Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukaj, nënshkruan sot Marrëveshjen për Ri-Programimin e Kredive të KEK-ut.
Bëhet fjalë për gjashtë marrëveshjet financiare për kredi të nënshkruara gjatë viteve 2008-2010 nga Ministria e Financave dhe KEK-u në vlerën prej 229,152,550 euro, të cilat kishin për qëllim investimet në hapjen dhe operimin e minierës Jug Perëndimore të Sibovcit si dhe në Rehabilitimin e Termocentraleve Kosova A dhe B.
KEK-u në emër të këtyre marrëveshjeve ka tërhequr nga Buxheti i Republikës së Kosovës deri në fund të vitit 2012 ka investuar afro 192.5 milionë euro.
Në një komunikatë për media thuhet se ministri Avdullah Hoti pas nënshkrimit të Marrëveshjes theksoi se Qeveria e Kosovës më 24 mars ka marr vendim për ri-programimin e Marrëveshjeve Financiare më KEK-un duke marrë parasysh pamundësinë financiare të kthimit të kredive nga ana e KEK-ut si dhe kërkesat e vazhdueshme të KEK-ut në Ministrinë e Financave për shtyrje të afatit për fillimin e kthimit të kësteve edhe ri-programimin e marrëveshjeve financiare me kushte financiare kreditore të cilat do reflektonin kushtet aktuale të tregut.
“Ri-programimi në këtë rast nënkupton, konsolidimin sipas llojit të investimit të gjashtë marrëveshjeve në dy (Miniera dhe Gjenerim), interesin e akumuluar deri me tani faljen e ndëshkimeve si dhe shuma e kryegjësë në vlerë prej afro 192.5 milionë euro të ri-programohet kthimi i tij me kushte të reja financiare -kryesisht kushte të favorshme si dhe 40 milionë euro ndëshkime të falura në mënyrë që kjo të mos ketë ndikim direkt në rritjen e tarifave të energjisë tek konsumatori final ”, ka shtruar ministri Hoti.
Ndërsa, drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj duke falënderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin qe ka marre për ri-programimin e Marrëveshjeve Financiare më KEK-un shtoi se kjo e ka bërë më të lehtë kthimin e kredive.
“Ne kemi kërkuar disa herë nga Ministria e Financave shtyrjen e afateve për fillimin e kthimit të kësteve sepse nuk kemi pasur mundësi financiare, si dhe kemi kërkuar që këto marrëveshje të riprogramohen në mënyrë që ta kemi më të lehtë kthimin e kredive ndaj Qeverisë së Kosovës. Kjo u bë realitet sot dhe është një ndihmë shumë madhe që kjo Qeveri po i ofron kësaj Korporate”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar