Qeveria synon t’i marrë 200 milionë euro të AKP-së – pasi ta shuajë këtë institucion (Video)
Brenda tri vjetëve të ardhshëm qeveria po parasheh t’i marrë 200 milionë euro nga Fondi i Privatizimit.
Një plan të tillë do ta realizojë duke ndryshuar ligjin për AKP-në. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i ka thënë KTV-së se këto fonde janë të parapara me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2016-2018, nga të cilat këtë vit do të harxhohen 70 milionë euro.
Hoti ka bërë të ditur se me ligjin e ri, AKP-ja si agjenci do të mbyllet dhe me çështjet e mbetura do të merret një zyrë që do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit.
Hoti ka thënë se nuk do të preken kursimet e qytetarëve që janë në Fondin e Kursimeve Pensionale.
Sa i përket marrëveshjes së djeshme me FMN-në, ministri i Financave ka thënë se këto para Kosova mund të mos i shfrytëzojë fare, por që është dashur të bëhet për të mundësuar marrjen e kredive nga institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.
Ibrahim Rexhepi nga Instituti Strass e sheh me dyshim funksionimin e një zyre të tillë në kuadër të kryeministrit, ndërkohë që me futjen e vendit në kredi parasheh probleme buxhetore për të ardhmen, transmeton koha.net.
Marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe FMN-së ka bërë që Kosovës t’i hapet drita e gjelbër për të nënshkruar marrëveshjen kreditore me Berzh-in, me të cilin do të përmirësohet infrastruktura hekurudhore nga Hani i Elezit deri në Leshak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar