Qeveria flen dathë!
Qeveria e Kosovës flen dathë. Slogani i dikurshëm i shoqërisë civile “flej dathë” me gjasë është keqkuptuar nga qeveritarët e këtij vendi. Puna e tyre kryhet kur kryhen edhe lajmet qendrore në 3-4 televizionet nacionale. Ndërkohë KFOR-i dhe EULEX-i po merren me politikë. Negociojnë me të dyja palët. Mbase në këto rrethana nga qeveritarët pritej e kundërta. Të flenë fare pak derisa të gjejnë modusin politik, i cili qytetarët tanë serbë në veri do t’i kthente në jetën normale. Por politika nuk duket se ka vizion. Ajo që po duket, tepër madje është arroganca. Sidomos retorike. Jo vetëm ndaj minoriteteve. Ndërkohë që edhe në pjesën tjetër të vendit pakë kush fle dathë, me përjashtim të atyre që nuk kanë çka të mbathin.
Në parim, pritet nga qeveritarët që me punën e tyre të krijojnë kushte që qytetarët të flejnë dathë. E si mund të flejnë dathë qytetarët kur në një hapësirë kaq të vogël edhe dymbëdhjetë vjet pas lufte parakalojnë ushtritë e gjysmës së botës të shtrënguar sikur për luftë. Ndërkohë që në barrikada në veri “flejnë” mbathë edhe fëmijë, edhe gra edhe paramilitarë bashkë.
Politika nuk arriti të ndajë qytetarët, grate dhe fëmijtë nga paramilitarët, apo kriminelët. Qeveritarët tanë me deklarata të serta përpiqen të “ndërsejnë” ushtarakët që këtë çështje t’a trajtojnë ushtarakisht. Në mungesë të konsesnusit europian për një aksion më të vendosur, ushtarët e KFOR-it negociojnë pak a shumë çështje politike. Edhe pse kjo mohohet kategorikisht. Qytetarët duke i pare se si nga tankset hidhet sprej mbi protestuesit, komentojnë se KFOR-i po u qet “dezodorans”. Humor i zi.
Në anën tjetër, sloganet e internacionales antifashiste , “NO PASSARAN” në çirilicë, “stolisin” barrikadat ku qytetarët serbë këtij vendi po e zhvillojnë “betejën e tyre të Kosovës” në mungesë të një alternative tjetër qytetare.
A janë serbët e veriut, qytetarë të Kosovës?
Ndërkohë që nga arka e shtetit serb paguhen me meditje për qëndrim në barrikada qeveritarët serb përpiqen të jenë të matur në deklarata. Përpiqen të jenë evropian. Sepse krahu evropian në skenën politike serbe nuk duket të jetë krahu më i forte. Situatën në teren si duket me ose pa aprovimin e heshtur të qeveritarëve serbë, po e kontrollon opozita nacionaliste serbe. Në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, të cilat nuk janë larg, votimi do të bëhet në mes proeuropianve dhe nacionalistëve prorusë të cilët si duket ende e dominojnë jetën shoqërore, politike dhe të sigurisë në Serbi.
Kreu i qeverisë me qëndrimin serioz dhe të ngurtë sikur dëshiron të lë të kuptohet se ai është zoti i punës. Sikur ai i komandon edhe strukturat ndërkombëtare. Ndërkombëtarët të kapur pas protokolli heshtin dhe përpiqen të shpëtojnë situatën për aq sa është e mundur. Ajo që e demanton “shefin” si zakonisht është situata në teren. Dhe kur e shikon realisht situatën e kupton që shefi nuk kontrollon asgjë. Madje as qeverinë e vet ku secili jep deklarime ma konfuze se tjetri.
Aksione të tipit “hajde shkojmë të vjedhim kallamoqa” shpallen për kulmin e strategjisë ushtarake-policore. Policët të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë aksion edhe sot e kësaj dite janë tepër konfuz se ku kanë qenë, çfarë kanë bërë apo pse? Kur dëgjojnë të flitet këtë në media ulin kokën dhe nuk preferojnë të flasin.
Ndërkohë KFOR-i dhe EULEX-i merren me negociata dhe me politikë. Edhe pse sipas parimit armata dhe organet e ndjekjes nuk do të duhej të merreshin me politikë. Por si të ikësh nga kjo kur përgjegjësia për sigurinë është në duar të tyre. Kjo është patatja e nxehtë.
“Spo kem çka me ba” – thonë ministrat në biseda private, ndërkohë që në publikë japin deklarata të serta. Mungojnë vetëm të sharat me nënë. Por, vetëm një ditë ose dy më vonë pasi kanë vizituar këtë apo atë ambasadë, japin deklarata krejt të kundërta. Ministrat ngjajnë me kandidatë nga autoshkollat e shumta private të cilët sillen nga disa here në rrethrrotullimet e reja, për të ardhur sërish në të njëjtin vend. Këto rrethrrotullime përndryshe janë krenaria jonë qeveritare. U kënaqëm duke u sjellë në rreth. Kjo shitet si kulmi i politikës.
Ministri i brendshëm vetëm dy ditë pas aksionit të famshëm do të deklaronte se forcat speciale po tërhiqen pasi e përmbushën misionin, duke vënë situatën nën kontroll. Kështu po fliste ai me 27 korrik 2011. Disa ditë më vonë, do të deklaron se serbët e veriut duhet t’i qetësojë Serbia, se kjo është përgjegjësi e saj. E pse një shtet fqinjë duhet të rehatojë qytetarët e një vendi fqinjë, këtë me siguri as ministri më pehlivan vështirë se mundet ta shpjegojë.
Natyrisht, aksioni ishte i suksesshëm. Ai që thotë ndryshe është tradhtarë. Mos të ju mashtrojë situate aktuale në veri. Në fund të fundit me këndë jeni ju? Me ne apo me ata?
Qeveria fle, e hasmi nuk fle – paska thënë i moçmi dikur. Apo ishte ndryshe?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi