LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shpenzoi më shumë se të hyrat

Qeveria shpenzoi më shumë se të hyrat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e llogarive Qeveritare të Kosovës 2008 – 2014, ku thuhet se në vitin paraprak qeveria pati të hyra 1,349.5 milionë euro, kurse 1,512.1 milionë euro.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2014 ishin 1,349.5 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie prej 0.5 për qind të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 74 për qind të totalit të të hyrave. Ndërsa, pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave, raporton Telegrafi.

“Në vitin 2014 totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1,512.1 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: pagat dhe mëditjet, me pjesëmarrje 32 për qind; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 27 për qind; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 19 për qind; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12 për qind; ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Telegrafi/