Qeveria e Kosovës, sivjet ka arkëtuar më pak para përmes emetimit të letrave me vlerë. Banka Qendrore e Kosovës (BQK), njofton se gjatë periudhës janar-mars 2015, shuma e letrave me vlerë të emetuara të Qeverisë së Kosovë arriti në 100 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 116.4 milionë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo rënie sipas raportit të BQK-së, është ndikua prej ofertës së zvogëluar nga Qeveria e Kosovës, e cila zvogëloi shumën e letrave me vlerë të emetuara, më konkretisht ato me maturim prej 91 dhe 182 ditësh.
“Deri në mars 2015, kalendari i publikuar për letra me vlerë ka pasur gjithsej 5 ankande. Prej të cilave, 1 me afat maturimi 91 ditë, 1 me afat maturimi 182 ditë, 2 me afat maturimi 364 ditë, si dhe 1 ankand me afat maturimi dy vjeçar. Krahasuar me vitet e kaluara, kemi një orientim më të madh drejtë emetimit të letrave me vlerë me afat më të gjatë maturimi. Kjo zhvendosje, u ndikua nga ana e ofertës dhe normave të interesit më të larta në instrumentet afatgjata”, thuhet në raportin e BQK-së.
Që nga fillimi i emetimit të letrave me vlerë në vitin 2012, shuma e ofertuar vazhdimisht ka tejkaluar shumën e shpallur në ankande prej Departamentit të Thesarit në kuadër të Ministrisë së Financave.
“Në mars 2015, raporti në mes të shumës së ofertuar dhe asaj të shpallur në ankande ishte 1.9 herë më i lartë që është raport i ngjashëm në mars 2014. Rritja e përshpejtuar e kreditimit bankar gjatë tremujorit të parë 2015 si dhe ngadalësimi i rritjes së depozitave mund të kenë ndikuar që kërkesa për letra me vlerë nga bankat të mos shënojë rritje të mëtutjeshme. Ndikim të ngjashëm mund të ketë pasur edhe zhvendosja e një pjese të konsiderueshme të mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës nga BQK-ja në sektorin e jashtëm”, thuhet në raportin BQK-së, raporton ORAinfo.
Norma mesatare e interesit në letrat me vlerë në periudhën janar-mars 2015 ishte më e lartë për 1.8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ku ishte 1.2 për qind.
Zhvendosja e emetimit të letrave drejt atyre me maturim afatgjatë ka ndikuar që norma mesatare e interesit gjatë kësaj periudhe të jetë më e lartë krahasuar me periudhën paraprake. /ORAinfo/ /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania