Shumë kompani të cilat kanë marrë punë nga Qeveria e Kosovës janë duke u ankuar se kjo e fundit po i vonon pagesat ndaj tyre. Ata thonë se Qeveria po i ngufatë bizneset me mos pagesat e shërbimeve. Por zyrtarët e Ministrisë së Financave thotë se kanë bërë një program më të mirë i cili do të rritë efikasitetin dhe kontrollin e shpenzimit të parasë publike.
Drejtues të kompanive ankohen për mos pagesë të faturave nga ministritë dhe agjencitë e tjera shtetërore për mallrat dhe shërbimet e marra.
Sipas një punonjësi të një kompanie private i cili deshi të mbetet anonim për shkak të ruajtjes së bashkëpunimit, ministritë nuk po i paguajnë detyrimet që kanë me muaj të tërë, dhe çdo herë ata sipas tij, arsyetohen se vetëm 30 minuta në ditë po ua lirojnë sistemin për pagesa.
“Kjo sipas zyrtarëve po bëhet me qëllim të shkurtimit të shpenzimeve në mënyrë që për opinionin të duket si kursim i buxhetit, por në fakt kjo është një tentim për mashtrim sepse buxheti nuk kursehet duke mos bërë pagesat për mallrat apo shërbimet e marra por duke i shkurtuar ato. Kjo gjendje na ka sjell si kompani, në një situatë shumë të vështirë”, shpjegon ky zyrtarë i një kompanie.
Ai thotë se situata po shkakton probleme edhe tek mbarëvajtja e biznesit për shkak se detyrimet qeveritare janë të mëdha dhe nëse nuk bëhen pagesat në kohë, atëherë vështirë se do të arrijnë tu qëndrojmë karshi edhe furnitorëve.
Ndërkaq zyrtarët e Ministrisë së Financave (MF), kanë pranuar se kanë pasur probleme me sistemin e pagesave.
Muharrem Shahini, drejtor i Zyrës për Komunikim Publik në Ministrinë e Financave, thotë për Telegrafin se problemet kanë ndodhur për shkak të ndërrimit të versionit të programit.
“Duke filluar nga data 02.04.2015 është bërë migrimi i të dhënave nga Versioni 6.4 në versionin e ri 7.0, ku gjatë kësaj periudhe Organizatat Buxhetore nuk kanë pasur qasje në sistem. Migrimi i të dhënave ka përfunduar më datë 07.04.2015. Nga data 07.04.2015 në ora 08:00 sistemi ka qenë funksional dhe të gjithë përdoruesit – Organizatat Buxhetore kanë qasje në sistemin e ri versioni 7.0”, tha ai.
Sipas tij, implementimi i këtij sistemi është një e arritur e madhe dhe do të ndikojë në efikasitetin dhe ngritjen e nivelit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit të shpenzimeve të parasë publike.
“Në këtë sistem është punuar për më shumë se tri vite dhe është i bazuar në teknologjinë më të fundit”, ka thënë Shahini.
Ndryshe premtimi i Qeverisë së Isa Mustafës ka qenë se do të përkrahin fuqizimin e sektorit privat e më ketë edhe të bizneseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri