LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ruse ka publikuar shenjat kundër fotografive “selfie”

Qeveria ruse ka publikuar shenjat kundër  fotografive “selfie”

“Селфи” është bërë armiku numër një i rusëve. Në Rusi kanë vdekur qindra të rinj dhe të panumërt janë ata që kanë marrë lëndime trupore duke dashur të bëjnë një “selfie” të mirë.

Për këtë shkak, zyrtarë të sigurisë kanë krijuar shenja të posaçme, që do të vendosen në vende të ndryshme, për të paralajmëruar rrezikun nga “selfie”, transmeton Telegrafi.

Prej fotografimit para trenit në lëvizje, tek kacavjerrka në antenë, apo “selfie” me armë në dorë, janë disa nga shenjat që pritet të ulin aksidentet si pasojë një fotografie të tillë. /Telegrafi/