tematikës. Por në fund kandidati demokrat humbi ndjeshëm përballë Edi Ramës, duke shtruar një pyetje të rëndësishme? Çfarë e bëri Edi Ramën të fitojë?
Personaliteti politik
Edi Rama ka një personalitet politik të padiskutueshëm, që e farkëtoi pikërisht në krye të bashkisë. Njësoj si Lulzim Basha, edhe ai u kooptua në Partinë Socialiste nga kryetari i partisë. Asokohe vishte poture dhe mbante vath në vesh. Në të ri kishte flirtuar me praktikat anarkike, por karakteri i tij mbartte tharmin e një drejtuesi autoritar. Nga "çuni skorpions", sipas një termi të viteve ’90 të zhargonit kryeqytetas, në krye të bashkisë ai u transformua në politikanin që federoi socialistët në një moment hutimi dhe mungese lidershipi pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2005. Pushteti politik dhe ekonomik që akumuloi në krye të bashkisë e bënë që t’i mbijetojë humbjes, në radhë të parë vetjake, në zgjedhjet e vitit 2009, edhe pse statusi i Partisë Socialiste parashikonte dorëheqjen e detyruar.
Lulzim Basha është më i butë, më i artikuluar, aspak i vrazhdë. Ai përçon thuajse të njëjtin imazh të kandidatëve të "partisë së të rinjve" G99 gjatë zgjedhjeve të fundit: atë të fqinjit të mirë, lehtësisht të identifikueshëm nga studentët me nota të mira dhe mamatë e tyre 50-vjeçare. Në një nga spotet e fushatës ai është në një shtëpi të ndriçuar përpara një laptopi, ku librat në rafte dhe gjithçka tjetër në sfond është perfekte.
Edi Rama, kësaj here me imazhin e një "çuni lagjeje", del derë më derë. Por nuk dëgjon njerëzit që i qajnë hallet, nuk i sheh në sy dhe ajo që perceptohet nga ekrani është arroganca e një "njeriu që i di të gjitha", në sfond të një show elektoral.
Lulzim Basha thotë se është ndryshe. Imazhi i një njeriu të edukuar, pa nerv, thuajse squllo, shpërhapet edhe nga posteri i tij elektoral, ku fytyrës së rrumbullakosur i është ngjitur një buzëqeshje fikse, me buzë të mbyllura, asgjë e guximshme, asgjë përtej një fotoje identiteti. Por cili është ky identitet?
Socialistët përgjigjen: "Sali Berisha"! Spoti që vetëm në 12 sekonda e identifikon Lulzim Bashën me Kryeministrin, është ndoshta një nga gjetjet më perfekte të kësaj fushate në terma të komunikimit.
Por a mund të kishte qenë ndryshe? A mund të ishte caktuar Lulzim Basha si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, nëse si ministër i Punëve Publike do të kishte ngritur zërin për kostot faraonike të rrugës Durrës-Kukës, që kapërcyen çdo parashikim? Apo nëse në krye të Ministrisë së Jashtme do të kishte negociuar me Greqinë një tjetër pakt detar nga ai që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese? Apo nëse në krye të Ministrisë së Brendshme, edhe pse nuk dha dorëheqjen, do të kishte bërë të paktën disa deklarata më të nuancuara sesa ato për një puç shtetëror nga "shokët dhe shoqet e bulevardit"? Kjo e bën kandidatin Basha të duket si pa personalitet.
Kandidati Basha e ndjen se barra e Kryeministrit Berisha është e rëndë dhe, nëse zgjidhet, janë të tëra gjasat që në krye të bashkisë ai do të përpiqet të emancipohet, njësoj si Edi Rama u çlirua në një moment të caktuar nga pesha e Fatos Nanos. Ndaj përkundër mandatit "të përkohshëm" të Edi Ramës, Lulzim Basha në krye të Bashkisë së Tiranës do të jetë një kryebashkiak me kohë të plotë, i dënuar të punojë me përkushtim.
Nga ana tjetër, sulmet e paprincipta që i bëjnë disa gazeta, duke e treguar dorë për dore me vajzën e tij të mitur, pa ia mbuluar sytë, për të theksuar kësisoj kontrastin me jetimët e të vrarëve të 21 janarit, janë megjithatë të neveritshme dhe i vënë një njollë profesionit. Socialistët duhet të ishin distancuar me kohë nga këto shkrime.
Përkundër fushatës negativiste të socialistëve, kandidati Basha ka bërë një fushatë pozitiviste dhe spotet e tij negative për punën e bashkisë filluan të shfaqen vetëm ditët e fundit të fushatës. Në këtë pikë fushata qytetare e Lulzim Bashës e kishte të paktën një gjë vërtet "ndryshe": ai i njohu kundërshtarit Rama disa merita dhe mbi bazën e tyre ngriti premtimet e tij.
Por fushata e zotit Basha u njollos nga refuzimi për të pranuar në aktivitetet e tij kamerat dhe gazetarët, çka dëshmon edhe kjo një anë tjetër të personalitetit: pasigurinë në daljet publike.
Kandidatit Basha i është dashur të përballet edhe me armiqësinë që kandidatura e tij ka provokuar brenda Partisë Demokratike. Incidenti në Fakultetin e Inxhinierisë, ku një pedagoge me përvojë, bashkëshorte e një themeluesi të Partisë Demokratike, e cilësonte "vrasës", nuk mund të merret i shkëputur nga kjo ndjesi e përgjithshme pakënaqësie. Te disa ka të bëjë me ndjesinë e një kandidimi të pamerituar, kurse te disa të tjerë, si p.sh. Kryetarja e Kuvendit, me arsye më pragmatike: frikën e marrjes së drejtimit të partisë.
Kandidati Rama do ta ketë këtë problem nëse humb, ndaj për të, më shumë se për kandidatin Basha, beteja për Tiranën është betejë për mbijetesën politike. Kritikët e thonë se nëse humb, ka shumë mundësi që ai të mos e njohë rezultatin dhe të denoncojë një vjedhje masive të votës, ndonëse deri tani ka deklaruar se ka marrë tërë masat për ta mbrojtur atë.
Dilemat për Tiranën janë kësisoj një listë e gjatë argumentesh dhe kundërargumentesh, që do të vazhdojnë të mbajnë lidhur fatet e banorëve të kryeqytetit edhe për shumë kohë pas datës 8 maj.
(Marrë nga Shqip)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër