LAJMI I FUNDIT:

Qesharake: Këto 30 sfida i kuptojnë vetëm ata që kanë marrë pjesë në ndonjë festival

Qesharake: Këto 30 sfida i kuptojnë vetëm ata që kanë marrë pjesë në ndonjë festival

Askush nuk e harron përvojën e parë në një festival. Festivalet i kanë edhe problemet e shumta, por kjo nuk na ndalon të marrim pjesë.

Telegrafi ju sjell 30 gjërat, me të cilat përballet secili pjesëmarrës në festival:

1. Mbërritja

Trafiku është i ngjeshur dhe ju jeni të lodhur nga udhëtimi i gjatë. Duke pritur në radhë, bëheni nervoz me torbën gjigante që e ka dikush para teje, por mos harro se edhe ju e keni një të tillë e cila po i pengon dikujt prapa.


2. Të gjeni vendin për të vënë tendën

Të gjitha vendet janë zënë. Të vetmet hapësira të lira janë afër derës apo tek tualeti. Është një tek koshi i mbeturinave, por as aty nuk ju pëlqen. S’keni çfarë bëni. Thjeshtë hapeni dhe hyni brenda.

3. Shiu

Në jetë, tri gjëra janë të pashmangshme: Vdekja, taksat dhe shiu në festivale. Sigurohuni të keni çizme, xhaketë që ju mbron nga shiu dhe durim të madh.

4. Dielli

Lutjet tona janë që të dal Dielli, por kur kjo ndodhë, trupat tanë nuk e durojnë të nxehtin. Djersitemi, digjemi, kërkojmë hije, na bëhen sytë me pluhur dhe nisim të mbajmë erë.

5. Pritja në radhë për pije

Së paku 50 për qind të kohës e shpenzojmë duke shikuar pjesën e pasme të kokës së dikujt, që pret për të blerë pije. Bëni kujdes që të silleni mirë me banakierin, sepse më në fund po e shihni dikë përballë. Ku i dihet, mbase mund të ju ndihmojë herën tjetër që të merrni pijen më herrët.

6. Mbajtja e shumë pijeve në dorë

Jeni sakrifikuar për shoqëri, që të shkoni për t’i marrë secilit pijen që dëshiron. Pasi jeni kthyer nga banaku, ju duhet të mbani pijet dhe të bëni kujdes së mos e shkelni dikë apo rrëzoheni. Kur të shkoni tek vendi ku ishit, miqtë tuaj janë diku tjetër.

7. Birra e nxehtë

Tashmë jeni në festival dhe birra nuk është ashtu siç e pini në shtëpi apo në kafenenë që e frekuentoni. Ju duket aq e nxehtë, sa që mendoni ta hidhni për t’i larë këmbët.

8. I humbni miqtë

Ju rrethojnë qindra vetë, por ju jeni vetëm. Miqtë me të cilët keni ardhur, janë zhdukur. Te gjithë i njihni tashmë, por askënd nuk mund të pyesni nëse i kanë parë miqtë e tu.

9. Takoheni me miq të vjetër

Papritmas para jush shfaqet një mik, që nuk e keni parë nga shkolla fillore. Pasi flisni pak për festivalin dhe të rejat e fundit, i ktheheni kohës kur jeni shoqëruar dhe kujtoni se si ka qenë.

10. Tualetet

Merrni letra higjienike me vete e kujdes mos të uleni apo të ngujoheni brenda. Gjithashtu, lutuni të mos sëmureni në çfarëdo forme derisa të përfundojë festivali.

11. Lagia e vetës pa dashje

Qoftë nga ndonjë e qeshur gjatë natës apo trauma që keni marrë nga tualeti, ju mund të lageni në çdo çast. Mundësitë që të kryeni urinën me rroba veshur janë më të mëdha se kur keni qenë fëmijë. Për çdo rast, palosni një palë pantallona rezervë.

12. Ju shpenzohet bateria e telefonit

Papritmas ju keni mbetur pa bateri. Tash e fajësoni vetën pse i bëtë gjithë ato fotografi dhe lexuat komente të panevojshme për orë të tëra.

13. …pastaj e humbi telefonin…

Ruajeni qetësinë, se nuk keni çfarë bëni. Mos e fajësoni askënd – jeni i pari që e ka fajin.

14. … pastaj e humbi mendjen

Askush nuk mund të mbijetojë me kaq pak orë gjumë dhe zhurmë, e tash edhe pa telefon. Mundësitë janë të mëdha që ju të “çmendeni”, por mbahuni.

15. Takoheni me ndonjë koleg

Të takosh një koleg në festival, është sikur të jeni me të dashur dhe të takoni gjyshen. Vraponi shpejtë në anën tjetër.

16. Përleshjet për zgjedhjen e koncerteve

Ju dëshironi të jeni tek njëra skenë, por i dashuri yt insiston të jeni tek tjetra. Aty fillojnë mos-përmbajtjet se cili më shumë ia ka bërë qefin tjetrit gjatë këtyre ditëve.

17. Ju përfshinë turma e njerëzve duke vallëzuar

Jeni duke u kthyer nga bari ku i keni marrë gjashtë pijet e preferuara të miqve dhe DJ e lëshon këngën “Jump” apo këngëtari kërkon “gjithë duart lart”. Në atë moment ju jeni i tëri në lëng dhe mundoheni të lëvizni këmbët në drejtim të kundërt.

18. Gjetja e tendës pasi është kryer koncerti

Jeni i tëri i trullosur, këmbët mezi po ju mbajnë dhe pamja juaj është dobësuar. Ku është tenda? Kujtohuni pak.

19. Tenda e lagur vs. tenda e nxehtë

Një gjë është e sigurt: ju do të notoni në ujin e shiut që ju ka hyrë në tendë, apo do të notoni në djersën tuaj.

20. Larja e dhëmbëve

Më nuk e ndjeni gojën tuaj. Megjithëse i lani dhëmbët, sërish goja juaj nuk duket njëjtë si më parë.

21. Etja e tmerrshme në mes të natës

A është më mirë gota gjysmë e mbushur apo gota me gjysmë vodka?! Duhet të vendosni mirë para se të pini.

22. Ju mbani erë si këlysh i dekompozuar

Për fat të mirë, të gjithë kanë erë të njëjtë.

23. Ju edhe dukeni si këlysh i dekompozuar

Festivalit po i vjen fundi. Ju i keni larë flokët me një shampo të çuditshme dhe me shumë pak ujë. Mos u brengosni, se të gjithë jemi dukur kësisoj.

24. Nuk keni fjetur që nga pardje

Ju po i flisni pemëve dhe po i përqafoni njerëzit e panjohur. Ngadalë, njerëzit e panjohur qenkan pemë. Tash e kuptoni se duhet të shkoni në shtëpi.

25. Përgatitja e rrobave në mëngjes

Merrni një tabletë për dhimbje koke, sigurohuni që i keni futur të gjitha gjërat në valixhe dhe nisuni.

26. Gjetja e veturës

Shkaku i tollovisë, ju e keni lënë veturën më larg. Tash bëheni nervoz se është tollovi e madhe, e ju nuk po arrini të gjeni veturën.

27. Vozitja për në shtëpi

Qetësi. Rënkim. Ndaleni në pompë benzine për të blerë diçka, që do të ju largoi dëshpërimin. Dilni duarthatë. Qetësi. Rënkim. Lëshoni radion.

28. Rraskapitje totale

Jeni i thyer dhe i dërmuar. Nuk mund t’i bëni ballë asgjëje. Urojmë të keni marrë edhe një ditë të lirë nga puna. Apo tërë javën – nuk do të ishte keq.

29. Keni kërkesa për miqësi në Facebook

Disa njerëz me të cilët nuk keni folur kurë, por gjithsesi i keni parë, do të kërkojnë të bëheni miq në Facebook. Ku ma mësuan emrin?

30. Dëshira e flaktë për të bërë gjithçka nga fillimi

Sërish mblidhni miqtë dhe bisedoi për edicionin e radhës të festivalit. Para se të vendosni mirë, ju vetëm se keni blerë biletat për vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Interesante
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare

Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare

Interesante
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fun
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Kalo në kategori