LAJMI I FUNDIT:

Qeveria aprovon raportin nëntëmujor të buxhetit

Qeveria aprovon raportin nëntëmujor të buxhetit

E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka shqyrtuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit për vitin 2014, dhe ka miratuar vendime tjera të përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit për vitin 2014, të cilin e ka përgatitur dhe prezantuar Ministria e Financave.

Sipas këtij raporti, pasqyra e pranimeve dhe pagesave në para të gatshme për buxhetin e Kosovës për periudhën Janar – 30 shtator 2014 është 1, 059 390 000 euro (një miliardë e pesëdhjetë e nëntë milion e treqind e nëntëdhjetë mijë), ndërsa pagesat janë 1, 009 880 000 (një miliardë e nëntë milionë e tetëqind e tetëdhjetë mijë euro).


Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në vazhdim të mbledhjes, Qeveria ka miratuar vendimin për transferin–rregullimin e brendshëm të ndarjeve buxhetore brenda Ministrisë së Financave, në shumë prej 1,521,612 euro.

“Këto mjete transferohen në Programin e Bashkëfinancimit me IPA, në Programin Administrata Tatimore e Kosovës, në Programin Administrata Qendrore dhe në Programin e Thesarit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për shpërndarjen e kontigjencës për paga në organizata buxhetore, në pajtim me Ligjin për Buxhetin për vitin 2014.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar në parim nisma për lidhjen e Marrëveshjes Korrnizë me Komisionin Evropian për zbatimin e asistencës financiare në kuadër të instrumentit të asistencës së para-antarësimit (IPA II). Gjithashtu është miratuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e komisionit për licencimin e mallrave dhe shërbimeve strategjike. Në këtë komision në vend të z.Izer Arifi emërohet znj.Zana Kotorri dhe në vend të z. Behram Mazreku emërohet z. Arton Muçaj”, shtohet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori