E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar vendimin për rritjen për 25 për qind të lartësisë së pagesave për çdo familje që merr asistencë sociale në Kosovë dhe vendime të tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Është aprovuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kredia ka vlerën 2.6 milionë euro dhe do të përdoret kryesisht për blerjen e pajisjeve mjekësore.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin lidhur me përfitimet e ish-ministrave dhe ish-zëvendësministrave, pas përfundimit të mandatit. Sipas këtij vendimi, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe drejtori i AKI-së pas përfundimit të mandatit do të marrin për një vit 70 për qind të pagës, ndërsa zëvendësministrat në periudhën prej 6 muajsh pas përfundimit të mandatit, vetëm nëse nuk marrin të ardhura të tjera nga Buxheti i Kosovës.
Kabineti Qeveritar ka miratuar Koncept-dokumentin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive. Po ashtu, u aprovua propozimi që të parashihet autorizimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që periodikisht të shpall amnisti për grumbullimin e armëve.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për lartësinë e pagesës së shumës mujore për ndihmë sociale.
Sipas këtij vendimi, rritja e ndihmës sociale për çdo familje do të jetë 25% e vlerës aktuale të ndihmës sociale dhe do të filloj të zbatohet nga nëntori 2015.
Aktualisht, nga Skema e Ndihmës Sociale përfitojnë rreth 26 mijë familje me rreth 115 mijë anëtarë, të cilat kanë marrë ndihmë sociale në bazë të numrit të anëtarëve në familje nga 40-120 euro. Sipas legjislacionit në fuqi, shuma mujore e ndihmës sociale përcaktohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit, e cila duhet të harmonizohet me indeksin e çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Bazuar në një analizë të lëvizjes së çmimeve të shportës së ushqimit, është vlerësuar dhe propozuar që rritja e ndihmës sociale për çdo familje të jetë 25% e vlerës aktuale të ndihmës sociale dhe të filloj të zbatohet nga nëntori 2015. Me këtë propozim do të rritet vlera e pikës nga 1 pikë = 1.00 euro, në 1 pikë = 1,25 euro, që rezulton se familjet do të përfitojnë ndihmë sociale nga 50-150 euro.
Buxheti për mbulimin e kostos së rritjes së vlerës së ndihmës sociale në vlerë prej 25% është planifikuar edhe në Buxhetin për vitin 2016.
Rritja e vlerës së ndihmës sociale, përveç që do të ndikojë në rritjen e mirëqenies së këtyre familjeve, do të ndikojë edhe në zvogëlimin e shkallës së varfërisë, sidomos asaj ekstreme.
Kryeministri Isa Mustafa, tha se propozimi është shumë i qëlluar, meqenëse edhe mjetet janë siguruar.
Ministri i Administratës Publike ka njoftuar kabinetin qeveritar për Konferencën e Shkollës Regjionale për Administratë Publike në Malin e Zi, ku Kosova është anëtare në cilësinë e vëzhguesit dhe në të ardhmen pretendon të bëhet anëtare me të drejta të plota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe