Sot në gjithë botën kur po shënohet “Dita e sigurisë së ushqimit”, në Kosovë nuk është shënuar asnjë aktivitet për këtë ditë.
Në ditën e sigurisë së ushqimit, qytetarët ankohen se ushqimet që u servohen në supermarkete nuk janë shumë të sigurta. Në anën tjetër, institucionet përgjegjëse për sigurinë e ushqimeve thonë se në vend ushqimet janë të sigurta.
Përveç ankesës se atyre u servohen ushqime jo të sigurta, qytetarët ankohen se nuk e marrin edhe cilësinë krahas çmimit që e paguajnë.
Qytetari Pajazit Tahiri thotë se ushqimet që servohen nga markete nuk janë shumë të sigurta, për çka kërkon kontroll më të madhe nga inspektorët.
“Unë konsideroj që duhet me qenë kujdes më i madh, inspektim i ushqimeve. Ne kemi besim të madh te marketet e tona, prodhuesit, por nuk po dalin ashtu dhe kisha me i lut që të kenë kujdes. Do të thotë shkurt po e them që nuk janë shumë të sigurta”, thotë ai.
Ndryshe, nga Tahiri, qytetarja tjetër Afërdita Qerkini, thotë se ka ushqime të sigurta, ndërsa ushqimet që ofrohen nga bizneset deri diku janë cilësore.
“Ka ushqime të sigurta, s’po di çka po janë të sigurta derisa ushqehemi. Shumica prej neve ushqehemi edhe me ushqime shtëpiake…Jo qind për qind, por përafërsisht janë”, thotë ajo.
E qytetari Riza Syla, ankohet se pemët dhe perimet nuk janë cilësore, ndërsa thotë se çmimet janë shumëfish më të larta sesa cilësia që e marrin.
“Të sigurta asnjë, krejt janë me helm e me stërpikje. E ha një pemë, lezet nuk i di, përpara ka qenë një pemë me e hëngër, shpirtin ta kënaqke, e sot në oborr i kam, por shije nuk kanë”, thotë ai.
Ndërkaq, qytetarja Fatime Tahiri thotë se siguria e ushqimeve është e vogël, duke përmendur se produktet e mishit nuk ruhen në temperatura adekuate.
“Ushqimet në Kosovë ka vende që mbahen siç duhet, për shembull tash në verë shumica e lokaleve nuk posedojnë kondicionerë dhe prishen ushqimet. Këto që janë ëmbëlsira shkrihen pa i dal ende afati. Pastaj, temperaturat janë jo adekuate për ushqimet e mishit”, tha Tahiri.
Kritika për sigurinë e ushqimeve, ka edhe kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Sipas tij, ka shumë artikuj ndaj të cilëve kanë ankesa që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.
Ai tha se nëpër vendet rurale gjërat ushqimore janë edhe më të pasigurta, madje thotë se është shqetësuese.
“Ne kemi sigurime nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, aty në bord të së cilës jam edhe vetë anëtar, se çdo ushqim që importohet në mënyrë të rregullt që kalon nga dogana në mënyrë të rregullt është i sigurt, por ne kur dalim nëpër markete shohim të kundërtën. Kemi shumë artikuj ndaj të cilëve ka ankesa dhe vërejtje. Në Prishtinë dhe në disa markete gjendja është e mirë, por nëse largohemi nga qendra deri te lagjet periferike të qyteteve, në veçanti në pikat furnizuese në viset rurale, gjendja aspak nuk është e mirë, vende-vende është edhe shqetësuese”, tha ai.
Kaçaniku thotë se qytetarët e Kosovës nuk e marrin cilësinë për të cilën paguajnë. Sipas tij, duhet një kontroll më i madh i produkteve që importohen.
“Kemi një disbalancë jashtëzakonisht të madh mes çmimit dhe cilësisë që ofrohet. Si shembull, limoni që shumica e marketeve e ofron si e klasës së parë në të vërtetë është klasa ‘zh’, askush nuk e kontrollon dhe nuk merret me këtë. Ne kur e marrim e shohim që ai limon nuk është për konsum, eventualisht nëse bën për ta shtrydhur sa për një lëng, mirëpo për qëllime të tjera nuk bën. Tjetra që është jashtëzakonisht e rëndësishme, por që përkundër angazhimeve tona si organizatë akoma nuk është marrë parasysh prej askujt, është cilësia e importeve nga disa shtete. Shumica e shteteve prodhojnë atë cilësi sa një shtet i caktuar ka mundësi dhe kapacitete tekniko-laboratorike për ta ekzaminuar, për ta konstatuar cilësinë…Produkti i njëjtë në Kosovë, ani që nuk është cilësia e njëjtë, kushton më shtrenjtë se në shtetin prodhues të BE-së, po them se e kemi sinjalizuar”, tha ai.
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Valdet Gjinovci, tha për KosovaPress se produktet që ata kontrollojnë janë të sigurta dhe plotësojnë kriteret e sigurisë për përdorim.
Ai thotë se janë duke realizuar aktivitete ditore me qëllim të ofrimit të produkteve të sigurta për konsumatorët dhe qytetarët.
“Nga ajo që neve realizojmë, kontrollojmë dhe mbi të gjitha monitorojmë procesin, qoftë procesin e importit, qoftë procesin e prodhimit të produkteve ushqimore të cilat realizohen brenda vendit nga ana e prodhuesve dhe përpunuesve vendor, them me bindje të plotë që produktet të cilat neve i kontrollojnë janë produkte të sigurta dhe plotësojnë kriteret e sigurisë për përdorim. Ne si zyrtarë të institucioneve dhe titullarë të institucioneve, janë pikërisht këto produkte që i konsumojmë në tryezat tona. Kështu që në këtë drejtim Agjencia e Ushqimit është ajo e cila garanton për produktet ushqimore, të cilat prodhohen, përpunohet, por edhe ato të cilat importohen”, tha ai.
Gjinovci bëri të ditur se nga muaji janar deri në fund të muajit maj në pikat kufitare janë realizuar 16.650 kontrolle zyrtare të importit të produkteve me origjinë bimore dhe 3.081 kontrolle apo inspektime te produktet me origjinë shtazore.
Ndërsa, nga janari e deri më tani, AVUK ka larguar rreth 100 mijë kilogramë ushqim nga përdorimi.
“Nga janari deri më tani, rreth 100 mijë kilogram apo edhe litra produkte ushqimore janë larguar nga konsumi dhe nuk janë lejuar për përdorim. Janë këto shifra gjithmonë duke u bazuar nga kontrolli zyrtar dhe të realizuara në terren, por edhe nga bashkëpunimi i konsumatorëve me institucionin tonë në bazë të informimit, të cilat ata i bëjnë”, tha Gjinovci.
AVUK ka rreth 70 inspektorë sanitar, veterinarë dhe fito-sanitarë, e që sipas Gjinovcit nuk është i mjaftueshëm për të bërë kontrollimin në masën që ata dëshirojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025