Ministria e Financave (MF), ka publikuar raportin për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – gusht të këtij viti, ku thuhet se të hyrat e përgjithshme buxhetore janë rritur për 8.2 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të shtyra kryesisht nga të hyrat tatimore.
Sipas Ministrisë së Financave, raporti për përformancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përmban një analizë të shkurtër mbi trendët kryesore në të hyrat dhe shpenzimet buxhetore përgjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.
Qëllimi i këtij raporti, sipas kësaj ministrie është të ofroj informata rreth performancës së të hyrave, përkatësisht ekzekutimit të shpenzimeve në raport me planin buxhetor vjetor si dhe krahasimin me periudhat paraprake.
“Të hyrat nga taksat kufitare përgjatë kësaj periudhe kanë regjistruar 593.7 milionë euro apo 7.9 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Përveç rritjes në vlerë dhe sasi të importit, kësaj rritjeje i ka kontribuuar edhe rritja e normës së akcizës në disa produkte dhe rritja e importit të tyre.Vlen të ceket importi i naftës, si produkti i cili më së shumti ka pësuar rënie në çmim (prej rreth -1 5 për qind në mesatare përgjatë pjesës së parë të vitit 2015, sipas ASK-së) është karakterizuar me rritje në sasi prej 15.9 për qind dhe rritje në vlerë doganore prej 10.1 për qind përgjatë periudhës janar – gusht 2015. Rritje të theksuar në sasi dhe rrjedhimisht në të hyra ka shënuar edhe importi i veturave; më konkretisht, veturat e reja kanë regjistruar rritje prej 173 copë përderisa ato të vjetrat janë rritur për 1,650 copë, rritje që mund t’i ketë kontribuuar vendimi për uljen e normave të akcizës për veturat e vjetra deri në një numër të caktuar vitesh”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
Të hyrat e arkëtuara në vend për këtë periudhë, sipas Ministrisë së Financave, regjistruan rritje prej 9.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, duke arritur vlerën prej 219.6 milionë euro.
“Edhe përkundër faktit që kthimi i borxheve ndaj ATK-së është ngadalësuar, sjellje kjo që mund të jetë ndikuar nga prit jet për fillimin e implementimit të ligjit për faljen e borxheve, ritmi i rritjes së të hyrave vendore ishte i kënaqshëm.Tek të hyrat vetanake të komunave, gjatë muajit gusht rënia ka arritur në 15 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rrjedhimisht, të hyrat totale vetanake të nivelit lokal kanë arritur vlerën prej 34.1 milionë euro apo 46 për qind të planit vjetor për këtë kategori. Të hyrat tjera jo-tatimore në përgjithësi kanë shfaqur realizim të kënaqshëm në raport me parashikimin për këtë periudhë”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, shpenzimet buxhetore kanë regjistruar një rritje prej 4.7 për qind duke arritur 903.7 milionë euro përgjatë periudhës janar-gusht, pra vazhdon të vërehet efekti i plotë i rritjes së pagave, pensioneve, e transfereve tjera të financuara nga shteti në muajin prill të vitit 2014. Në ngadalësimin e rritjes së shpenzimeve ka ndikuar ekzekutimi i ulët i shpenzimeve kapitale dhe kursimet në kategorinë e shpenzimeve në mallra dhe shërbime. Krahasuar me planin vjetor sipas buxhetit të rishikuar, shpenzimet totale u ekzekutuan me normë prej rreth 54 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania