Deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës pritet të miratojë Projektligjin mbi Investimet Strategjike. Përmes tij, ekzekutivi synon të pengojë trendin rënës të investimeve të huaja dhe të tërheqë sa më shumë investitorë strategjikë në Kosovë. Por njohës të çështjeve ekonomike thonë se ky projektligj nuk është në përputhje me ligjet e BE-së dhe si i tillë, mund të ketë efekte negative.
Me qëllim të tërheqjes së investitorëve të huaj, Qeveria e Kosovës është në proces të hartimit të Projektligjit mbi investimet strategjike. Përmes këtij projektligji parashihen kushte të veçanta, lehtësira dhe përshpejtim i procedurave për investitorët e huaj, thotë për Radio Kosovën Sokol Havolli, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa.
“Natyrisht do të përcaktohen kritere për fusha dhe industri specifike, siç janë kriteret e shumës së përgjithshme të investimeve, numrit të të punësuarve, gjithashtu edhe prurjes së teknologjive të reja, të cilat do të krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë e Kosovës dhe do të ndikonin drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe standardin jetësor”, thotë ai.
Njohës të çështjeve ekonomike thonë se projektligji mbi investimet strategjike mund të ndikojë në pengimin e trendit rënës të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Alban Zogaj nga Instituti “RIINVEST”, thotë se ky projektligj ka përparësitë dhe mangësitë e veta.
“Përparësitë janë që i jep një hapësirë më të madhe qeverisë për të identifikuar investitorët potencialë dhe për të diskutuar me ta direkt, dhe kjo është përparësi pasi mund të diskutojë dhe të tërheqë ndonjë investitorë të madh, por në anën tjetër pengesa mund të jetë që i jep qeverisë një diskrecion të madh dhe atëherë qeveria mund ta ketë lirinë edhe të gabojë në ndonjë situatë ose të ketë konflikt interesi”, thekson Zogaj.
Kurse drejtori i Instituti Gap Agron Demi tha se ky projektligj bie ndesh me disa ligje dhe rregullore në Kosovë, por edhe me parimet e BE-së për prokurim publik dhe rregullat e konkurrencës.
“Ne si shoqëri civile e kemi kundërshtuar procesin dhe mënyrën se si po synohet të miratohet një projektligj i tillë për shkak se qeveria e Kosovës, aktualja dhe ato të kaluarat, nuk kanë dhënë ndonjë shembull se janë të afta dhe kanë synim të drejtë kur është fjala tek dhënia e tenderëve”, thotë Demi.
Havolli thotë se ligje të ngjashme kanë edhe vendet e rajonit, dhe me miratimin e tij, edhe Kosova mund të behet shtet konkurrent në rajon. Ai theksoi se së shpejti projektligji do të dalë në diskutim publik, ndërkaq shfaqi bindjen se qeveria mund ta miratojë atë deri në fund të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite