Propozim ligji për energjetikë parasheh shpenzim të ri për amvisëritë që janë të kyçura në sistemin për nxehje qendrore, pohon Konstantin Dimitrov, një nga përpiluesit e ligjit të ri për energjetikë. Sipas planit, qytetarët do të duhet të blejnë matës të cilët do të vendosen në radiatorët për ta matur se sa energji për nxehje harxhohet dhe në këtë mënyrë do të formohet fatura mujore, thotë eksperti nga sfera e energjetikës.
Dimitrov thotë se goditje më të madhe financiare do të përjetojnë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të cilët mezi e kalojnë muajin. Tani hapet pyetja se pse, ministrat qeveritar nuk e kanë publikuar këtë shpenzim të cilin kanë për qëllim t′ia imponojnë qytetarëve.
“Të gjithë shfrytëzuesit duhet të vendosin matës për harxhimin e energjisë për nxehje, ndërsa tek energjia elektrike dhe gazi, vendosja e matësve është harxhim i furnizuesit – operatorit. Këtu thuhet se këtë shpenzim duhet ta mbulojnë qytetarët. Ky shpenzim paraqet ngarkim të madh, të mundet secili në shtëpi të shoh se sa radiatorë ka, përafërsisht nga 50 euro për secilin radiatorë dhe ky investimi shtesë kap shifrën prej 200 deri më 300 euro për çdo amvisëri”, tha Konstandin Dimitrov, njofton TV21.
Vetëm në Maqedoni është e mundur që vite me radhë të paguhet për diçka që nuk shfrytëzohet. Një problem të tillë ka Aco Anastasovski nga lagja e Shkupit, Novo Lisiçe. Ai është një nga shumë qytetarë që po përballet me problemin e quajtur – nxehje qendrore. Në vitin 2008 ai hoqi dorë nga nxehja qendrore dhe vendosi që më të mos jetë më pjesë e sistemit për nxehje qendrore. Si arsye ai përmendi nxehjen e dobët që e ka pasur në shtëpi si dhe faturat e larta. Katër vite nuk ka pasur asnjë problem për shkak se ka instaluar sistem personal për nxehje i cili ka qenë më i lirë dhe më praktik. Por, pasi që në skenë u paraqit kompania e re BEG, me kontratë, siç thotë, Komisioni rregullator ka sjellë vendim që edhe personat e shkyçur të paguajnë kompensim fiks për nxehjen që e fitojnë fqinjët e tyre.
“Në vitin 2012 zgjidhje solomune gjetën me atë që shtojnë akte nënligjore me vendim të Komisionit rregullator, që të shkyçurit të kthehen në sistem ose të paguajnë një pjesë të paramenduar fikse. Edhe sot ne po zvarritemi nëpër gjykata, ja ky është viti i 5 që po na gjykojnë, na kanë dhënë nëpër noter dhe përmbarues. Pjesën fikse që duhet ta paguajmë ndonjëherë është 1200 denarë, ndonjëherë 900 apo 800 denarë. Nuk kemi fituar asgjë. Gypat janë 10 metra nga banesa ime”, tha Anastasovski.
Kërkuam shpjegim nga qeveria, pse në nuk i kanë shpalosur këto shpenzime për shfrytëzuesit e nxehjes qendrore dhe pse në ligjin për energjetikë nuk është zgjedhur çështja e amvisërive të shkyçura nga sistemi për nxehje qendrore, mirëpo përgjigje nuk morëm. Përndryshe, një grup qytetarësh tashmë disa vite çdo të shtune protestojnë para Komisionit Rregullator për energjetikë kanë kërkuar që të zgjidhet problemi i tyre me këtë propozim ligj. Sipas informacioneve të tyre rreth 15 mijë amvisëri paguajnë kompensim paushall edhe pse nuk përdorin nxehje qendrore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij