Racizmi “kinematografik”, si nëpër filma!
Paska racizëm, sikur auditor, edhe te ne: Në një nga lokalet e frekuentuara edhe në mesditë, për kafe takoj një psikolog dhe drejtor! Ishim katër. I treti regjisor. Për koincidencë në televizionin përballë transmetohej një dokumentar për historinë e Hitlerit dhe imazhe në ato vorbulla kohe të psikoloanalistit Zigmund Frojdit. Rastësia na dërgoj edhe të termi racist! Një zyrtare e Ministrisë së Kulturës e Republikës së Kosovës e quan “kolegun” e saj (shënim: Drejtorin e QKK- së) racist! Sipas saj pasi drejtori në fjalë po u sillka me arrogancë familjare dhe se është i njohur jo vetëm si arrogant verbal po edhe fizik, zyrtarja e ministrisë merr forcë me dellin e saj krijues e intelektual se “e vërteta nuk mund të fshihet me heshtje dhe as me forcë politike” publikisht, thotë se “Hamiti ka sjellje raciste”. Në shtetin e fundit të pranuar ndërkombëtarisht po ekzistuaka edhe Auditori Gjeneral! Në këtë shtet rrallë kam dëgjuar termin racist!
Ministri hesht, apo edhe nuk e di: Mësohet se me ftesë të Ministres së Kulturës të Republikës së Sllovenisë, po qëndron delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, i cili delegacion po merr pjesë në Konferencën Lubjanës. Kjo Konferencë është organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë. Çështjet Universale dhe “gjysmëplanetare” e kanë kapluar botën e kulturës. Dhe kjo është një çështje e mirë për ne. Të kthehemi pakëz “prapa”, për të vënë në dyshim veten dhe dilemë pragmatizmin e kërkuar naivisht: deklarata e zyrtares së vetme për kinematografi në kuadër të Ministrisë së Kulturës, nuk e vë aspak në “veprim” Ministrin Beqiri! Domethënë Ai nuk do të di për një fjalor aq të ashpër të një “punëtore” të tij. Apo edhe të ndërrmar një hap “tjetër” qoftë arsyetues në të mirë të njërit apo tjetrit! Sepse Ai nuk e dëshiron “duelin” e mundshëm, apo se pajtohet edhe me nëpunësen! Krejt çështja, ndoshta është se kreu më i lartë i kulturës së një vendi merret me çështjet e rehabilitimit të trashëgimisë së përbashkët kulturore të shteteve të Evropës Juglindore, në të cilën hyn edhe Kosova.
Ministrinë dhe stafin e tij të përbashkët e kemi të vëmendshëm. Ata punojnë mirë në komunikatat e denja dhe në ndihmë të dhënies së informacioneve për punën e kësaj Ministrie. Dhe asnjë fjalë përgjatë këtyre ditëve të dala nga kabineti i ministrisë për një fyerje mediale- publike!
Zyrtarja e kulturuar dhe heroi racist amerikan: Një film i metrazhit të gjatë në përfundim të montazhit (dihet tashmë vonesa e përtej pritjes e filmit “Gomarët e kufirit”) dhe katër filma të tjerë të shfaqur në edicionin parë te “PriFestFilm” dhe tashmë në fillim të xhirimeve të filmit në proces pune- titulli “Kodi i jetës”, i japin QKK- së atributin ekzistencial. Në asnjë rast, në gjithë këtë ndërmarrje, nuk e kam vërejt që zyrtarja e vetme për kinematografi ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme. Një kolumniste e “zgjuar” siç është vetëm ajo e ka pas të vështirë të gjendet publikisht bashkëpjesëmarrëse (edhe me ndonjë shkrim të shkurtër fiktiv) qoftë në nisje të projekteve, a në mbyllje, qoftë edhe në premierën e së shtunës në kinema “ABC”, në filmin dokumentar “Lahutari i fundit”. Ajo nuk vjen sepse ministri është në një konferencë ndërkombëtare për kulturë, e ndoshta edhe më shumë se kaq ajo nuk ka lidhje me kinematografi. Në këtë kontekst zyrtares publiciste do t’ia sugjeroja filmin “Gran Torino”, për ta kuptuar fenomenin e racizmit dhe një nga mënyrat e luftimit të racizmit!
Në këtë film të regjisorit e aktorit të madh amerikan Klint Istvud “Gran Torino” (realizim i vitit të kaluar) trajtohet tematika e paragjykimeve raciste. Personazhi kryesor (në interpretim të Istvud), heroi amerikan ngrihet mbi paragjykimet e tij raciale për të ndihmuar fqinjët e tij aziatik nga një sulm banditësh Veterani i luftës së Koresë në moshë të shtyrë ruan fanatizmin e heshtjes në mes jetës dhe vdekjes, mbijetesës dhe pranimit të një bote te re. Ende nuk ia ka falur vetes të kaluarën. Përkundër kësaj ai arrin të dal në mbrojtje pikërisht të pjesëtarëve të popullit hmong, të cilët dekada më parë edhe i ka luftuar.
Bekim Fehmiu duhet ta mbrojë vetja: Orgjia e koincidencave periferike planetare: Ish ministri i kulturës, tashmë Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në shtetin e Maqedonisë. Takimi i dy shefave të diplomacisë së shteteve “simotra” është konsideruar si etapë e re e marrëdhënieve Kosovë- Maqedoni. Pardon, ata kanë biseduar për çështje madhore ndërshtetërore. Ata edhe nuk kanë mundur të bisedojnë për një enciklopedi tjetër (“Enciklopedinë filmike”) në të cilin shkruhet se aktori Bekim Fehmiu është serb! Nëse zbresim më poshtë atëherë, ndoshta, duhet pritur reagime nga Ministria e Kulturës (Rinisë dhe Sporteve) e Republikës së Kosovës, për çka ata konsiderojnë se atë duhet bërë vet autori, i përfoluri. Në këtë rast vet Bekim Fehmiu. Zyrtarja e lartë, e vetme për Kinematografi në kuadër të MKRS e RK- së e ka të vështirë të ballafaqohet më këtë racizëm të “enciklopedistëve” maqedonas sepse dyshon në termin racizëm dhe personalitetin e Bekim Fehmiut. Sikurse edhe në vet postin Zyrtare e Kinematografisë, në kuadër të Ministrisë së Kulturës (edhe Rinisë e Sporteve) të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame