Qeveria duhet ta ketë në agjendë ligjin për statusin e verbërisë
Personat e verbër në Republikën e Kosovës nuk kanë mbrojtje ligjore, këtë mbrojtje duhet ta sigurojë qeveria sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse në të kundërtën gjendja e kësaj kategorie të personave të shoqërisë tonë do të përkeqësohet edhe më shumë
Shoqëria kosovare në mesin e shumë problemeve që ka, ka edhe një problem mjaft të ndjeshëm, çështjen e personave të verbër të cilët janë lënë anash nga ana e institucioneve qeveritare të Republikës së Kosovës, ku kjo kategori e këtyre personave është lënë anash tërësisht sa i përket mbrojtjes ligjore të tyre, fare nuk ka ligj që rregullon statusin e tyre dhe që garanton dhe mbron të drejtat themelore të tyre. Personat e verbër bëjnë pjesë në grupin e personave me nevojë, ndaj të cilëve duhet pasur një përkujdesje shtetërore, sepse kjo përkujdesje është edhe obligim kushtetues dhe ligjor, të cilin obligim duhet ta kryejnë institucionet përkatëse dhe kompetente për këtë çështje. Obligimi është pra ndërmarrja sa më shpejtë që të jetë e mundur e iniciativës legjislative për statusin e verbërisë nga ana e Ministrisë së punës dhe mirëqenies socioale.
Personat e verbër sikurse të gjithë qytetarët e tjerë kanë të drejtë që t’i gëzojnë të drejtat e tyre themelore që u garantojnë aktet ndërkombëtare dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ku këta persona duhet që patjetër të mbrohen me ligj të veçantë, i cili ligj duhet të quhet “Ligji mbi statusin e verbërisë”, sepse në këtë mënyrë ata do të bëhen të barabartë me të gjithë pjesëtarët tjerë të shoqërisë. Një shoqëri dhe qeveri që pretendon të jetë demokratike dhe të ndërtojë shtet ligjor, duhet të punojë edhe për çështjet e personave me nevoja të veçanta, në këtë rast edhe për të verbrit, ku tanimë këtë punë duhet filluar me seriozitet më të lartë dhe nuk duhet të ketë asnjë justifikim për mosfutjen në agjendën legjislative të vitit 2010 “Ligjin mbi statusin e verbërisë”, kështu që deri në fund të vitit 2010 personat e verbër të kenë ligjin i cili do të garanton dhe mbron të drejtat e tyre themelore.
Për ta kryer këtë obligim kushtetues qeveria e Republikës së Kosovës ka dy mundësi, së pari; iniciativën legjislative duhet ta marrë Ministria e punës dhe e mirëqenies sociale e cila është kompetente për këtë çështje dhe së dyti; vetë Zyra e Kryeministrit ta bëjë këtë propozim për projektligjin mbi statusin e verbërisë, në këtë mënyrë përmes kësaj rruge Qeveria ka mundësi ta ndërmarrë këtë hap shumë të rëndësishëm dhe ta rregullojë me ligj këtë çështje.
Po ashtu edhe Shoqata e të verbërve dhe me të pamë të dobësuar e Republikës së Kosovës (SHVPDK) duhet që t’i propozojë qeverisë një projekt marrëveshje, e cila duhet të ketë për qëllim futjen sa më të shpejtë në agjendën legjislative të qeverisë për 2010-ën “Ligjin mbi statusin e verbërisë”, kjo do të duhej të jetë si një nga opsionet e mundshme, sepse pritja e ndërmarrjes së iniciativës nga ana e MPMS-ës, ka gjasa të dështojë prapë, për ndonjë arsye, si p.sh. agjenda e ngarkuar me “prioritete të tjera për vitin 2010”.
Nxjerrja e ligjit mbi statusin e verbërisë është një hap shumë i rëndësishëm nga ana e institucioneve shtetërore, sepse përmbushet edhe një obligim kushtetues, por edhe mbyllet një vakum ligjor në sistemin juridik të vendit tonë, ku po ashtu po që se e shikojmë nga këndi i integrimeve në BE, institucionet prapë shënojnë një hap shumë të rëndësishëm, sepse nxjerrja dhe zbatimi i legjislacionit për çështjen e personave me nevojë të veçantë është një nga kushtet bazë për integrim në BE.
Shikuar në krahasim me shtetet tjera të rajonit, lidhur me përkujdesin e tyre që bëjnë për personat e verbër, të gjitha e kenë kryer obligimin e tyre kushtetues dhe kanë futë nën mbrojtje ligjore personat e verbër, i vetmi shtet jemi ne që ende nuk po e kryejmë këtë obligim. Shqipëria e ka nxjerrë këtë ligj në vitin 1996 dhe ky ligj sipas hulumtimeve që kam bërë zbatohet në masë të lartë dhe përmes këtij ligji rregullohen çështjet fundamentale dhe garantohen e mbrohen të drejtat themelore të personave të verbër dhe në nivel të lartë është zbutur gjendja e tyre shpirtërore dhe sociale dhe jeta e tyre është bërë më e rehatshme.
Me këtë ligj duhet të zgjidhen nje mori çështjesh dhe të garantohen dhe mbrohen disa të drejta themelore dhe në përgjithësi të përkufizohet saktë statusi i tyre ligjor dhe shoqërorë. Ligji mbi statusin e verbërisë duhet të garantojë: të drejtën e shkollimit, prej atij fillorë deri tek ai pasuniversitarë, të cilin obligim duhet ta bartë shteti, të gëzojnë mbrojtje dhe përkujdesje shëndetësore, të garantohet nga shteti, të jenë të liruar nga taksat dhe tatimet, me përjashtim të atyre që kanë mundësi të punojnë, personat e verbër që punojnë të kenë kushtet e përshtatshme dhe të drejta të barabarta në punë, të gëzojnë barabarësi në qasje sa i përket çështjeve publike, të kenë të drejtën e rregulluar me ligj, ku kan mundësi të gëzojnë shoqëruesin e tyre ata që kanë verbëri në përqindje të lartë, e çështje tjera.
Tani është momenti i fundit për qeverinë që të përkujdeset për këtë kategori personash dhe të fillojë menjëherë ta futë në agjendën e saj legjislative të 2010, “Ligjin mbi statusin e verbërisë”, sepse ka arsye shumë të fuqishme, por nëse prapë edhe kësaj here nuk do e bëjë një veprim të tillë, për çfarëdo arsye qoftë ajo, atëherë i mbete obligim SHVPDK-ës në bashkëpunim me OJQ “Lobimi për ligjin dhe demokracinë” ose në përgjithësi me shoqërinë civile, të sigurojë donacione dhe të angazhoje ekspert ligjor për ta hartuar projektligjin mbi statusin e verbërisë dhe kështu ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese per të ndërmarrë iniciativë legjislative duke grumbulluar 10.000 nënshkrime të qytetarëve dhe ta procedojë në Kuvend këtë projektligj, ku në këtë mënyrë do e bartë obligimin kushtetues në një institucion më direkt dhe më kompetent siç është Kuvendi. Në këtë mënyrë po që se Kuvendi tregon një vullnet dhe seriozitet të lartë për ta proceduar me tutje këtë kërkesë për projektligjin mbi statusin e verbërisë që do të vijë nga shoqëria civile, atëherë ka gjasa që komuniteti i të verbërve të Republikës së Kosovës që ka dikund rreth 5.000 persona të futet nën mbrojtjen e ligjit deri në fund të viti 2010. Në të kundërtën po që se edhe kjo nuk behet as nga ana e Kuvendit, atëherë edhe me shumë do të përkeqësohet gjendja e kësaj kategorie të shoqërisë tonë.
(Autori, mr.sc. Flamur Hyseni është asistent në Fakultetin Juridik të UP-ës, dhe bashkëthemelues i OJQ “Lobimi për ligjin dhe demokracinë”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re