Klementin Mile
Thom Yorke, vokalisti i grupit muzikor Radiohead, thoshte në një intervistë: “Për mua, i gjithë qëllimi i të krijuarit muzikë, është t’u japësh zë gjërave që normalisht nuk u jepet zë dhe shumë prej këtyre gjërave janë ekstremisht negative. Personalisht, duhet të mbetem pozitiv, që të mos çmendem”.
Radiohead është një grup muzikor fenomenologjik. Fenomenologjia studion përvojën vetjake, përvojën që nuk është vendosur (ose nuk është vendosur ende) në fjalët që përdorim për të komunikuar me të tjerët dhe për të menduar mendimet tona private. Fenomenologjia e studion përvojën në format e kulluara të saj, para se të bëhet e reflektuar, e sistemuar, e kujtuar dhe e tipizuar në modele si “e mirë”, “e keqe”, “romantike”, “eksituese”, “e mërzitshme”, “e frikshme” etj.
Duke qenë se vjen pas përvojës origjinale, gjithë ky diskurs zakonisht e fsheh përvojën, ose aspekte të përvojës, prej vetëdijes dhe të kuptuarit tonë të mëpasshëm. Fenomenologjia synon të zbulojë, të rigjejë dhe të kuptojë atë që ne e humbim ose nuk i kushtojmë vëmendje.
Kur dëgjon albumin e tretë “OK Computer”, neuronet e trurit duken të intonohen me një muzikë që gjithmonë e kanë njohur. Sido që të përpiqesh ta përshkruash, Radiohead bëjnë sens thuajse menjëherë – muzikalisht, pavarësisht kompleksitetit të stilit dhe emocionalisht, pavarësisht se fjalët janë shpesh të errëta dhe të mbytura në tinguj. Duket sikur melodia e tyre luhet poshtë sipërfaqes së jetës.
Për të shquar cilësinë fenomenologjike të albumeve kryesore të Radiohead mjafton të shohim se çfarë nuk trajtojnë ato. Përjashtim është kënga “Creep” (1992). Këngë për dëshpërimin dhe tëhuajësimin adoleshentesk prej një vajze. Këtu nuk ka fenomenologji, pasi është rikompozim i një kënge të shkruar shumë herë më parë për një perëndeshë të padisponueshme.
Në albumin e dytë, “The Bends”, Radiohead nisën të largohen nga shqetësimet e zakonshme të muzikës pop me përvoja dhe emocione standarde, të parapaketuara (si romanca, seksi, paqja dhe dashuria, Zoti, refuzimi, denoncimi, joshja). Tek albumi i katërt, “Kid A”, Radiohead i kishin braktisur tërësisht këto shqetësime, për të eksploruar cilësitë dhe teksturat origjinale të botës ku jetojmë.
Ishte sikur ata të kishin hapur një derë muzikore që përmbante një kurth, derë e cila ishte e padukshme për shumicën e grupeve muzikore, derë që të shpinte poshtë skenës së rëndomtë të jetës – ku The Beatles, The Rolling Stones dhe Roy Orbison u këndonin vajzave dhe Pink Floyd i këndonin vdekjes, parasë, kapitalizmit dhe çmendurisë – ku mund të shohim telat, gypat dhe qarqet neuronale që na e mundësojnë perceptimin dhe pasjen e një ndërgjegjeje për çfarëdolloj gjëje. Aty poshtë fjalët janë pa kuptim.
Ajo që dëgjon aty poshtë këtyre dyshemeve është shpesh e tmerrshme dhe frikësuese. Akordet hapëse të pianos te kënga “Karma Police” p.sh. të rrëqethin. Radiohead orientohen kaq shumë drejt këtyre aspekteve themelore të përvojës, saqë shpesh na drejtojnë te çfarë është shqetësuese dhe paralajmëruese në vetë pamjen dhe të ndjerët e jetës moderne.
Për shembull te kënga “No Surprises” fillimisht Radiohead duket të japin një parodi ose satirë të klisheve politike dhe kulturore për shtëpinë (home), sigurinë dhe rutinën. Rrëzojeni qeverinë, …ata s’flasin pro nesh / Një punë që të vret dalëngadalë; mavijosje që nuk do shërohen / Pa alarme dhe pa surpriza; një shtëpi kaq e bukur dhe një kopsht kaq i bukur.
Por, pastaj teksti bëhet më pak sarkastik dhe më shumë një studim i fëminorizimit politik – përmes klishesë, llomotitjes, mençurisë konvencionale dhe rutinës – të të rriturve që ose janë të paaftë ose nuk kanë vullnet të jetojnë lirisht dhe në mënyrë kreative.
Videoklipi i këngës, ku Thom Yorke këndon me kokën brenda një sfere qelqi, e cila mbushet dalëngadalë me ujë, tregon që këta votues po mbyten në pasivitet, injorancë dhe mohim të realitetit./Mapo.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça
Çfarë është gjenocidi?
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova