LAJMI I FUNDIT:

Ra në lumin Mat teksa po peshkonte, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Ra në lumin Mat teksa po peshkonte, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Polumbarët e forcave speciale RENEA kanë gjetur trupin e 22-vjeçarit i cili u mbyt pasi ra aksidentalisht në rrjedhën e lumit Mat.

I riu ishte duke peshkuar me shokët e tij në lumë, kur aksidentalisht ra në rrjedhën e lumit. 22-vjeçari nuk mundi dot të dilte i gjallë, duke humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


“Pas kërkimeve prej disa orësh në lumin Mat, nga shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetasit V. N., 22 vjeç, banues në Milot, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë, gjatë kohës që po peshkonte me shokët e tij”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori