LAJMI I FUNDIT:

Rakiq jep dorëheqje, ndërpret komunikimin me institucionet e Prishtinës

Rakiq jep dorëheqje, ndërpret komunikimin me institucionet e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë, për siç thuhet shkak të “vendimit diskriminues të Prishtinës ndaj popullit serb”.

Ai konfirmoi këtë informacion, duke thënë se ai ishte duke dhënë dorëheqjen për shkak të një tarife prej 100 përqind për prodhimet serbe.

Sipas tij, si pasojë e tarifës, “fëmijët serbë në Kosovë nuk do të kenë ushqim dhe kushte për një jetë normale”.


Gjithashtu, bëhet e ditur se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miratoi Deklaratën për ndërprerjen e komunikimit me autoritetet e Prishtinës, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Marko Gjuriq kishte paralajmëruar se kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës do të japin dorëheqjen sot.

Siç thuhet tutje, Gjuriq ka thënë se “as Kuvendi Komunal e as ndonjë autoritet tjetër nuk do të funksionojnë deri në tërheqjen e masave diskriminuese dhe ndërprerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Ndryshe, qytetarët serbë sot do të protestojnë rreth orës 12:00 në qendër të veriut të Mitrovicës ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.

Vendimin për këtë protestë e ka marr “Shtabi i krizave”, i cili është formuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori