Njëri nga tre të dyshuarit për planifikim të atentatit terrorist së fundmi në Dyseldorf, duket se ka pasur nevojë urgjente për para. Pse ky hap, kur sipas të dhënave “Shteti Islamik“ ka një pasuri miliardash?
“Follow the money” – ndiq gjurmën e parave – kjo është motoja e hetuesve, kur duan të zbulojnë personat që udhëheqin në prapaskenë një vepër penale. Pra shiko kush ka paguar dhe kush fiton. Në rastin e luftëtarit të IS-it, të dyshuarit Hamza C. duket se burimet financiare paraqiten me probleme. Siriani, i cili erdhi në Gjermani si refugjat kishte me sa duket nevojë urgjente për para. Për të marrë asistencën financiare prej 390-eurosh të shtetit gjerman, Hamza C. u kthye më 1 qershor në Dyseldorf, në landin e Brandesburgut, pas një mungese të gjatë.
Autoritetet e policisë e kishin pritur këtë moment prej muajsh, 28-vjeçari i dyshuar për terrorizëm u kap.
Miliona në numrat e llogarisë së IS
Pse ra në rrjetin e hetuesve Hamza C.? Pas kapjes së të dyshuarit, kreu i sindikatës së policisë, Rainer Wendt thotë se asnjë terrorist i IS-it nuk do të kishte nevojë të përdorte gomone apo të vinte me këmbë përmes itinerarit ballkanik, sepse “IS-i ka shumë para dhe mund të ofronte rrugë të tjera”. Për këtë arsye ai paralajmëroi me një frymë që të mos krijohet një dyshim i përgjithshëm për terroristët.
Nga një analizë e një instituti amerikan, IHS, del se ‘Shteti Islamik‘ ka të ardhura mujore në shumën e 50 milionë eurove. Paratë ai i fiton, sipas të dhënave, përmes tatimeve, vjedhjes, para të marra me detyrim, pjesën tjetër IS e fiton me shitjen e naftës, tregtinë e drogës dhe donacione. Shpenzimet kryesore i përbëjnë rrogat e luftëtarëve në Irak e Siri. Operationet ushtarake të IS në territorin e tij bazë janë shumë më të shtrenjta se atentatet në Europë.
Pyetja mbetet pse një njeri, i cili sipas prokurorisë drejtpërdrejt nga drejtuesit e IS-it kishte marrë porosinë të kryente një atentat në Dyseldorf, ka nevojë për 390-euro duke pasur parasysh fuqinë financiare të Is-it? Pse del ai nga ilegaliteti për këtë shumë? Për udhëheqjen e IS-it nuk duhet të jetë e vështirë të mbështesë financiarisht celulat terroriste në Europë.
Jo para për përkrahësit në Europë
Nga qendra e IS-it nuk derdhen para për Europën. Në këtë përfundim arrijnë studiues si Louise Shelley nga Qendra për Terrorizmin, Krimin dhe Korrupsionin, (TraCCC) e Universitetit Geroge Mason në afërsi të Uashingtonit. Strukturat e financimit janë tërësisht të pavarura, thotë Shelley për DW. “Nga territori i IS-it ka pasur në vitet e fundit vetëm një transfertë parash në vlerë 5000 euro për terroristët në Europë. Të gjitha paratë e tjera vijnë nga brenda Europës.
Studimet e Shelleyit kanë treguar se celulat terroriste duhet të vetëfinancohen përmes kriminalitetit të vogël si tregun e zi, grabitjeve, shitjen e drogës në nivele të ulta dhe mashtrimin. Shumica e terroristëve që kanë ushtruar atentate në kohët e fundit – qoftë në Bruksel apo Paris -“kanë një të shkuar kriminale në Europë”.
Po qe se kjo qëndron, pra që terroristët duhet të sigurojnë vetë të ardhurat e tyre në Europë, atëherë mund të kuptohet, pse Hamza C. zgjodhi rrugën e mundimshme, por pa kosto të lartë përmes itinerarit ballkanik për të ardhur në Europë dhe pse 390-eurot nga shteti gjerman, kanë pasur atë rëndësi, që e bënë atë të dilte nga skuta, ku ishte fshehur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash përplasen në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar – shpërthen zjarr në të dyjat

Pamje që supozohet se ‘tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit’ në Siri

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Një grevë njëditore shkakton anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet në të gjithë Gjermaninë

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa