LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i të vdekurve në Rusi (Foto)

Qyteti i  të vdekurve në Rusi (Foto)

Në fshatin e largët Dargavs të Rusisë ndodhen varrezat e lashta të cilat e i japin emrin atij lokacioni edhe si 'Qyteti i të vdekurve'.

Dargavs është mbresëlënës jo vetëm për shkak të numrit të madh të mauzoleumeve por edhe për shkak të peisazhit jashtëzakonisht të bukur që e rrethon.

Në këtë lokacion ndodhen më shumë se 100 varre të lashta të ndërtuara prej gurit, ku janë të varrosur njerëzit që jetonin në këtë luginë.

Së bashku me njerëzit në këto varreza janë varrosur edhe gjësendet dhe paisjet e tyre dhe rrobat, disa prej tyre janë aq të mëdha deri në katër kate, por shumica e varreve janë njëkatëshe. Të gjitha ato janë të ndërtuara në të njejtin stil të arkitekturës që njihet edhe me emrin specifik ‘Nakh’.


Për këtë lokacion ekzistojnë edhe shumë mite dhe legjenda – në të kaluarën, besohet se banorët vendas i janë shmangur këtyre varrezave sepse besonin që askush nuk mund të kthehet i gjallë nga to. Kurse sipas një legjendet tjetër, besohet se në shekullin 17 kur këtë rajon e kishte ‘vizituar’ murtaja, banorët për t’u izoluar nga fshati dhe njerëzit e shëndoshë, të prekurit nga murtaja në mënyrë vullnetare ishin vendosur brenda mureve të këtyre kasollave dhe me durim e kishin pritur fatin e tyre. Kur kishin vdekur, trupat e tyre ishin lënë brenda kasolleve.

E ky destinacion ka filluar të jetë shumë tërheqës për turistët nga e gjithë botë, përkundër rrugës së vështirë për të arritur atje.

Në trend Fun

Më shumë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës

Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës

Fun
Del në shitje Mercedesi i Donald Trump, tregtari gjerman po pret “ofertën e duhur” (Foto)

Del në shitje Mercedesi i Donald Trump, tregtari gjerman po pret “ofertën e duhur” (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Shoferi ndal autobusin në mes të qytetit për t’u falur

Shoferi ndal autobusin në mes të qytetit për t’u falur

Kalo në kategori