Qeveria Thaçi, përkatësisht ministrat, pas largimit nuk do të shkojnë drejt nëpër shtëpitë e veta! As në parti! As në burg! Jo more, çfarti, pse me shku në burg! Kush me i dërgu atje! Përse?
I nis me policët tanë dhe përfundojnë bashkë në ndonjë restorant në Batllavë! Nuk hahet buka në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Gërdofc. Mbi 20 gardianë u patën helmu nga ushqimi i prishur! Nuk hanë bukë aty ministrat tanë! Harrojeni! Pastaj, pse me shku veç këta kur krejt po…! Krejt klasa politike! Edhe popullin po e lënë me…! Po e dini!
Do të mbeten bashkë dhe do të funksionojnë si Qeveri, edhe pas rënies! Se, opozita po thotë se kryeministri aktual po shkon. Ku po shkon kryeministri? Kurrkush nuk po e din! Veç me e pyet Ivicën?! Ndoshta di diçka?! Më shpesh po rrinë me Ivicën, sesa me kabinetin e vet! Nga populli i vet tashmë veç Ivica mundet me e shpëtu!
Nejse, fushata pranverore tashmë ka filluar! Nuk e kam fjalën për bujqësinë! As për bagëtinë! E kam për fushatën politike! Kryeministri, në foton e montuar, duket i mbështetur me duar për grilash! Slogani “Hashim ik”, po asocion me thirrjet për ikjen e diktatorëve! Edhe pse këtu më tepër ka kaos, sesa diktaturë! Më tepër ka anarki, sesa rregull burgu!
Kryeministri e kontrollon veç buxhetin, e të tjerat i ka lënë të lira. Duke u sjellë në rreth, njerëzve po u merren mendtë! Të gjithë pak a shumë jetojmë nga buxheti! Nuk është diktaturë, pra! Thjesht e kanë marrë peng, shtetin!
Në rrethana kur populli është konfuz, e mediat janë nën kontroll, me rëndësi është me ndërru temën. Me “sjell e me pështjell”, qysh kish me thanë vet shefi i shefave të shefave!
Në këto rrethana, Che-veria mbahet veç përmes konflikteve! Kryesisht konflikteve të paqena që konceptohen në kabinete. Nga librat shkollorë të sigurisë: “Krijimi dhe menaxhimi i krizave”!
Për shembull, kur dikush do me bisedu për çështje praktike, kryeministri e thërret filan snajperistin virtual dhe i thotë: dil e shaje filanin! Shpikja një behane të madhe dhe konceptoje ashtu që edhe ai vet me dyshu në vetvete! Sa më e madhe rrena, aq më mirë!
Pastaj filani përgjigjet me të njëjtën monedhë! Pastaj, merret urdhri: shaje edhe më rëndë! Me i prekë njerëzit në dinjitet, me diçka! Mjafton të reagojnë ashpër! Të krijohet energjia e konfliktit!
Për shembull, si e keni kuptu nga mediat, ky popull aktualisht s’ka problem ma emergjent se a me ja lëshu (e)zanin më shumë apo më pak! A me i ra kambanës më shumë apo më pak!
Dy reperët kryesorë të politikës (këngëtarë e gazetarë) kanë fillu me repovatë mbi baza fetare. Me u sha, me u ofendu sa më shumë në mes veti! Aq sa tjetri mos me mundë me mbet indiferent. Pastaj vijnë rreshtimet! Për dhe kundër! Cili po merr më shumë llajka e më shumë komente në Facebook! Qe konflikti! Se populli shkrryhet në rrjetet sociale, por me ecë, ecë nëpër tokë!
Kurrkujt nuk po i bie ndërmend me kërku bukë! Me kërku shkolla të sigurta dhe me nivel serioz akademik! Kurrkujt nuk i bie ndërmend me kërku spitale dinjitoze. Kurrkujt nuk po i bie ndërmend me kërku vende pune! Të gjithë e kanë problemin veç me i dalë Zotit, Zot! Se Zoti nuk mundet me mbijetu këtë fushatë, pa u impliku edhe përfituesit e ndryshëm parapolitikë! E besojnë një Krijues universal, por veç atë të tyre! Jo të atyre të tjerëve!
Pra, Qeveria nuk do të shkapërderdhet! Do të vazhdojë të funksionojë si Qeveri në Ekzil! Sikur Qeveria Bukoshi dikur! Do të krijojnë edhe fondin e vet! Fandin 10 për qind! Historia do t’i mbajë mend për këtë përqindje… ! Po e dini përse?! E dini pra, qysh nuk e dini sa keni pagu zakonisht!
Duke qenë se vetë janë historianë, ata vet e kanë kriju edhe historinë! Pak para lufte, pak gjatë dhe e shumta pas lufte! Tash historinë po e shkruajmë online! Lufta po zhvillohet nëpër barrikadat e Mark Zuckerbergut! Pra, do të kemi Qeveri në Online!
Pastaj, kur të bëjnë revolucion në Facebook, kur të arrijnë një milion llajka, do të rikthehen. Do të thonë se tash e kanë legjitimitetin. Do të shpallin të pavlefshëm Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor! Do ta shpallin kryeministrin mbret, sikur Zogu dikur pas një marrëveshjeje të fshehtë me Daçiqin, më falni me Pashiqin. Ndërkohë, ata do të funksionojnë online. Do të jetë Qeveria jonë e parë virtuale.
Edhe populli, falë Zotit, më shumë jeton online se sa offline. Me një supë pule e një kyçje të lirë në rrjet, tanë ditën e lume je “on”! Aty na ka pra, krejt shoku mbret! E këndej le të vijë kush të dojë! Kryeministri e ka ba strategjinë që askush mos me ja kalu me llajka! Profili i tij në Facebook është institucion qeveritarë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Moti për pesë ditët e ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos